Kosova në KE, fitore që ka vetëm një çmim, shtet i barabartë i pavarur dhe sovran sikur të gjitha shtetet tjera

Kosova në KE, fitore që ka vetëm një çmim, shtet i barabartë i pavarur dhe sovran sikur të gjitha shtetet tjera
Kosova në KE, fitore që ka vetëm një çmim, shtet i barabartë i pavarur dhe sovran sikur të gjitha shtetet tjera

Arsim Aziri

  • 28 March 2024 - 19:15

Shkruan: ANALISTI-Arsim Aziri

Nga ky zhvillim konsideroj se janë vendosur bazat e drejta dhe humane për trajtimin e shtetit tonë në mënyrë të barabartë sikur siç e gëzojnë shtetet tjera, më një fjalë, dita e djeshme shënon unikalitet dhe ekuivalencë sa i përket barazisë si koncepte dhe vlerë fondamentale për shoqërinë e përparuar . Dhe natyrisht pjese e meritës për avancimin e shtetit tonë, i shkon kësaj qeverie, e cila suksesshëm po del të jetë në proceset e nisura tashmë e 3 vite më parë.

 

Natyrisht se dita e 27 marsit 2024, shënoj një moment përmbajtjesor do ta quaja sa i përket avancimit të subjektivitetit të shtetit tonë. Kosova, dje në një atmosferë shpresëdhënëse kaloj më sukses kisha me thënë kushtin e parë drejt rrugës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, një proces i tillë i cili do të finalizohet muajve të ardhshme, përkatësisht muajt prill apo maj. Ky konsiderohet një hap mjaft i rëndësishëm për republikën tonë, e cila përveç se vendosë në agjendë të përhershme barazinë me shtetet tjera demokratike dhe të gatshme për të dhënë stabilitet nëpër shoqëritë në përparim e sipër, ky hap shënon edhe avancimin e shtetit tonë drejt organizatës më të madhe politikoushtarake, NATO-s. Me këto kushte, pra duke u rritur gjiri i saj kundrejt një botë mjaft të presupozuar sa i përket konflikteve tjera potenciale, normalisht të shtyra prej vendeve të destruktive, si Rusia po ashtu edhe Serbia, do të garantohet një situatë më e qëndrueshme dhe stabile për shtetet demokratike. Mbledhja e djeshme e Komitetit për Politikë dhe Demokraci e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe votimi për shtetin tonë paraqesin esencialisht një momentum tejet jetik, që do të theksoja ekuivalent me shpalljen e pavarësisë së shtetit tonë sovran. Nga ky fakt, Evropa faktikisht është në proces të njohjes së plotë të shtetit tonë të pavarur, mbase hapi i parë i djeshëm përbën ngritje të kënaqshme në Këshillin e Evropës, ani pse shtetet që tashmë mbajnë përgjegjësi për rritje të masës konfliktuale u për çudi edhe te Malit të Zi, të pengojnë një proces të tillë. Nga ky zhvillim konsideroj se janë vendosur bazat e drejta dhe humane për trajtimin e shtetit tonë në mënyrë të barabartë sikur siç e gëzojnë shtetet tjera, më një fjalë, dita e djeshme shënon unikalitet dhe ekuivalencë sa i përket barazisë si koncepte dhe vlerë fondamentale për shoqërinë e përparuar . Dhe natyrisht pjese e meritës për avancimin e shtetit tonë, i shkon kësaj qeverie, e cila suksesshëm po del të jetë në proceset e nisura tashmë e 3 vite.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".