Më në fund arritja e qëllimit të Republikës së Kosovës dhe e Qeverisë së VV me 'Guxo'

Më në fund arritja e qëllimit të Republikës së Kosovës dhe e Qeverisë së VV me 'Guxo'
Më në fund arritja e qëllimit të Republikës së Kosovës dhe e Qeverisë së VV me 'Guxo'

Shefik Shkodra

  • 29 March 2024 - 22:48

Shkruan: ANALISTI-Shefik Shkodra

Më 27 mars të vitit 2024, do të duhej të mbahej mend dhe nga brezat tjerë. Komiteti i Këshilli të Ministrave të Evropës ka marrë vendim, që t’ia përcjellë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, kërkesën për anëtarësimin e Kosovës. Edhe lajmi i mirë për avancimin e statusit të Kosovës të anëtarit të asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

{

}

 

Nuk është suficit i oratorisë, por përpjekje e pamohueshme, me fakte, për një shtet me integritet territorial dhe demokratik. Këmbëngulje për një shtet të ri, për të cilin janë dhënë mjaft sakrifica shekullore nga ky popull.

Më 27 mars të këtij viti, në Parlamentin e Evropës u vendos që, Republika e Kosovës, të pranohet unanimisht KE, shtet i pavarur me të drejta të plota me shtetet tjera. Ky është një sukses i pa përshkruar, kur edhe armiqtë më të mëdhenj, të brendshëm e të jashtëm, nuk e kanë pritur ndoshta dhe duhet të gëzohen edhe ata. Sepse për të gjithë do të jetë më mirë.

Për këtë do të presim edhe pranimin në NATO, për çka do të sigurohemi dhe do t’i harrojmë pak vuajtjet e kaluara nga intrigat dhe keqinterpretimet për Kosovën. Për këtë do të ishim falënderues pa mëdyshje SHBA-s dhe aleatëve tanë kudo që ndodhen. Shqiptarët duhet të jenë të kënaqur, kolektivisht dhe individualisht.

Do të duhej të mbledhin më mirë mendtë dhe të punojë secili, aty ku e ka vendin e vet. Duhet ta duan njëri-tjetrin. Duhet ta duan vendin e tyre.

Të gjithë resorët e qeverisë duhet të bëjnë kthesë veprimi edhe më të hovshëm, sidomos Drejtësia me gjykatat dhe prokuroritë e veta. Drejtësia është njëra prej shtyllave shtetërore pa, të cilën shteti nuk do të mund të funksionojë. Dhe duhet të marrë krahët në lulëzimin dhe respektimin e ligjit, jo demagogë me demagogjitë e tyre të deritashme. institucionet arsimore do të duhej të jenë më të angazhuara. Ato të shëndetësisë, etj.

gëzohuni individë e bashkësi e përgjithshme shqiptare për këto vepra të mëdha për shtetin. Mos lejoni në baza partiake të përçahen qytetarët. Ne do të shohim deri në muajin maj të këtij viti, për vendosjen e anëtarësimit të Kosovës KE si shtet të pavarur. Por na do të presin edhe pranimin e anëtarësimin e Kosovës në NATO.

E shihni, sa përralla është trilluar deri në këto kohë. Sa fyerjet i janë bërë kësaj Qeverie dhe këtyre institucioneve pa të drejtë, që paraqet një grumbull injorantësh. Nga kush? Nga ata që kanë kaluar nëpër këtë rrugë, duke pas udhëhequr këtë vend, por vepra e tyre, për të mos thënë, hiç, sigurisht që ka vendnumëruar. Dhe ky ishte faji i tyre. Dhe kjo është parë. S’ka nevojë të flitet për këtë tash. Të njëjtit si opozitë e tollovitin Kuvendin. Paraqesin papjekuri. Vërsulje pa nevojë kundër Qeverisë.

Po të vini sërish në pushtet, ju do ta shkapërderdhni krejt bërllokun, siç keni bërë më parë. Tenderët dhe interesat e pamohueshme personale e parciale, me to do të ngadhënjeni sigurisht. Ndihmojeni Qeverinë me institucione. Gjurulltitë e shamatat s’vlejnë për ndërtimin e shtetit.

Pas shumë orvatjeve dhe pengesave, në krejt verbin e takimeve të evropianëve dhe qeverive të Kosovës, thuaja sa herë zero. Pas kaq kohe, kur e pështjellonin punën dhe mospranimin e pavarësisë së Kosovës, me do fusnota e devalvime, me inicime të ndarjes së këtij vendi, të këtij shteti me një entuziazëm qytetarësh që kishin për pavarësi, ishin bërë edhe kundërshtime e ngecje të mëdha. Madje, edhe sanksione kundër Kosovës me fajin e palës tjetër, duke mos e llogaritur Kosovën në mesin e shteteve të pavarura në Evropë. Duke u përpjekur Serbia me Rusinë, me para të shpërndara përreth dhe ndoshta drejtpërdrejtë në mese tona, që një ditë t’ia arrijë qëllimit si në Bosnje dhe Hercegovinë, të formojë një Republika Srpska.

Duke organizuar edhe elemente paraushtarake e policore, për ta ndezur një luftë të re në Kosovë dhe në gjithë rajonin e Ballkanit dhe më gjerë. Njëzet e dy-tri vite pas çlirimit dhe 16 vite pas shpallje së pavarësisë Kosova shihej nën gërshërë. Duhet t’i falënderojmë SHBA-t, NATO-n dhe vendet aleate demokratike, të cilat Kosovës i dhanë sërish pulsin e duhur të ringjalljes.

Pra, 25 vite pas çlirimit, 22-23 të qeverisura nga partitë tjera, 13 vite pas shpalljes së pavarësisë, nuk kanë pasur efektin e duhur në krahasim me tri (3) e fundit të një Qeverie të re, me ministra e institucionalistë të pa përvojë, por të vullnetit të mirë. Të pa shantazhuar. Të pa korruptuar. Të ndërgjegjshëm. Me vullnet të plotë për ta qeverisur këtë vend e këtë popull, i mbetur skamnor, është një arritje e tyre e shkëlqyeshme. Ata mësyn ta respektojnë Kushtetutën e Republikës për integritet territorial të Kosovës dhe vend demokratik. Deri në këto vite të fundit, Kosova Veriore ishte oazë e keqpërdorimit të tregtisë pa shënime. Ndoshta edhe të narkotikëve, të armëve kundër shqiptarëve.

Me një fjalë ishte ‘Lëmë e dreqit’, çmos mund të ndodhte atje. Tani ndryshe veprohet me krejt territorin e vendit. Edhe opozita duhet të jetë e kënaqur.

Njëmend, pak si më keq për një pjesë që është mësuar të ketë të ardhura pa mundi e në dëm të shtetit, por do të ishte më mirë të pajtohen në këtë mënyrë. Duhet t’i gëzohen veprimeve pozitive që po bën kjo qeveri, të mos bëhen aq injorime para botës, sepse ju nuk keni pse të bëni aq dert, kur ju ishit në provim para këtij opinioni të gjerë qytetarë.

Pra, pas 25 vitesh në liri, e me 2008, Kosova u shpall e pavarur, do të thotë, të mbështet në institucionet e veta dhe Kushtetutën e vendit. Por, inspiruesit e nacional-shovinizmit serb, bën që të deformojnë veprimet e qëllimin tonë. Duke kërkuar një Asociacion të serbëve, si një shtet në shtet, për qëllime të një politike serbomadhe.

Dalëngadalë, Kosovën e bën me një fusnotë (*) – Kosovo*, në përpjekje që të mos pranohet si vend i pavarur dhe i barabartë me statusin e saj. Në këto veprime, fajtorë nga ana jonë ishin, vetë politikanët shqiptarë që ishin në krye të institucioneve. Për këtë dhe çështjen sociale iknin rinia jonë jashtë vendit më të dashur.

Kjo na kujton si është bërë kthimi i vullnetshëm i popullatës pas përfundimit të luftës me NATO-n. Po pastaj, gjithnjë këta binarë çonin nga një mosbesim në krijimin e shtetit të ri demokratik. Shpeshherë dukej sikur do të rrënohej kulla e sapo ndërtuar, krejtësisht nga mjeshtër të interesit personal dhe parcial, krejtësisht të kriminalizuar.

Për tri vite u bën më tepër punë se për 13, apo 25, që nga mbarimi i luftës. U bë udhëtimi pa viza. U ruajt kufiri dhe u pastrua vendi nga një pjesë e bandave serbe. U ul edhe korrupsioni si gangrenë e trupit të Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".