KOSOVA SOT histori besnike e luftës së shqiptarëve për liri dhe demokraci në të gjitha trojet etnike

 KOSOVA SOT histori besnike e luftës së shqiptarëve për liri dhe demokraci në të gjitha trojet etnike
 KOSOVA SOT histori besnike e luftës së shqiptarëve për liri dhe demokraci në të gjitha trojet etnike

Skender Mulliqi

  • 29 March 2024 - 14:15

Shkruan: Skënder Mulliqi

 

Nuk bën e mos të shfletojmë koleksionet e gazetave dhe gazetës “KOSOVA SOT”, të cilat lindën në kushte të okupimit klasik nga Serbia. Gazeta me përmasa kombëtare Kosova Sot, luajti rol vendimtar për krijimin e Kosovës shtet sovran dhe të pavarur.

Kjo gazetë mbijetojë dhunës së shfrenuar serbomadhe, të cilës gazetë edhe ja dogjën shtypshkronjën dhe lokalet në shenjë hakmarrje, vetëm pse ajo bashkëjetojë më vuajtjet dhe dhembjet e popullit të vet, ndaj dhunës së shfrenuar serbe.

Gazeta KOSOVA SOT ishte zëri i ngritur lartë i shqiptarëve për liri dhe pavarësi . Faqet e saja ishin të mbushura me shkrime të shquara të gjithë atyre të cilët në zemër e kishin Kosovën dhe shqiptarizmin.

Kjo gazetë është dëshmi kohe nëpër të cilën kalojë Kosova dhe në përgjithësi shqiptarët në trojet etnike. 26 vjetori i daljes të kësaj gazete është datë që meriton të kujtohet, ashtu siç e meriton të lexohet më endje edhe sot e kësaj dite. Kosova Sot ishte dhe ka mbetur tribunë luftarake për mbrojtën të lirisë e të demokracisë së vërtetë në Kosovë, e gjithandej kah frymohet shqip.

Ajo e denoncojë gjenocidin serb mbi shqiptarët, dhe po e denoncon edhe sot e kësaj dite politikat fashiste të Serbisë të Aleksandër Vuçiqit, i cili nuk ka hequr dorë nga pretendimet për të ripushtuar Kosovën më luftë. Kjo gazetë tuboi rreth vetën pena të shquara, intelektualë e kategori të tjera shoqërore dhe politike të cilët përcillnin mesazhe kombëtare. KOSOVA SOT mbajti gjallë dhe po mban frymën institucionale dhe lartësojë luftën e shenjtë të UQK-së për çlirimin e Kosovës.

Ruajti frymën e unitetit deri sa Kosova u pavarësua nga Serbia më ndihmën e miqve tanë evropian dhe Amerikës mike.

Gazeta KOSOVA SOT është prijatare në denoncimin e krimit të organizuar, korrupsionit dhe çdo forme devijante në shoqëri. Të arriturat e derisotme të Kosovës sigurisht që lidhën më kontributin edhe të kësaj gazete. Kjo është shembull së si thuhet dhe shkruhet e vërteta për kombin. Kjo po e bënë këtë punë në mënyrën më të mirë të mundshme. Kjo gazetë prestigjioze po angazhohet të përçojë mesazhe pozitive të qytetarët së si ndërtohet shteti i të drejtës , shteti ligjor dhe funksional. Shqiptarët i kanë mbetur besnik kësaj gazete, së ajo vërtetë ishte dhe ka mbetur në shërbim të tyre , në shërbim të Kosovës, dhe kombit përgjithësisht.

Gazetarët dhe stafi drejtues i saj, kanë merita për punën dhe për përkushtimin e pandalshëm të tyre, drejtë realizimit të synimit që Kosova të bëhet pjesë e Evropës së Bashkuar, dhe të synimit të drejtave dhe aspiratave të shqiptarëve për bashkimin e trojeve etnike.

Sigurisht së për të sublimuar të gjithë kontributin e kësaj gazete prestigjioze, nuk mjafton një shkrim i vetëm.

Ne ju bashkangjitemi urimeve që kjo gazetë të vazhdon më sukseset e derisotme të saj.