Gazeta  'KOSOVA SOT' pasqyrë besnike e historisë së Kosovës

Gazeta  'KOSOVA SOT' pasqyrë besnike e historisë së Kosovës
Gazeta  'KOSOVA SOT' pasqyrë besnike e historisë së Kosovës

Nexhat Haziri

  • 29 March 2024 - 22:41

Shkruan: ANALISTI-Nexhat Haziri

 

Lirisht mund të them se historia e gazetës "KOSOVA SOT" është historia e vet Kosovës, pra historia e jonë si shoqëri dhe komb neper të cilën kemi kaluar gjatë fundviteve të '90-ta.

Roli i kësaj gazete, ka qenë jo si një medium të zakonshëm  për faktin se është shtypur dhe ka funksionuar në një kohë dhe rrethana aspak normale, por me mision fisnik, jo vetëm të informimit për ngjarjet e ndodhura në atë kohë, por për ta mbrojtur, forcuar e legjitimuar aspiratën e popullit të Kosovës për liri, demokraci dhe pavarësi, duke mos pasur agjenda të tjera siç përçarëse në një kohë kur duhej unitet siç ka ndodhur me gazeta të tjera.

Dhe duke pasur parasysh këtë rol të gazetës "Kosova Sot" nuk kanë qenë  të papritura apo të rastësishme edhe dënimet nga administrata pushtuese  serbe gjatë okupimit deri te mbyllja e gazetës dhe më pas edhe gjegja dhe shkatërrimi i shtypshkronjës së gazetës më 24 mars të vitit 1999 nga ana e pushtuesit dhe forcave kriminale serbe.

Por, ajo që është kryesore, gazeta KOSOVA SOT, pas çlirimit të Kosovës ka dhënë kontribut të madh përmes një shtypi të lirë , të pavarur dhe demokratik në ngritjen e një shoqëri demokratike, të aftë dhe të përgjegjshme në procesin e ndërtimit institucional e shtetëror të Kosovës.