Kërkesat për zgjedhje të jashtëzakonshme, taktikë e ish pushtetarëve të korruptuar për ta ndaluar reformën në drejtësi dhe shpëtuar pa u ndëshkuar

Kërkesat për zgjedhje të jashtëzakonshme, taktikë e ish pushtetarëve të korruptuar për ta ndaluar reformën në drejtësi dhe shpëtuar pa u ndëshkuar
Kërkesat për zgjedhje të jashtëzakonshme, taktikë e ish pushtetarëve të korruptuar për ta ndaluar reformën në drejtësi dhe shpëtuar pa u ndëshkuar

Gani Qarri

  • 31 March 2024 - 08:33

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

Pikërisht shtrirja e shtetësisë dhe vendosja e plotë, nën kontroll e veriut të Kosovës, afrimi i fillimit të Vettingut, ligjit për konfiskimin e pasurive të pajustifikueshme si dhe lëvizjet e gjithanshme pozitive të Qeverisë Kurti me luftën e pa kompromis kundër korrupsionit, kontrabandës dhe krimit të organizuar, kanë filluar ta shqetësojnë aq shumë opozitën, sa që ajo po provon me çdo mjet dhe mënyrë, t`ia ndërpresë para kohe mandatin Qeverisë Kurti dhe dërgojë vendin medoemos në zgjedhje të reja, të parakohshme.

-Siç edhe po shihet publikisht, qëllimi i vetëm i opozitës edhe ashtu të shthurur e të dëshpëruar tërësisht, është që me çuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme, të mbeten të papërfunduara dhe në gjysmë të rrugës, një pjesë e mirë e proceseve dhe projekteve të mëdha që janë filluar, me tendencën meskine, që mospërfundimin e tyre, opozita e inkriminuar ta shfrytëzoj për ta akuzuar Qeverinë aktuale, për efekte elektorale pasi që nuk i ka ngel tjetër, ku të kapet, për ti arsyetuar dështimet e veta shumëvjeçare. Opozita e inkriminuar, është duke u ndjerë shumë keq, veçanërisht pas futjes nën kontroll të gjendjes në veri të Kosovës, nga Qeveria Kurti, ku për këto tri vite, atje për herë të parë, kemi një situatë, plotësisht të qetë e stabile dhe tërësisht nënë mbikëqyrjen e plotë nga autoritetet e shtetit të Kosovës, madje edhe me besim të rritur të minoritarve lokal serb në institucionet e shtetit, për çlirimin e tyre nga organizatat terroriste serbe si e ashtuquajtura "brigada e veriut" e "mbrojtja civile" si dhe bandat tjera kriminale të kryeterroristit Milan Radojçiq. Ndaj do të ishte vërtetë shumë e dëmshme dhe plotësisht kundër interesit të shtetit të Kosovës, që të pranohet një thirrje e tillë kaq dashakeqe e meskine e opozitës së inkriminuar gjithanshëm dhe në të gjitha mënyrat, pikërisht tani në vlugun e sukseseve, dhe vendi, pa pikë nevoje, të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, të cilës mund ti gëzohej përveç opozitës oportune vetëm edhe Serbia fashiste, mu për shkak të pozicionit të avancuar ndërkombëtar në të cilin ka arritur Kosova, nën udhëheqjen e Qeverisë Kurti me rezultatet e treguara në këto tri vite të suksesshme të kësaj qeverie. Për aq më tepër, nën udhëheqjen e Qeverisë Kurti, pas liberalizimit të vizave, Kosova po avancon me hapa të sigurt edhe në procesin e integrimeve ndërkombëtare, si dhe anëtarësimin me sukses në institucionet me peshë evropiane si KiE dhe pranimit në NATO, që do të ishte ndër arritjet më të mëdha të ëndërruara nga qytetarët. Kështu që avancimet kolosale në tri vitet e fundit të Republikës së Kosovës, kanë acaruar aq shumë partitë e inkriminuara opozitare sa që të tria bashkë, përveç angazhimit për ta defunksionalizuar sa më shumë dhe rëndë, punën e Kuvendit të Kosovës, kanë nominuar parakohshëm edhe kandidatët e tyre për pozitën e kryeministrit, ani pse zgjedhjet që ata pretendojnë, nuk janë ende gati as afër, madje as që pritet të ndodhin së shpejti dhe para kohe. Krejt kjo dëshmon katërçipërisht se opozita e inkriminuar po i frikësohet shumë, veçanërisht vitit të fundit të mandatit të Qeverisë Kurti, pasi që shihet publikisht se mundë të jetë edhe viti i rezultateve më të prekshme, të të gjitha viteve të pasluftës, kur dihet se për tri vitet në pushtet, Qeveria Kurti është ballafaquar në vijimësi, me të gjitha pasojat e keqqeverisjes së opozitës aktuale, në dy dekadat e kaluara. Madje Qeveria Kurti, përveçse është ballafaquar në vazhdimësi me një sistem të kapur institucional në të gjitha nivelet dhe hallkat e tij, ka trashëguar edhe miliona borxhe të cilat është dashur të shlyhen e pastrohen dhe vetëm pastaj të fillohet me projekte nga pika zero, për të mos u rënduar dhe ngarkohet akoma më shumë me ngarkesa penale dhe të bllokohet nga gjykatat, siç dëshironte opozita e dështuar, për turp.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".