Vuçiq dhe Radojçiq nuk heqin dorë nga skenari i rrezikshëm i sulmit ndaj shtetit të Kosovës

Vuçiq dhe Radojçiq nuk heqin dorë nga skenari i rrezikshëm i sulmit ndaj shtetit të Kosovës
Vuçiq dhe Radojçiq nuk heqin dorë nga skenari i rrezikshëm i sulmit ndaj shtetit të Kosovës

Gani Qarri

  • 01 April 2024 - 16:27

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

Mos kapja, mosdorëzimi dhe lënia në liri e krye terroristit serb Milan Radojçiq, mund të ketë vetëm një qëllim, si marrja e urdhrit, në çdo rast kur krimineli Vuçiq e vlerëson, moment të përshtatshëm, për të sulmuar territorin e Kosovës, kur dihet mirëfilli se vet Vuçiq e ka Radojçiqin nën mbrojtje dhe kontroll të plotë dhe e ruan si instrument për të vepruar me akte terroriste kundër Kosovës.

 

Në fakt edhe analisti politik dhe njohësi i mirë amerikan i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Janusz Bugajski, ka kërkuar në mënyrë të qartë, një mobilizim më serioz të NATO-s kundër shtrirjes së ndikimit rus përmes Serbisë në Ballkanin Perëndimor dhe veprim të vendosur e me kohë, për të mos i lejuar hapësirë Rusisë që përmes treshes së musketarëve kriminel serb; Vuçiq, Dodik dhe Vulin etj, të nxisin shpërthimin e konflikteve të reja, në rajonin e Ballkanit Perëndimor, që nga Bosnja e Mali i Zi e deri te përshkallëzimi i mundshëm i një konflikt të nxitur nga Rusia, ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Kështu që alarmi i Ministrit të Brendshëm të Kosovës Xhelal Svçla, është vërtetë, për tu marr shumë seriozisht i cili me të drejtë, deklaroi, jo vetëm në mënyrë hipotetike, por bazuar në përvojën dhe argumentet e ngjarjeve të vitit të kaluar në përshkallëzimin e situatës nga Serbia, deri tek ndërmarrja e sulmit terrorist serb në Kosovë, ku u vra edhe polici hero Afrim Bunjaku.

 

Ngjarja mund të përsërit, pikërisht edhe për shkak të mungesës së presionit më të madh të ndërkombëtareve ndaj Serbisë, për kapjen dhe dorëzimin e kriminelit Radojçiq, institucioneve të drejtësisë, pas aktit terrorist në Banjskë të Zveçanit. Mos kapja, mosdorëzimi dhe lënia në liri e krye terroristit serb Milan Radojçiq, mund të ketë vetëm një qëllim, si marrja e urdhrit, në çdo rast kur krimineli Vuçiq e vlerëson, moment të përshtatshëm, për të sulmuar territorin e Kosovës, kur dihet mirëfilli se vet Vuçiq e ka Radojçiqin nën mbrojtje dhe kontroll të plotë dhe e ruan si instrument për të vepruar me akte terroriste kundër Kosovës. Ministri Sveçla, bazuar në fakte, lëshoi kritika edhe ndaj aleatëve perëndimor, për të cilët tha se hezitimi i tyre ndaj Serbisë në disa raste agresioni në veri të Kosovës, i dha krahë Aleksandër Vuçiqit, për të realizuar edhe sulmin në Banjskë të Zveçanit, madje shkaku i hezitimit por edhe mbështetjes së disa elementëve nga faktori ndërkombëtar, Serbia fashiste është mësuar që të luajë me sukses edhe rolin e viktimës, e cila ka tentuar ta bëjë këtë edhe në rastin e Banjskës.

 

Por për mua si njeri që jam rrit në Kosovë, dhe që kam përjetuar në realitetin e hidhur politik të saj, sjellja e Serbisë nuk është kurrfarë befasie as blasfemi e rastësishme. Befasuese, për të gjithë ne, është dhe mbetet sjellja e pakuptueshme e disa qarqeve të ndryshme në Bashkimin Evropian dhe BE, që hezitojnë ta vënë para përgjegjësisë Serbinë dhe Aleksandër Vuçiqin edhe për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit. Andaj më erdhi mirë që sot dëgjova një deklaratë të zv/kryetares së PE, kur shprehte kundërshtinë e saj ndaj qasjes së pa balancuar, e të padrejtë të BE, të cilat edhe për sulmin e strukturave ekstremiste të Serbisë që sulmuan KFOR-in, çuditërisht, në vend se të dënohej Serbia, ato i vendosën sanksione Kosovës, akt me të cilin u trimërua Serbia dhe vendosi, që përmes krye terroristit Radojçiq ta zbatonte sulmin në Banjskë, pasi që u toleruan, jo një, por disa ngjarje të mëparshme me radhë, si rrëmbimi i policëve të Kosovës brenda territorit tonë, sulmet ndaj KFOR-it në veri, e deri te akti terrorist në Banjskë, për të cilin edhe mbi 6 muaj pas atij rasti, çuditërisht nuk ka asnjë padi. Ishte një sulm serioz ku mbi 92 ushtarë të KFOR-it u lënduan ndërsa 3 prej tyre fatkeqësisht humbën edhe gjymtyrët, e për këtë dihet shumë mirë se kush e dha urdhrin”, ka deklaruar Sveçla, me ç`rast Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla sqaroi se megjithëse partnerët tanë i kanë të gjitha të dhënat për këtë ngjarje të rëndë, Kosova nuk duhet të bjerë në kurthin e dënimit vetëm, të kryetrroristit Radoiçiq pasi që, ai nuk vepron kokë më vete, por për çdo akt që ndërmerr, urdhërohet direkt nga presidenti i Serbisë, krimineli Aleksandër Vuçiq.

 

Dhe sipas informacioneve që ka Ministria jonë e Brendshme, Milan Radoiçiq është në krye të trajnimit të grupeve tjera terroriste dhe përderisa gjendet i lirë dhe nuk është arrestuar nga Serbia, ai në çdo kohë, mund të provojë të kryej edhe ndonjë sulm tjetër terrorist, nëse merr urdhër nga Vuçiqi, kur dihet mirë se kush e bëri sulmin dhe nga kush u dha urdhri për aktin terrorist në Banjskë, informata që tashmë dihet nga të gjithë dhe që ne, tanimë i kemi ndarë me partnerët tanë. Andaj dhe habit fakti se pse ka kaq shumë hezitim nga BE-ja që të vendos para përgjegjësisë shtetin e Serbisë. Këto fakte na bëjnë edhe më të vëmendshëm se ne nuk guxojmë të biem në kurthin e dënimit vetëm të Radoiçiqit, për shkak se ai nuk është individ i cili ka vepruar kokë më vete, por ka qenë nënkryetar, faktikisht lideri praktik i një subjekti politik, të lidhur drejtpërdrejtë me Serbinë, që është armatosur e trajnuar e instruktuar brenda kazermave të ushtrisë së Serbisë dhe financuar nga shteti i Serbisë, duke marrë mbështetje logjistike e profesionale si dhe urdhrat drejtpërdrejtë nga Aleksandër Vuçiqi.

 

Prandaj dhe nuk mund të ndërpritet as përfundojë përgjegjësia për Banjskën, vetëm tek Milan Radojçiq, i cili është lënë i lirë, e po mbrohet në Serbi dhe është caktuar udhëheqës i trajnimit të këtyre grupeve terroriste dhe në çdo moment mund të marrë një urdhër tjetër nga Vuçiq për t’u futur serish në territorin e Kosovës dhe kryer sulme terroriste në vendin tonë, ka deklaruar Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla. Dhe e gjithë kjo maskaradë ka bërë që Ministri Sveçla ta krahasoi qasjen aktuale të ndërkombëtarëve ndaj Aleksandër Vuçiq sot, njëjtë si ajo në kohën e Sllobodan Millosheviç, i cili siç dihet tanimë nga të gjithë, u tolerua më shumë sesa duhej, dhe për pasojë ndodhën gjithë ato masakra e krime ndaj njerëzve të pafajshëm, e prandaj dhe duhet reaguar me kohë ndaj Vuçiqit dhe ndryshuar qasjen, derisa nuk është bërë vonë, për t`ia treguar vendin Serbisë. Përndryshe ne jemi plotësisht të bindur se me një regjim si ky i Vuçiqit, Serbia nuk do të ndryshojë, këtë jo vetëm se e thotë realiteti aktual, por na e mëson edhe historia nga e kaluar e afërt dhe e largët. Sot të gjithë janë të bindur se kasapi Millosheviç është toleruar më shumë sesa duhej, ndaj fatkeqësisht, u desh të vriteshin qindra mijëra qytetarë të pafajshëm, përderisa perëndimi, arriti të shoh se vërtetë duhet të ndryshoj qasje dhe mbajë një qëndrim më të vendosur edhe me ndëshkim të Serbisë, ndaj sa më shumë që do të tolerohet sot krimineli Vuçiq, ai aq më shumë do tentojë që të shfrytëzojë edhe benefite nga të gjitha anët”, ka deklaruar Sveçla.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".