NATO dhe SHBA duhet të reagojnë të mos i tolerojnë kërcënimet e hapura luftënxitëse të kriminelit Aleksandër Vuçiq me grupin

NATO dhe SHBA duhet të reagojnë të mos i tolerojnë kërcënimet e hapura luftënxitëse të kriminelit Aleksandër Vuçiq me grupin
NATO dhe SHBA duhet të reagojnë të mos i tolerojnë kërcënimet e hapura luftënxitëse të kriminelit Aleksandër Vuçiq me grupin

Muhamet Kelmendi

  • 01 April 2024 - 17:51

Shkruan:Muhamet Kelmendi

U tregua se Serbia po armatoset dhe po përgatitet për luftë. Dhe, megjithatë, BE dhe NATO, SHBA-të po i anashkalojnë deklaratat e tilla dhe po bashkëpunojnë me Serbinë. Kane investuar shume mjete financiare ne Serbi. Serbia po tolerohet shumë. Edhe Milloshevici u tolerua. Klika e Millosheviqit bëri masakra në Vukovar, në Srebrenicë dhe në Kosovë. Dhe, vetëm pasi u tejkalua çdo cak, u intervenua me bombardime. BE, NATO dhe SHBA-t nuk duhet të veprojnë në mënyrat e njëjta si me Millosheviçin. Krimineli Vuçiq tha: " Shteti serb nuk është dashur kurrë ta dorëzon në Den Hag Milloshevivin. Ai është hero i Serbisë. Faktet flasin se tolerimi ndaj kriminelit Vuçiq që është i rrezikshëm.

 

Terrorist i Milan Radoiçiq, që vetë e pranoj organizimin dhe aksionin terrorist, nuk u kap dhe nuk po dënohet ne Serbi. Grupi i tille po vlerësohet në grup "revolucionar" dhe aksioni në veprim "atdhetar" me karakter të " çlirimit te Kosovës" nga shqiptarët. Radojçiqi dhe viçat tjerë morën tretmanin e "heronjve" në Serbi. Tash po përgatitet shteti serb për aksione të tjera të karakterit të njëjtë, ndoshta edhe më të ashpër kundër Kosovës dhe shteteve tjera në Ballkan.

Kriminelët terroriste serbë po përgatiten përsëri nën udhëheqjen e Radojçiqit dhe të Vulinit në vende të ndryshme në Serbi. E futën në veprim për përgatitjen e grupeve terroriste serbe edhe Republikën Serbska në Bosnje e Hercegovinë. Prezenca e Vulinit dhe e Radojçiqit nëpër terren, me grupe të ndryshme terroriste, duke ushtruar, tregon se Serbia do të dërgon grupe tjera terroriste në veri dhe në brendi të Kosovës, në Prishtinë, në Pejë, në Graqanicë, në Prizren, në Gjilan, në Ferizaj etj., për të vepruar dhe krijuar gjendje luftarake në tërë Kosovën.

 

Krimineli i luftës Vuçiq tha: "Serbia nuk do te pranon kurrë Kosovën shtet. Ne presim. Jemi mjaftë trima dhe luftarak. Presim kohën për të vepruar politikisht ( thënie e jonë: ushtarakisht)". Ky është një qëndrim i qartë politikoluftarak. U tregua se Serbia po armatoset dhe po përgatitet për luftë. Dhe, megjithatë, BE dhe NATO, SHBA-të po i anashkalojnë deklaratat e tilla dhe po bashkëpunojnë me Serbinë. Kane investuar shume mjete financiare ne Serbi. Serbia po tolerohet shumë. Edhe Milloshevici u tolerua. Klika e Millosheviqit bëri masakra në Vukovar, në Srebrenicë dhe në Kosovë. Dhe, vetëm pasi u tejkalua çdo cak, u intervenua me bombardime. BE, NATO dhe SHBA-t nuk duhet të veprojnë në mënyrat e njëjta si me Millosheviçin. Krimineli Vuçiq tha: " Shteti serb nuk është dashur kurrë ta dorëzon në Den Hag Milloshevivin. Ai është hero i Serbisë.

 

Faktet flasin se tolerimi ndaj kriminelit Vuçiq që është i rrezikshëm. Me ato masa dashamirëse të perëndimit ndaj Serbisë dhe klikës së Vuçiqit po përfiton në kohë dhe po krijon lidhje të forta me Rusinë dhe me Kinën. Këtë e tregoj KS i OKB-së. Serbia po merr investime. Mjetet e marra financiare nga UE dhe ato që po dalin nga investimet gjermane, franceze, amerikane po përdoren për blerjen e armëve në Rusi e Kinë, dhe po militarizohet shteti serb. Këto armë janë kundër NATO-se dhe popujve jo serb ne Ballkan.

 

Serbia po punon për të realizuar vendimet e Konferencës së Ambasadorëve të vitit 1912/13. Në atë Konferencë iu aneksua Kosova, Maqedonia Veriut, Bosnja e Hercegovina dhe Mali i Zi shtetit serb. Me këtë së bashku dhe nga Konferenca e Versait në Paris doli Mbretëria Serbo-Kroate dhe Sllovene. U bë bashkë bota serbe. Ky pikë synim është sot. Klika e Beogradit pa i realizuar këto pikësynime me luftë nuk ndalet. Dhe, në këtë kohë do të ketë luftë të ashpër, terror dhe masakra të rënda. Gjaku do ta mbuloj Ballkanin. Atëherë detyrohet NATO të intervenon. Po kjo do ti kushtoj përsëri popujve të Ballkanit shumë jeta dhe dëme të mëdha materiale. E këtë nuk duhet lejuar BE, NATO dhe SHBA. Tash mund të ndalet shteti serb.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".