BEHGJET PACOLLI E KA MASHTRUAR RREJSHËM HETUESIN PËR VRASJEN E VËLLEZËRVE GËRVALLA DHE KADRI ZEKA, MUNDOHET TA MASHTRON EDHE GJYKATËN THEMELORE NË PRIZREN

BEHGJET PACOLLI E KA MASHTRUAR RREJSHËM HETUESIN PËR VRASJEN E VËLLEZËRVE GËRVALLA DHE KADRI ZEKA, MUNDOHET TA MASHTRON EDHE GJYKATËN THEMELORE NË PRIZREN
BEHGJET PACOLLI E KA MASHTRUAR RREJSHËM HETUESIN PËR VRASJEN E VËLLEZËRVE GËRVALLA DHE KADRI ZEKA, MUNDOHET TA MASHTRON EDHE GJYKATËN THEMELORE NË PRIZREN

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 01 April 2024 - 15:05

 Shkruan: ANALISTI-Reshat Badallaj-Zhuriani- gazetar hulumtues shumëvjeçar

 -Unë, Reshat Badallaj-Zhuriani, i babës Sallah dhe nënës Çelebije, nga Zhuri i krahinës së Lumës, Republika e Shqipërisë, nip i Latë Nures, nga baba dhe nip i Ryshen Breznes nga nëna, emra në zë, ju betohem në komb, në flamur dhe të madhin Zot, që nga dje, jam në kontakt me një avokat për të bërë padi penale kundër këtyre shpifjeve dhe se kjo letër do i dërgohet edhe ambasadorit gjerman në Prishtine, z. Joern Rohde.

 

 Behgjet Pacolli, ka dëshmuar rrejshëm dhe nuk e di se dëshmia e rrejshme është vepër penale. Por, shikoni se si Behgjet Pacolli me shpifje dhe trillime, mundohet që ta bind Gjykatën Themelore në Prizren. Ne, në punët e Gjykatës as që kemi ndërmend të përzihemi, ajo le ta kryej punën e saj, e pavarur dhe sipas ligjeve , që çdo qytetar është i barabartë para ligjit. Sa qesharake dhe primitive është kur thuhet se artikulli nuk është  shkruar në kohën aktuale, por artikulli është shkruar 40 vite kam pasur në dispozicion. Sa jam qeshur me ironi! Unë me përvoj 42 vjeçare gazetar hulumtues dhe mundohen të më  mësojnë mua. A dini ju një gjë se krimi kurrë nuk vjetërsohet,  kurrë dhe më e keqja është se nuk kishin haber.  Edhe një gjë dhe tani po ju tregoj publikisht se dosja nuk është mbyllur, dosja në gjermani nuk është mbyllur edhe njëherë dosja në gjermani për vrasjen e Jusuf, Bardhosh Gërvalles dhe Kadri Zekës, nuk është mbyllur, që këta burra të mos shkojnë gjakë hupur pa shej e pa nishan. Pra, ka bërë shpifje të paturpshmë se kinse unë kam thënë që Behgjet Pacolli të shkoj gjakhupës!? Ku? Gjeni të paktën një fjalë! Për tu bindur populli shqiptar se janë shpifje kërkoj të lexohet shkrimi në tërësi. Cilët janë dëshmitë e rejshme dhe shpifje kundër meje, që do të habitet opinioni publik. Shkojmë rradhazi: E autorizuara e Behgjet Pacollit av. E.I. Popull shqiptar kudo që jeni në planet, lexoni shpifjet se çka thotë kundër meje origjinal:"do ta padis për vrasje, argat, tradhtar, dëshmi e rreme dhe do të shkoj gjakhupës." Popull i çmuar shqiptar, merreni me mend që nuk mund të dallojnë fjalën do ta padis për vrasjen (Do ta padis në gjyq Behxhet Pacollin për vrasjen e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zeka! ) Titulli origjinal) Dhe jo pËr vrasje. Ndihmoni ju lutem kush e kupton gjuhën shqipe mirë. Kur është fjala argat,tradhtar po ja jap pasusin origjinal të shkrimit, që askund nuk përmendet emri i Pacollit konkretisht. Ky është: Për të mos i ra muhabet rrotull, shkurt e shqip, fjala është se Behgjet Pacolli është marrur në pyetje për këtë krim të paparë në historinë e njerëzimit, që i vranë burrat e kombit shqiptarë; Jusuf e Bardhosh Gërvallen dhe Kadri Zekën, në vitin 1982, nga UDB-ja serbe dhe argatët tradhtar të kombit shqiptar. Pra, thuhet se Behgjet Pacolli është marrur në pyetje... Dhe, jo konkretisht Behgjet Pacolli është tradhtar sipas kësaj shpifje. Lus të gjithë ata që e njohin gjuhen shqipe, le t´i ndihmojnë ku është dallimi...? Turpi deri në qiell i shpifjes ku thuhet se ..."do të shkoj gjakhupës" Popull i nderuar shqiptar kudo që jetoni në glob, shikoni se si me shpifje primitive dhe të paturpshme që bëjn kundër meje vetëm që të me dënojnë. Dhe për këtë punë a e dini ju more se unë as që çaj trapin! I themi këtyre që minarja nuk hy në thes, bjeshka nuk shtyhet me gjoks sepse faktet mbesin. Po ja përkujtoj vetëm një gjë që thuhet nga anët tona ne Zhur të krahinës se Lumës, Republika e Shqipërisë: "Në qoftësë është ngrënë pitja, tepsia është në vend..." Ne me vite të tera ishim të sigurt se është dëshmi e rrejshme dhe për herë të parë, i pari ndër shqiptar, Reshat Badallaj-Zhuriani, e zbulon dhe e merr përsipër publikisht se Behgjet Pacolli, vizën nuk e ka marrur në Maribor, por e ka marrur me një kryeqytet të një shteti tjetër (!?) Dëshmia e rrejshme është vepër penale. Çka deklaroi Behgjet Pacolli para hetuesisë (Origjinal pa ndërhyrje) Behgjet Pacolli, gjatë marrjes në pyetje ka deklaruar se ka marrur vizën në Maribor të Sllovenise, më 10 janar 1982, ndërkaq, unë kam shkuar gjurmëve të largëta dhe të thella dhe kam marrur përgjigje zyrtare, nga shteti shqiptar, se Republika e Shqipërisë,kurrë nuk ka pasur Mision Diplomatik në Maribor të Sllovenisë. Edhe pse isha shumë i sigurt, e vërtetova zyrtarisht se vizë nuk merrej atje, por Behgjet Pacolli, vizën e merr në një kryeqytet tjetër të një shteti fqinj, tani për tani të mbetet kështu. Dhe, ky zotëria lë të del e të kundërshtoj me pasaportën e tij që e kemi porositur me vite të tëra. Sido që të jetë, këtu mund të lexoni deklaratat origjinale dhe zyrtare pa asnjë ndërhyrje: Në deklaratën e tij Pacolli thotë se më 10 janar 1982 ka qenë në Maribor për të marrë një vizë për të vizituar Shqipërinë. lind dyshimi I parë. Republika e Shqipërisë në atë kohë nuk ka pasur kurrfarë përfaqësie konsullore apo diplomatike në Maribor të Sllovenisë, që ishte pjesë e Jugosllavisë. E vetmja përfaqësi diplomatike e Shqipërisë në Jugosllavi ka qenë Ambasada e Shqipërisë në Beograd. Unë Reshat Badallaj-Zhuriani, kam shkuar gjurmëve të kësaj dhe atë në rrugën zyrtare dhe kjo është përgjigjja: I nderuar z. Badallaj, Ju informojmë se nga të dhënat që disponojmë nuk rezulton që Republika e Shqipërisë të ketë pasur Mision Diplomatik apo Post Konsullor në qytetin e Maribor të Sllovenisë. Faleminderit, Konsullja Pacolli thotë se në Shqipëri ka hyrë përmes pikës kufitare të quajtur Sedar. Është e paqartë se ku gjendej kjo pikë kufitare mes Jugosllavisë dhe Shqipërisë, por ndoshta është fjala për Shkodrën. Por ama nuk ka asnjë pikë zyrtare të tillë. Pra, Behgjet Pacollit, nuk i mbetet asgjë tjetër pos të tregoj vulën e pasaportës, që e ka marrur vizën në Maribor të Sllovenisë, që ishte Sllovenia,Republike në ish Jugosllavi dhe ku gjendet vula e pikës kufitare Serdar!? Kur jemi këtu jam duke punuar për të vërtetuar për këtë pikë kufitare,sepse unë me profesion jam gjeograf dhe si mendon populli se kam studijuar gjuhë dhe letërsi. Pra, pikë kufitare Serdar nuk ka. Shkodër ka,por, kjo pikë nuk ekziston. Pikë kufitare është kjo: Hani i Hotit - Bozhaj Vendkalimi i Hanit të Hotit gjendet në rrethin e Malësisë së Madhe dhe ndodhet në rrugën që lidh Shkodrën me Tuzin dhe Podgoricën. Është hapur në vitet '80 si rezultat i përmirësimit të marrëdhënieve Shqipëri - Jugosllavi dhe ishte i vetmi komunikim me Jugosllavinë pas shumë kohesh izolimi total nga të dy shtetet. Pra, po flas me këtë kohë të viteve ´80. Ndëkaq, pika kufitare Muriqan - Sukobin Vendkalimi i përbashkët Muriqan/Shqipëri - Sukobin/Mali i Zi Vendkalimi i Muriqanit është hapur ne vitin 2002. Aktualisht është vendkalimi tokësor i katërt për nga vëllimi i trafikut të udhëtarëve. Ndodhet në rrethin e Shkodrës dhe lidh këtë qytet me Ulqinin dhe më tej, nëpërmjet rrugës magjistrale adriatike dhe autostradës kroate A1, shkon deri në Trieste të Italisë. Në vitin 2009 ka filluar nga puna godina e përbashkët doganore Shqipëri/Mali i Zi e financuar nga BE. Është i vetmi vendkalim kufitar i përbashkët me një shtet fqinj në Shqipëri. Për të mos i ra muhabet rrotull, shkurt e shqip, fjala është se Behgjet Pacolli është marrur në pyetje për këtë krim të pa parë në historinë e njerëzimit, që i vranë burrat e kombit shqiptarë; Jusuf Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën, në vitin 1982, nga UDB-ja serbe dhe argatët tradhtar të kombit shqiptar. Behgjet Pacolli është marrur në pyetje sipas notës zyrtare të policisë gjermane, Behgjet Pacolli është marrë në pyetje për shkak se ia kishte dhënë veturën e tij me targa zvicerane agjentit të UDB-së, Selim Brosha, i vrarë në Prishtinë pas luftës. Vetura Mercedes e Pacollit kishte këta numra mbi targa: TI-30408. TI është shkurtesa e kantonit të Tiçinos në Zvicër, ku Pacolli ka vendbanimin e tij të dytë dhe ku jetonte në fillim të viteve 80-të. Ja deklarata e plotë e Pacollit para hetuesit zvicerian Enti Federal i Kriminalistikës (Bundeskriminalamt) ST 33 për LKA BË (Enti i Kriminalistikës i Landit Baden-Ëürttemberg) Aktualisht në Heilbronn, më 5 shkurt 1982 Notë zyrtare Lënda: Vrasja e trefishtë e tre jugosllavëve në ekzil më 17.1.1982 në Untergruppenbach, Qarku i Heilbronnit; këtu: dyshimi (indikacioni) sa i përket veturës Mercedes, me targa zvicerane TI-30408 Më datën 5 shkurt 1982 zoti ZËEIFEL nga Policia Federale në Bernë njoftoi përmes telefonit se është kryer verifikimi i alibisë i mbajtësit të targave me numrat e lartpërmendur. Mbajtësi Behxhet PECOLLI (Behgjet Pacolli) deklaroi me sa vijon dhe këtë e dëshmoi përmes vulave në pasaportë dhe faturave të hoteleve: tha se më 9 janar 1982 ka udhëtuar nga Chiasso në Jugosllavi. 10 janar 1982 – 03:00 – kalimi i kufirit. Tha se më 10 janar 1982 ka qenë në Maribor për të marrë një vizë për në Shqipëri. Tregoi se me veturën e tij Mercedes ka udhëtuar deri në kufirin e Shqipërisë, ku e kishte lënë veturën. Tha se udhëtimin në Shqipëri e kishte bërë për shkaqe zyrtare, andaj nga pika kufitare Sedar kishte udhëtuar më tutje me një veturë zyrtare. Sipas tij, më 17 janar 1982 përsëri ishte kthyer në Jugosllavi (vula hyrëse gjendet në pasaportë). Tha se në orën 03:00 (18.1.82) kishte arritur në vendlindje, ku kishte qëndruar deri më 20.1.82. Më 21.1.1982, sipas tij, ishte kthyer në Zvicër. Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al Ai (Pacolli) tha se e njeh Selim BROSHËN. Bëhet fjalë, sipas tij, për një kushëri të largët. Pacolli tha se e di që BROSHA është shef policie dhe se punon për UDB-në (UDBA). Por tha se mban pak kontakt me BROSHËN. Raporti mbi verifikimin e alibisë i dërgohet Komisionit të Veçantë; po ashtu edhe kopjet e dëshmive të ofruara. (Nënshkrimi) (Müller) KHK Reshat Sallah Badallaj, Zhur, krahina e Lumes, Republika e Shqipërisë.  

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".