Koalicioni midis z. Vjosa Osmani dhe z. Albin Kurti varet nga pozitat në pushtet

Koalicioni midis z. Vjosa Osmani dhe z. Albin Kurti varet  nga pozitat në pushtet
Koalicioni midis z. Vjosa Osmani dhe z. Albin Kurti varet  nga pozitat në pushtet

Muhamet Kelmendi

  • 03 April 2024 - 20:19

Shkruan:ANALISTI-Muhamet Kelmendi 

- Në kuadër të raporteve midis z.Osmani dhe z.Kurti kemi një marrëdhënie të interesit politik, përkatësisht të pozitave që i kanë të dytë në pushtet. Z Osmani ka kohë që ka dhënë shenja se dëshiron të shkëputet gradualisht nga z.Kurti, por nuk ka pasur guxim të ndahet, mu për shkak të pozitës së Presidentes që e ka në Kosovë. Takimet e niveleve te larta të z.Osmani me pushtetarët e SHBA-ve janë fakte që tregojnë se dëshiron të largohet nga koalicioni me VV-në dhe me z Kurti. Natyrisht se ky koalicion mund të përfundon vetëm nëse z.Osmani arrin të krijoj lidhje dhe të përfitojë në vota nga PD, LDK dhe ndoshta edhe AAK. Kalimi i tyre në anën e z. Osmani i jep mundësi ta ndërprenë koalicionin me VV-në. Këtu ka ndikim edhe z. Gërvalla si udhëheqëse e subjektit të vetë politike. Z. Gërvalla mund të mos e dëgjoj z. Osmani, kuptohet nëse asaj  i humbin pozitat ministrore në Qeverinë e z.Kurti. Mirëpo, kjo mund të ndodhi, vetëm nëse kanë garanci z. Osmani dhe z. Gërvalla nga opozita për pozitat e tyre në pushtet.  Zonjat janë shumë karrieristë dhe është e vështirë të ndahen nga z. Kurti nëse largohen nga pushteti. Tërë kjo varët nga pozitat e shtetit. Besohet se në Kosovë do të shkohet më parë në zgjedhje të jashtëzakonshme se në konflikte të koalicionit në pushtet. Kjo mundë të bëhet.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".