Vizita njëditore Kryeministrit në veri, çrrënjosja e suksesshme e bandave terroriste

Vizita njëditore Kryeministrit në veri, çrrënjosja e suksesshme e bandave terroriste
Vizita njëditore Kryeministrit në veri, çrrënjosja e suksesshme e bandave terroriste

Gani Qarri

  • 04 April 2024 - 19:55

Shkruan:ANALISTI-Gani Qarri

Kryeministri Kurti, është ndër të paktët politikanë që pas shtrirjes së shtetësisë së plotë edhe në këtë pjesë të vendit, ka marrë guximin edhe ta vizitojnë, një ditë me diell veriun e Kosovës, ngase nuk është tokë e Rankoviqit, por pjesë e pandashme e shtetit tonë, vizitë e realizuar tamam si burrat dhe në vendin e momentin e duhur, madje edhe pikërisht në kohën kur shfaqen alarme të përditshme, për kërcënime dhe tensione nga Serbia dhe terroristët serb,akt që duhet përshëndetur dhe veprim për tu admiruar, i cili bën për tu krenuar të gjithë shqiptarët, pa dallim!

 

Vizita e qëlluar e kryeministrit Kurti në veri të vendit, pas rivendosjes së plotë të rendit e të ligjit dhe shtrirjes së sovranitetit dhe shtetësisë në çdo cep të tokave të Kosovës, ishte një mesazh i qartë publik, për qytetarët e të gjitha përkatësive, faktorin ndërkombëtar dhe vet Serbinë hegjemoniste, e veçanërisht për organizatorin e sulmit terrorist të Banjës së ZveçanitMillosh Vuçeviqin, të ashtuquajturën "lista serbe" e cila është dëshmuar me fakte se në kryesinë e saj, kishte edhe krye terrorist si Milan Radojçiqi, etj, se njëjtë si të gjitha territoret e vendit edhe veriu është pjesë e pandashme e Republikës së Kosovës. Prandaj qëndrimet kaq të egra dhe vendimi i pasardhësit të Millosheviqit, kriminelit Aleksandër Vuçiq, që për kryeministër të Serbisë, në qeverinë e ardhur në pushtet me vota të vjedhura, ta propozoi pikërisht Millosh Vuçeviqin, ish ministrin e mbrojtjes dhe organizatorin e sulmit terrorist në Banjë të Zveçanit, si dhe deklaratat e sinkronizuara të Petkoviqit dhe të ashtuquajturës "listë serbe" lidhur me vizitën e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në veri të Kosovës, dëshmojnë publikisht për të gjithë faktorët relevant ndërkombëtar, se Serbia, as pas sulmit terrorist të 24 shtatorit të vitit të kaluar në Banjë të Zveçanit, ende nuk ka hequr dorë, nga ideja fashiste, për gllabërimin me forcë të veriut dhe pjesëve më vitale të Republikës së Kosovës. Për aq më tepër, pretendimet territoriale të Serbisë hegjemoniste ndaj Kosovës, i shpërfaqi hapur edhe drejtuesi i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovë” në Qeverinë e Serbisë, Petar Pektoviq i cili vizitën njëditore të Kryeministrit Kurti në komunat veriut të Kosovës, e cilësojë provokim dhe jo legale?!

 

Është mjaft interesant të ceket me këtë rast, se përveç provokimeve nga Serbia hegjemoniste, qëndrimet agresive të të cilës dihen tanimë botërisht nga të gjithë, edhe lexuesja e lajmeve të RTK-së, përveçse nuk pati gojë para pak ditësh, as ti uronte qytetarët e Kosovës për votimin pozitiv të propozimit të zonjës Dora Bakoyannis në Asamblenë e KE-së, për pranimin e Kosovën në Këshillin e Evropës dhe detyroi ministren e jashtme zonjën Donika Gërvalla, që ajo pak para përfundimit të intervistës ta uronte spikeren e RTK-së dhe popullin e Kosovës, e njëjta edhe në lajmet e sotme të RTK-së, (3 prill 2024) irritoi në mënyrë tepër cinike shikuesit dhe qytetarët e Kosovës, duke thënë se Kurti shkoi pa asnjë paralajmërim në veri!!! Pra çuditërisht, pyetjeve pa përgjigje, të Petkoviqit se kush e miratoi vizitën e Kurtit në veri, në fakt e dha spikerja e RTK-së në lajmet e mbrëmjes, së 3 prillit 2024, e cila i flakëroi dhe gati la pa mend të gjithë shikuesit lajmeve të RTK-së, duke u shfaqur me alarmin e "kuq" se Kryeministri Kurti, vizitoj pa asnjë paralajmërim veriun, e Kosovës! Në fakt përderisa tanimë, dihet botërisht, do duhej ta dinte edhe spikerja Fazliu në RTK, se veriu i Kosovës ka kohë që është vendosur nën kontrollin e institucioneve të shtetit të Kosovës dhe nuk kontrollohet më nga bandat kriminale dhe terroristët serb, ndaj kryeministri Kurti nuk kishte nevojë, si paraardhësit, ti paralajmëroj strukturat ilegale të Serbisë, ti marr leje Milan Radojçiqit, as ta huazojë barkën e Radojçiqit si Hashim Thaçi me shokë, për të lundruar me lejen e Radojçiqit në ujërat e Ujmanit, madje edhe rrugëtimin, nga qyteti në qytet, Kryeministri Kurti e bëri, pa hy llugave, dhe duke ecur vetëm rrugëve të asfaltuara nëpër këtë tokë të Republikës së Kosovës.

 

Ndaj, shpresojmë shumë se përmes kombëtares "Kosova Sot" do të informohet mbi këtë ARGUMENT, edhe spikerja "veterane" e RTK-së, e kaq punë besoj se duhet ta di të paktën z. Petkoviq, edhe në qoftë se, me paraqitje si këto, spikerja e RTK-së, vërtetë na bënë të dyshojmë se lajme të tilla, u destinohen qytetarëve të Kosovës apo agjencive të caktuara në Serbi. Se kujt, vërtetë i shërbejnë lajme kaq irrituese për shikuesit, me konotacione aq të ulëta e përçmues dhe mesazhe të qëllimshme provokuese e thellësisht negative, deri në primitivizëm klasik, duhet ta di redaksia e RTK-së, që në momente të veçanta për vendin, i lejon një gazetareje të tillë politike, të ngacmojë ndjenjat e qytetarëve të paanshëm, madje të asaj lexuese lajmesh, burri i të cilës digjte publikisht në sheshet e kryeqytetit të vendit, Flamujt e Kosovës, të dizajnuar nga presidenti historik i Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, por nuk u pengonin asaj, as komandantëve gangster flamujt e Serbisë, që valonin nga veriu deri në Shtërpcë e Brezovicë në jug të Kosovës. "Patriot" me bateria të pjerrura, që u pengon edhe vizita e kryeministrit Kurti në veri të Kosovës, ngase ua ka prishur oazën e kontrabandës me bandat e Radojçiqit, të cilët edhe përkundër ndalesës së futjes së mallrave të Serbisë, për shkaqe sigurie, tash e sa kohë, në Kosovë, po këta gangster mendje tredhur edhe sot e mbushin, anë e kënd Kosovën me mallra të kontaminuara të Serbisë.

 

Kryeministri Kurti, është ndër të paktët politikanë që pas shtrirjes së shtetësisë së plotë edhe në këtë pjesë të vendit, ka marrë guximin edhe ta vizitojnë, një ditë me diell veriun e Kosovës, ngase nuk është tokë e Rankoviqit, por pjesë e pandashme e shtetit tonë, vizitë e realizuar tamam si burrat dhe në vendin e momentin e duhur, madje edhe pikërisht në kohën kur shfaqen alarme të përditshme, për kërcënime dhe tensione nga Serbia dhe terroristët serb,akt që duhet përshëndetur dhe veprim për tu admiruar, i cili bën për tu krenuar të gjithë shqiptarët, pa dallim! Edhe akuzat dhe pretendimet e Petkoviqit shkojnë deri atje, sa ai përveç se e cilësoi “provokim” vizitën e kreut të ekzekutivit kosovar në këtë pjesë të pandashme të Republikës së Kosovës, pa fije turpi, akuzoi edhe KFOR-in dhe EULEX-in që e "lejuan" Kryeministrin e Kosovës, ta vizitojë një pjesë të tokave dhe territorit të shtetit të vet?!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".