Kosova ende nuk e ka mësuar si duhet dhe sa duhet kulturën e funksionimi të Protokollit të Shtetit

Kosova ende nuk e ka mësuar si duhet dhe sa duhet kulturën e funksionimi të Protokollit të Shtetit
Kosova ende nuk e ka mësuar si duhet dhe sa duhet kulturën e funksionimi të Protokollit të Shtetit

Dr. Hysni Aliu

  • 05 April 2024 - 13:28

Shkruan:Dr. Hysni Aliu

Unë nuk jam detajit, as perfeksionist në jetën time të përditshme as profesionale, por pëlqej që gjatë jetës sime të përditshme dhe profesionale të kem gjithmonë dhe maksimalisht parasysh respektin dhe barabarësinë për palët si pikënisje. Jam duke i përcjellë me vëmendje takimet e krerëve të shtetit me diplomatët e huaj, konkretisht qeveri, presidencë, me ambasadorët, ku çdoherë më bie në sy një detaj i vogël por për aspektin e shtetit të Kosovës dhe respektin veç e veç ndaj secilit përfaqësues të një shteti është shumë detaj i rëndësishëm.

E kam fjalën për mënyrën se si radhiten kryeministri apo presidentja në dhomën e pritjes e ku vendosen ambasadorët e vendeve mike.

E shohim që krerët e shtetit ulen në krye të vendit e pastaj ambasadorët radhiten anësh tyre sikur të ishin në oda familjare, ku më i vjetri ulet në vend të madh e pastaj tjerët nga bishti në bazë të " rëndësisë"

Poenti është që aty kemi 5 shtete të barabarta që ulen pranë një shteti mik e si rrjedhojë edhe tryeza ku ulen duhet të jetë e atillë që të gjithë të trajtohen në mënyrë të barabartë si shtete të veçanta e jo sikur deri më tani, dikush në bisht e dikush në krye të vendit.Unë e ftoj Kryeministrin Kurti dhe presidenten Osmani por edhe krye parlamentarin Konjufca, që ta ndryshojnë këtë qasje të trajtimit të pa barabartë të përfaqësuesve shtetërorë( gjë e cila po bëhet pa qëllim) sepse kur ne jemi njerëzorë edhe ata janë njerëzorë me ne, dhe respekti sjell respekt. Është krejt tjetër gjë kur një përfaqësues i shtetit takohet me një përfaqësues të një shteti tjetër. Psh. kryeministri me një kryeministër etj, por mbledhjet në grup duhet të koordinohen ashtu që të ofrohet prezenca dhe respekti maksimal për secilin pjesëmarrës.Në këtë mënyrë kur veprojmë e ngrisim vlerën dhe seriozitetin e shtetit tonë. Nëse këtë nuk mundeni ta perceptoni, vetëm paramendojeni veten sikur të ishit ju ambasador të atyre vendeve dhe si do të ju dukej ky trajtim.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".