Zvarritja e çdo çështje, ashtu edhe kjo e monedhës, është pjesë e lojës së palës serbe për ta dëmtuar Kosovën

Zvarritja e çdo çështje, ashtu edhe kjo e monedhës, është pjesë e lojës së palës serbe për ta dëmtuar Kosovën
Zvarritja e çdo çështje, ashtu edhe kjo e monedhës, është pjesë e lojës së palës serbe për ta dëmtuar Kosovën

Gjon Keka

  • 06 April 2024 - 08:08

Shkruan: ANALISTI - Gjon Keka

Që prej se Lajçak ishte si ndërmjetës në dialog, nuk ka pas asnjë propozim që ka qenë i pranueshëm për palën e Kosovës,është e habitshme se si ai tani kur po i përfundon mandati dhe po ikën pa lënë asnjë gjurmë pozitive në histori të dialogut ,po mundohet tani të tregohet konstruktiv dhe i paanshëm, vetë propozimi që u pranua nga pala e Kosovës dhe nuk u pranua nga pala serbe tregon këtë ndryshim të ndërmjetësit Lajçak. Por kjo nuk e bënë atë ndërmjetës të paanshëm, të dy si Borel si Lajçak nuk kanë qenë ndërmjetës të duhur për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë,prandaj edhe dialogu nuk ka pasur suksesin e merituar dhe të përmbylljes së dialogut.

-Çfarëdo propozimi që të jetë tani është humbje kohe që Kosova të merret me lojërat e palës serbe e cila e ka për qëllim që sa më shumë ta zvarris çdo çështje dhe duke e zvarritë ta dëmtojë Kosovën në rrugëtimin e saj evropian,të shtetit të së drejtës, ,forcimit dhe anëtarësimit në organizatat evropiane dhe ndërkombëtare.

Sikur nënvizova më herët në një përgjigje time për gazetën Kosova Sot, se tani më nuk duhet të flitet për kthim prapa ,e as për vendimin rreth monedhës ,sepse ato janë të drejta të natyrshme të Kosovës si shtet sovran dhe demokratik, por po kërkohet një modus operandi pra se si të gjendet mënyra ligjërisht e drejtë ,e arsyeshme ,pa pasoja dhe që nuk sjell komplikime rreth pagesave dhe transfereve për qytetarët në atë pjesë të republikës së Kosovës. Tanimë lojërat destruktive të palës serbe në dialog po zbulohen lakuriq se ajo nuk e ka qëllimin as të bëjë kompromise ,as të arrijë marrëveshje, e as të punojë për një fqinjësi të mirë dhe pranim të realitetit se Kosova është shtet dhe me të duhet të sillet si dy palë të dy shteteve.

Po përfundon koha si duket ngadalë por sigurt kur Serbia është trajtuar si ato fëmijët problematik të rrugëve që edhe pse sjellin probleme prapë nuk e kanë marrë dënimin e merituar për gabimet e tyre dhe problemet apo destrutktivitetin. Kështu perdja e këtij teatri absurd të palës serbe po bie ,dhe asaj po i dalin në lakuriqësi lojërat prapa perdes. Duke parë këtë tani faktori ndërkombëtar duhet ta ndryshojë trajtimin ndaj palës serbe ,duhet të fillohet së pari me ndaljen e privilegjeve ndaj saj,të ndaljes së dhënies së karrotave ,tani duhet të fillohet të merret me seriozitet pala serbe duke i treguar vijat e kuqe se më nuk ka lojëra të tillë dhe këtë sa më parë që ta aplikojnë faktori ndërkombëtar ,aq më mirë për procesin sepse do të ecin pastaj shumë gjëra ne vendin dhe rrugën e duhur.

Ndërsa duhet nënvizuar edhe këtë se pala e Kosovës nuk duhet harxhoj tërë energjinë në diksutime të tilla të kota,që nuk sjellin rezultate, asaj kjo vetëm i merr kohë dhe energji,prandaj ajo sigurisht që duhet të jetë e gatshme për dialog, të jetë konstruktive dhe parimore e me mundësi të kompromiseve brenda kufijve praktik e të natyrshëm të ruajtjes së interesave të shtetit të Kosovës. Por Kosova nuk ka kohë të merret me lojërat destruktive të Serbisë, duhet t'i bëhet e qartë asaj se pala e Kosovës nuk është „agjension turistik“ sa herë të dojë pala serbe ajo të fluturojë për t'u takuar vetëm për të dëgjuar iluzionet dhe propozimet absurde të saj, si dhe lojërat e pafundme që nuk sjellin asnjë zgjidhje apo kompromis dhe ecje përpara për të dy palët.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".