Dëshira për t’iu shërbyer qytetarëve para çdo interesi partiak dhe personal!

Dëshira për t’iu shërbyer qytetarëve para çdo interesi partiak dhe personal!
Dëshira për t’iu shërbyer qytetarëve para çdo interesi partiak dhe personal!

Florim Zeqa

  • 06 April 2024 - 11:51

Shkruan: Florim Zeqa

Nganjëherë duhet të shtirresh sikur je injorant dhe nuk kupton asgjë, për të njohur njerëzit dhe për të kuptuar se deri ku arrin pabesia dhe mashtrimi, poshtërimi dhe maskarallëku i atyre që të hiqen si miq, të cilët në momentin e parë që ju ipet mundësia të dalin kundër dhe të bëhen armiq të përbetuar!

Pakurrizorët sa herë që ndërron moti e kthejnë gzofin

Për fat të keq ka plot figura politike që kanë ambicie të sëmuara karrieriste, që janë përfitues të çdo situate, të çdo gjëje dhe gjithçkaje. Të tillë, për fat të keq në Kosovën tonë të vogël ka më bollëk. Sa më parë që arrijmë të pastrohemi nga kjo kastë kusarësh politikë aq më e ndritshme do të jetë e ardhmja e jonë në shtetin e Kosovës.

Politikanët të cilët në radhë të parë e vëjnë karrieren e tyre dhe interesin personal, jo vetëm që nuk mbrojnë parime politike, janë zvarranik dhe të pakurrizorë. Të pakurrizorët nuk e kanë problem të lakohen sipas situatave, herë në të djathtë e herë në të majtë për mbajtur, gjegjësisht marrur pushtetin pa asnjë meritë personale duke u thirrur në meritat e të tjerëve, saqë për njeriun e zakont krijohet dilemë e pajustifikueshme, ku ishin këta njerëz në Kosovë kur “hahej pasuli nga një kokërr”!?

Nëse ndodhë që në zgjedhjet e ardhshme të ndryshojnë numrat, po të njëjtit politikan të pakurrizorë do t’i ndryshojnë aleancat partiake vetëm që të ulen në karrikën e pushtetit.

Vullneti im politik dhe dëshira për t’i shërbyer atdheut dhe qytetarëve është para çdo interesi partiak dhe personal. Që i bie, se ambiciet e mia nuk janë pushtetore, por qytetare, gjegjësisht të qenurit gardian i përhershëm i interesave të qytetarëve dhe bashkatdhetarëve në mërgatën tonë.

Ashtu siq i kam shërbyer atdheut dhe qytetarëve (bashkatdhetarëve) për katër dekada rresht pa asnjë ambicie pushteti dhe pa asnjë kompensim material, do t’i shërbejë edhe në të ardhmen. Kjo më bën të ndjehem krenarë dhe faqebardhë në përballje me secilin që mendon ndryshe, pavarësisht bindjeve ideologjike. Ndërgjegja e pastër është pasuria më e madhe e kësaj bote.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".