Suksesi i Borut Pahorit në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë varet nga qëndrimi i fuqive të mëdha BE-SHBA, interesi i tyre gjeo politik dhe strategjik

Suksesi i Borut Pahorit në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë varet nga qëndrimi i fuqive të mëdha BE-SHBA,  interesi i tyre gjeo politik  dhe strategjik
Suksesi i Borut Pahorit në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë varet nga qëndrimi i fuqive të mëdha BE-SHBA,  interesi i tyre gjeo politik  dhe strategjik

Muhamet Kelmendi

  • 12 April 2024 - 07:16

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi 

Nga BE kërkohet t që ti  respektoj të gjitha shtetet në Ballkanin Perëndimor.  Largimi i z. Lajcak nga pozita e Përfaqësuesit Special të BE-së për dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit,  dhe çështjeve të tjera rajonale në Ballkanin Perëndimor dhe emërimi ndoshta i z. Pohar nga Sllovenia nuk është çështje që mund ti zgjidhi raportet me shtetin kriminal serb.

-Çështja e tillë varet kryesisht nga qëndrimet e BE-së dhe të SHBA-ve e Anglisë. Mbi qëndrimet e tilla vepron Përfaqësuesi Special i BE-së. Megjithatë, PS i BE-së ka detyrë të rëndësishme në ndërmjetësim të dialogut Kosovë-Serbi. Qëllimi i PS-së është paanshmëria, njohja e të kaluarës dhe e gjendjes aktuale. PS i BE-së që ka pozitë të tillë ndërmjetësuese kërkohet të ketë disa qëndrime: 1. Ta njeh të kaluarën, dhunën, terrorin dhe gjenocidin e bërë mbi popuj në hapësirën e Ballkanit Perëndimor. 2. Të jetë i paanshëm dhe pragmatik në zgjidhjen e raporteve  ndërshtetërore. 3. Ta njoh  gjendjen aktuale, shtetet si subjekte dhe ta respektoj shtetësinë e shteteve në këtë anë të Ballkanit. 4. Të jetë ndërmjetësues i vendosu dhe të përçojë politikën e BE-se. 5. Të njeh sllavizmin dhe politiken shtetërore të shtetit serb mbi ripushtimin e Kosovës dhe 6. Të ike nga pikësynimi që pikëpamjet e veta t'i paraqes të BE-se, sikundër bëri Lajçak, duke vënë  interesin serbomëdha në pikësynim të dialogut. PS i BE-se pa pikëpamjet e tilla ka vështirësi në përçimin e politikës së BE-së.

Një fakt tjetër shumë i rëndësishëm është mu vendi nga vjen PS i BE-së. E dëmshme është për dialogim përkatësia sllave, sikundër dhe afërsia nacionale me shtetin serb. Kjo për faktin se nga Serbia varet paqja dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor. Vështirësi ka të mëdha. Serbia ka lidhje tradicionale me disa shtete në BE. Nga ato, si nga Franca, po merr edhe avion luftarak. Tamam u veprua sikurse Serbia mos të kishte arnë nga Rusia, Kina e Irani. Kjo është pa përgjegjësi e Francës. Pra, shteti serb është i armatosur shumë. Po e pretë gjendjen e përshtatshme në Ballkanin Perëndimor për te vepruar ushtarakisht ndaj Kosovës, BH, Malit të zi dhe Maqedonisë se Veriut. Realizimi i botës serbe e ka bazë militarizimin e shtetit serb. Armatosja e Serbisë është përkrahje e shtetit serb në realizimin e Serbisë së Madhe të Kongresit të Berlinit të vitit 1878 dhe të Konferencës së Ambasadorëve të vitit 1912/13 në Londër. BE, Anglia dhe SHBA-të këtë nuk duhet respektuar. Kjo është kështu edhe për PS-në si përfaqësues  i BE-së. Njohja de- facto e gjendjes kërkohet të jetë politika e BE-së.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".