Institucionet e drejtësisë dhe ato sociale me mision të dështuar përballë kriminalitetit në rritje me dhunë në familje

Institucionet e drejtësisë dhe ato sociale me mision të dështuar përballë kriminalitetit në rritje me dhunë në familje
Institucionet e drejtësisë dhe ato sociale me mision të dështuar përballë kriminalitetit në rritje me dhunë në familje

Hasan Preteni

  • 18 April 2024 - 07:41

Shkruan: ANALISTI - Hasan Preteni

Më efikase ishin masat dhe sugjerimet e këshillave të dijetarëve-pleqnarëve se sociologët dhe psikologët. Sot u vra edhe një nënë, u vra nga bashkëshorti në qendër të qytetit. Familja po na dështon, preventiva, entet sociale, farsë, gjykatat në nivelin e krimit. Ne si shoqëri duhet të reflektojmë, tryeza, debate, nisma, emisione edukative ( jo Big Bradher e pisllëqe tjera) Autoriteti rregullativ i medieve duhet të ju marr licencën të gjitha televizioneve që prodhojnë kiç , pornografi e amoralitet.

-Kosova ne krize te thelle morale,po goditet dhe cenohet familja si qeliza themelore e shoqërisë. Edukimi i fëmijëve po çalon,papjekuria për te hyre ne martese problem ne veti. Ne rastin konkret një gati adoloshente hyn ne lidhje martesore me personin që veç është prind i tre fëmijëve!!! Dallimi në moshe, dallimi në historinë familjare, dallimet që kishte qenë mirë që të evitohen nga prindërit dhe dashamirët. Të gjithë vrasësit, recidivistë, dënime të shumta me kusht, dënime jo meritore për kriminelët e lindur. Sistemi gjyqësor nuk është askund në lidhje me sanksionimin e delikuentëve të dhunshëm. Ndoshta mundë të arsyetohen veprat si vjedhja por jo ato kur adoleshentët fillojnë jetën me krime ,me dhunë, abuzime seksuale dhe kërcënime fizike.

Duhet të analizohet e kaluara edhe e prindërve të këtyre monstrumëve. Krimi,hajnia, tradhtia janë gjenetike. Këto institucionet sociale, me mision të dështuar. Më efikase ishin masat dhe sugjerimet e këshillave të dijetarëve-pleqnarëve se sociologët dhe psikologët. Sot u vra edhe një nënë, u vra nga bashkëshorti në qendër të qytetit. Familja po na dështon, preventiva, entet sociale, farsë, gjykatat në nivelin e krimit.

Ne si shoqëri duhet të reflektojmë, tryeza, debate, nisma, emisione edukative ( jo Big Bradher e pisllëqe tjera) Autoriteti rregullativ i medieve duhet të ju marr licencën të gjitha televizioneve që prodhojnë kiç , pornografi e amoralitet. Le të fillojnë nga Klan Kosova. KGJK të analizon vendimmarrjen ne rastin e monstrumit nga Ferizaj dhe ti suspendon të gjithë gjyqtarët që kanë qenë pjesë e kësaj kuzhine. Nuk mjaftojnë protestat qesharake me pak pjesëmarrje, nuk mjaftojnë "ditë ziet" nuk mjaftojnë deklaratat në frymën " hajt pak" Analizë e thellë,veprime konkrete dhe gjykim meritor.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".