Kosovës i duhet për mbrojtje një FSK dhe një Polici shumë mirë e trajnuar dhe armatosur

Kosovës i duhet për mbrojtje një FSK dhe një Polici shumë mirë e trajnuar dhe armatosur
Kosovës i duhet për mbrojtje një FSK dhe një Polici shumë mirë e trajnuar dhe armatosur

Muhamet Kelmendi

  • 18 April 2024 - 16:16

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Serbia po ndërmerre hapa agresive kundër Republikës së Kosovës. Pikësynimi është ndarja apo ripushtimi. Nga dështimi i shtetit serb për të ndaluar Kosovën nga anëtarësimi në Asamblenë e Këshillit të Evropës, si dhe kërkesa ne OKB për gjenocid në Srebrenicë, ka vënë në lëvizje ky shtet sllav veprime të rrezikshme dhe po kërcënon me aksione ushtarake. Ka ditë që ushtria serbe me mjete të blinduara është 200 deri ne 300 metra afër kufirit te Kosovës. Me mijëra ushtar me mjete të blinduara ka vendosur në Luginën e Preshevës.

 

Brenda në Kosovë, ku jeton minoriteti serb, Serbia ka përgatitur grupe kriminale për të vepruar kundër rendit juridik. Nëpër kufijtë e Serbisë, që kalojnë në Hungari, në Kroaci, si dhe me Kosovën, bënë bllokim të ushtarëve nga Kosova. Kudo nëpër botë ka futur në veprim grupet që po punojnë kundër Kosovës. Po krijohet gjendja, sikundër tha kriminieli Vuçiq, për të vepruar si shtet. Krimineli Vuçiq pati thënë: "Ne po përgatitemi për të vepruar në momentin dhe kohën më të përshtatshme kundër Kosovës". Aktet e tashme po tregojnë se Serbia po përgatitet për të vepruar kundër Kosovës. Së këndejmi priten nga shteti serb që të vepron me aksione të ashpra terroriste. Veç punës politike, angazhimit kundër Kosovës nëpër qendrat e vendosjes dhe në shtete, ka përgatitje ushtarake për aksione luftarake kundër Kosovës.

 

Aksionet do të bëhen nga grupet e ndryshme në veri të Kosovës, në katër komunat, si dhe në pjesët tjera te Republikës. Priten sulme në Prishtinë, në Shtërpce, në Mitrovicë në Gjilan, në Graqanicë e në vende tjera. Veprimet do të jenë të ashpra dhe të shumëfishta, me sulme kundër objekteve, të policisë dhe FSK-së. Kosova kërkohet të përgatitet. Nuk mbrohet vendi me 4 a 5 mije ushtare dhe me qindra forca speciale të policisë. Republikës i duhen me dhjetëra mijëra ushtarë dhe me mijëra forca speciale policore. Mirë është që është edhe NATO në Kosovë. Kjo është garanci e madhe e paqes. Por,shumë shpejtë mundë të ndryshe gjendja, atëherë kur NATO nuk e garanton më rendin dhe sigurinë, paqen në Kosovë. Këtu hynë edhe FSK dhe Policia në veprim. Me këto dy mekanizma të përgatitur dhe të armatosur mund të sigurohet dhe të mbrohet vendi. Republika kërkohet të mendoj për çdo opsion. Koha nuk pretë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".