Asociacion komunal vetëm për qytetarët serb lojal të shtetit të Kosovës, jo për Serbinë

Asociacion komunal vetëm për qytetarët serb lojal të shtetit të Kosovës, jo për Serbinë
Asociacion komunal vetëm për qytetarët serb lojal të shtetit të Kosovës, jo për Serbinë

Agim Bajrami

  • 20 April 2024 - 21:53

Shkruan: ANALISTI-Agim Bajrami

Kosova, menjëherë do të duhej të inicioj procedurat e miratimit të aktit statutar të Asociacionit ,pa marr parasysh çka bënë pala tjetër ,sepse  garantues të shtetit të Kosovës,demokracisë,shtetit të së drejtës,integrimeve në bashkësinë ndërkombëtare, dhe zhvillimin e mirëqenies të qytetarëve të Kosovës janë SHBA dhe BE . Të mënjanohet, mendësia e folklorizmit kosovarë, dhe meritat e miqve ndërkombëtar për lirinë krijimin e shtetit të Kosovës, dhe integrimin e Kosovës në strukturat dhe institucionet e organizatave ndërkombëtare, e kanë bërë, dhe mund të bëjnë vetëm themeltarët e subjektivitetit ligjor të Kosovës, dhe ata janë miqtë ndërkombëtar me parat e taksa paguesve të qytetarëve të tyre.

Kosova, me patjetër do të duhej të formojë asociacionin e komunave për  qytetarët  kosovarë me shumicë të etnisë serbe, dhe pse? Ngase: - Kosova ka obligim nga marrëveshjet e arritura në Bruksel në vitin 2013 dhe 2015, dhe të ratifikuara në Kuvendin e Kosovës: - Se në bazë projektit të Athisarit , u pranua shteti i Kosovës, me status të veçantë, për komunitetin e Kosovës dhe me 'sui generis' të shtetit të Kosovës; - Se Kosova, mund të qëndroj vetëm si shoqëri multi etnike, multi fetare dhe me demokraci funksionale, dhe sundim të ligjit, ku shteti është laik ndaj besimeve fetare dhe religjioneve në Kosovë. - Kosova, menjëherë do të duhej të inicioj procedurat e miratimit të aktit statutar të Asociacionit ,pa marr parasysh çka bënë pala tjetër ,sepse garantues të shtetit të Kosovës,demokracisë,shtetit të së drejtës,integrimeve në bashkësinë ndërkombëtare, dhe zhvillimin e mirëqenies të qytetarëve të Kosovës janë SHBA dhe BE . - Të mënjanohet, mendësia e folklorizmit kosovarë, dhe meritat e miqve ndërkombëtar për lirinë krijimin e shtetit të Kosovës, dhe integrimin e Kosovës në strukturat dhe institucionet e organizatave ndërkombëtare, e kanë bërë, dhe mund te bëjnë vetëm themeltarët e subjektivitetit ligjor të Kosovës, dhe ata janë miqtë ndërkombëtar me parat e taksa paguesve të qytetarëve të tyre.

Përndryshe,edhe me dëshirën më të mirë të kosovarëve dhe me kapacitetet e aftësive disponuese të lidershipit politike,e vetëdijes shoqërore demokratike të qytetarëve, kapaciteteve arsimore e të traditës të shtet ndërtimit dhe të funksionimit të shtetit ligjor mbi bazën e vlerave demokratike, të qeverisjes demokratike,barazisë ligjore, e konkurrencës në vlera,është për të dëshiruar, dhe pa mbështetjen e SHBA-ve dhe të BE-së ,përveç se është e pa mundshme ,por atëherë Kosova ,do të rrezikohej nga vetvetja,dhe zhvillimet nga gjeopolitika aktuale. Prandaj ,te kultivohet urtësia ,për atë që Kosovës i mungojnë njohuritë, të kërkohet ndihma e përkrahjes nga miqtë ndërkombëtar, dhe me mençuri të ndërmerren hapat e nevojshme në harmoni me politikat e formuara të miqve ndërkombëtar, për më të mirën e ardhmërisë evropiane dhe të qytetarëve kosovar dhe vendit të tyre. Mjaft më, me plagjiaturë të meritave të te tjerëve, dhe eufori fudulle të mendësisë konfliktuoze  ballkanike!

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".