Lexoni edhe:
Pritjet për 16 Majin, hapja reale e perspektivës evropiane të Kosovës
Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri
Zgjerimi i mbështetjes për Kosovën nga faktori me ndikim ndërkombëtar, pa dyshim, do ta bëjë Serbinë dhe krerët e saj të shtetit hegjemonist, që ta pranojnë sa më parë edhe pavarësinë e Kosovës si akt të kryer dhe të pa kthyeshëm mbrapa, sikur që po ndodhë tani me fillimin e procesit të hapjes së perspektivës së Kosovë për integrim në BE, me hapjen e derës së parë dhe ndoshta aktualisht edhe kryesore dhe me shumë rëndësi, siç është anëtarësimi i Republikës së Kosovës në KiE. Akt historik ky, dhe shumë i mirëseardhur, jo thjeshtë vetëm për anëtarësimin, por më tepër për pranimin e Kosovës si shtet i pa varur dhe pa atë fusnotën e famshme të kuislingut Hashim Thaçi.
-Për fatin e mirë të vendit tonë, duke iu falënderuar shumë dhe mbetur pafundësisht mirënjohëse, të gjitha vendeve mike evropiane, edhe pasardhësi i Millosheviqit, krimineli Aleksandër Vuçiq, përfundimisht po detyrohet që me turp dhe kokë ulur ta pranojë disfatën e tij të radhës, në përpjekjen e dështuar, si është ë keq, për ta bllokuar anëtarësimin e Kosovës në mekanizmat ndërkombëtar, e që një ndër më të rëndësishmet, në fazën aktuale është pikërisht KiE, vendim që pritet të zyrtarizohet me sukses, të ngjashëm apo të përafërt me dy votimet e më parme, pikërisht më 16 maj të këtij viti.
Pritjet për 16 Majin, hapja reale e perspektivës evropiane të Kosovës Lexoni edhe:
Madje edhe vet Vuçiq, anëtarësimin e Republikës së Kosovës në KiE, e ka quajtur si punë të kryer, duke folur me tone disfatiste edhe para Ndihmës sekretarit amerikan të shtetit James O’Brien, dhe bërë sikur po harron, se Kosova është shtet i pavarur dhe po merr vetëm atë që i takon, pra një anëtarësim të natyrshëm, që u takon të gjitha shteteve të lira, të cilin ai e quan shpërblim për Kosovën dhe gjoja ndëshkim ( i merituar do ta quaja unë) për Serbinë hegjemoniste, që nën sundimin e Vuçiqit edhe sot tenton të shkaktoj luftëra të reja, me tendencën për ta krijuar Serbinë e madhe, duke u zgjeruar në tokat dhe territoret e vendeve fqinje, që nga Bosnja e Mali i Zi deri në veri të Kosovës. Madje krimineli kryeneç Vuçiq gjatë konferencës për media është ankuar mu si kalama qaraman, para z. O`Brien edhe ndaj Kosovës se gjoja, ka imponuar “gjëra të reja në dëm të popullit serb” dhe se për këtë “po shpërblehet me anëtarësim në Këshill të Evropës”! Për aq më tepër Vuçiq ka shpifur sikur një fëmijë palaço e rrenacak rrugësh se kinse "State Departmenti" amerikan, NATO dhe BE po heshtin, ndaj “heqjes së dinarit”, dhe ka gënjyer publikisht, se gjoja po ndodhin edhe “burgosje të përditshme të serbëve” në Kosovë, që faktikisht nuk ka të bëjë fare me realitetin.
Kështu që zgjerimi i mbështetjes për Kosovën nga faktori me ndikim ndërkombëtar, pa dyshim, do ta bëjë Serbinë dhe krerët e saj të shtetit hegjemonist, që ta pranojnë sa më parë edhe pavarësinë e Kosovës si akt të kryer dhe të pa kthyeshëm mbrapa, sikur që po ndodhë tani me fillimin e procesit të hapjes së perspektivës së Kosovë për integrim në BE, me hapjen e derës së parë dhe ndoshta aktualisht edhe kryesore dhe me shumë rëndësi, siç është anëtarësimi i Republikës së Kosovës në KiE. Akt historik ky, dhe shumë i mirëseardhur, jo thjeshtë vetëm për anëtarësimin, por më tepër për pranimin e Kosovës si shtet i pa varur dhe pa atë fusnotën e famshme të kuislingut Hashim Thaçi, e cila për më shumë se një dekadë, ka "imponuar" edhe paragjykimin e statusit të Republikës së Kosovës, duke e trajtuar shtetin tonë të pavarur, pikërisht shkaku i "FUSNOTËS"-Tragjike të Hashim Thaçit dhe Edita Tahirit, si vend me status neutral, nën administratën e UNMIK-ut, apo fatkeqësisht edhe territor në "vartësi" të kontestit të pa zgjidhur me Serbinë, gjë që me pranimin e Kosovës në KiE, përfundimisht, po merr fund!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".