“BOTA SERBE” NUK ËSHTË SHUSHURITJA E FUNDIT E NEOFASHIZMIT SERBIAN!

“BOTA SERBE” NUK ËSHTË SHUSHURITJA E FUNDIT E NEOFASHIZMIT SERBIAN!
“BOTA SERBE” NUK ËSHTË SHUSHURITJA E FUNDIT E NEOFASHIZMIT SERBIAN!

Prof. dr. Hakif Bajrami

  • 23 April 2024 - 09:56

Shkruan: Akademik Prof Dr: Hakif Bajrami

Serbia është e ngarkuar me shovinizëm, por shovinizmi dhe krimet monstruoze do të ia hanë kokën si nacizmi Hiterit!

“Bota serbe-ruse” u pa hapur në Këshillin e Sigurimit të OKB më 22 prill 2024 se Rusia e kërkon nga Serbia një luftë të re në Kosovë, në mënyrë që ta zhvëndosë vëmendjen Bota e civilizuar nga lufta në Ukrainë, ku soldatët fashist rus po bëjnë krime monstruoze. Në lidhje me këtë Serbia neofashiste nuk poe kupton se ka mbajtur të okupuara treva të hueja për dy shekuj, për faktin se në të gjitha kongreset dhe konferencat e paqës është mësuar të përkdhelet dhe t` i falen trevat e hueja. Tash, pa i paguar Serbia dëmet e luftës për dy shekuj ndaj shqiptarëve, agresionin sidomos ndaj Kosovës nuk e ndal. E vërteta, Serbia nazifashiste duhet denohët sikurse Rajhu i Tretë gjerman pas Luftës Dytë Botërore. Vetëm atëherë do të kemi paqe dhe siguri në Ballkan. Prandaj, me këtë tretman ndaj Serbisë sot nga ana e BE dhe SHBA, nuk vrehet se Serbia do të demokratizohet. Edhe më keq, Serbia me këtë tretman sot po stimulohet, pale mos po largohet nga “prehri” i Rusisë neofashiste, e ai realitet, për neve që e studiojmë shoqërinë serbiane qe 40 vjetë, e themi publikisht se nuk ka asnjë shansë të ndodhë.

Serbia nazifashiste në vagën e historisë Evropiane dhe Ballkanike

Po mbushën katër dekada që shkruaj se Qeveritë e Serbisë nuk mund të mbushën mend për deri sa t` i paguajnë reparacionet (dëmet e luftës), që ua kanë bërë shqiptarëve për dy shekuj. Sot Beogradi ka qitë fjalë se më 6 maj 2024 do ta publikojë programin e radhës, për të dëshmuar se ende qëndron në “vigun” e “Naçertanisë” 1844. Kuptohet se këtij plani do t` ia shtojë edhe Programin anti kroat: “Deri në shkatrrimin tonë ose të juajin” shkruar më 1902. Lidhur me këtë nuk kam informata se çka përmban programi “Bota Serbe” , por në bazë të 37 programeve të njohura deri me tash që i posedojë, mendoi se ofenziva neofashiste serbe do të përqëndrohet në dy pikaagresive: 1. Si të zgjërohet Serbia në Bosnje, nëse Organizata e Kombeve të Bashkuara nuk aprovon më 22 prill 2024 rrezolutë për gjenocidin në Sreberenicë më 1995. Do të përqëndrohet në lidhje më të ngushtë me Rusisnë, në mënyrë që çështjën e Kosovës dhe Maqedonisë Veriore t` i mbajë në maje të thikës, për ta justifikuar agresionin latentë të anshllusit serbian, që planifikohet të ndodhë në Krahinat: Mostar dhe Banja Llukë. Lidhur me këtë Serbia do të fokusohet në një krijim të situatës së re konfliktuoze serbo-malazeze, duke e peshuar tërë çështjën me rreligjion, porjosikurse veproi serbia më 29 Nëntor 1918 kur ia shuan Malit Zi: shtetësinë, mbretërinë, kombësinë, rreligjionin, gjuhën dhe historinë malazeze me fuqinë e ushtrisë së huaj. E vërteta, ky realitet e ka avansuar politikën serbiane në një pozicion fatamorganë, të cilën shoqëria serbiane e ndjek si hieja trupin që lëvizë. Prandaj është shumë detyrë delikate të largohet Serbia me llafe nga kjo rrugë. Po, nëse denohet Serbia ndërkombëtarisht, disi në fillim do të duket paksa si çështje prekëse, por ai denim është në esencë ndihmë që kombi serbian të largohet nga “froni” i trillimeve rreligjioze dhe kaja politike.

Cila është filozofia politike e “Botës Serbe”

Sot janë nja 100 vende në Glob me kriza petenciale që shpiejnë në luftë zingjiore. Një ndër vendet me kësi potenciali është padyshim siellja e Serbisë që bartë me veti pesë vatra krizash ku planifikon të përzihet “kapitali” i saj si në: Bosnje Hercegovinë, Mal të Zi, Kosovë, Maqedoni të Veriut, Bullgari dhe sidomos me Kroacinë, që do të thot sipas porosisë ruse Serbia të mbetet në pozicion lufte me NATO-n. Nga ky pozicion e nxjerr aksiomën se Rusia e urren Serbinë, por e shfrytzon për tri përdorime shumë të ulta…

Me programin “BOTA SERBE”, nuk ka dyshim se do të ripromovohet që Serbia është shtet gjenocidal. Në lidhje me këtë, duhet theksohet për opinion se politika strategjike e NATO-s nuk do të lejojë një luftë të re në Ballkan, por shembulli i tragjedisë në Srebernicë e demanton këtë qëndrim se “Ballkanisit duhet të flejnë me duar në gjepa”.Jo Ballkanasit duhet t` i ndihmojnë NATO-s në mënyrë që NATO t` u ndihmojë Ballkanasëve.

Shqiptarët dhe serbët në këtë histori megnetike duhet ta themi për herë të parë dhe pse mos të dihet se e kanë një armik të përbashkët. Ai armik i përbashkët është Rusia, sidomos për Serbinë, të cilën po e shfrytëzon për karrem qe dy shekuj pa shkëputje. Në lidhje me këtë Radojçiqët nuk mund ta nxierrin Serbinë nga humnera ku vet populli i saj e ka palsuar vetëvetën, duke bërë mitingje, duke lejuar pushtetin që t` i nxjerr nga burgjet të gjithë kriminelët dhe t` i mobilizojë për luftë (1992-1999), plus edhe t` i paguaj për të bërë mizori të papara sidomos më 1995 në Bosnje dhe më 1999 në Kosovë përmes tri programeve: Toka diegur; Koridoret përplasëse dhe Patkoi, që të tira për ta shfarosur popullin shqiptar në tërësi, ashtu si ishin marr vesh Millosheviq- Tuxhamn në mars 1991 në Karagjorgjevë.

Çka e veçon luftën e fundit serbiane me Luftëratë botërore 1914-1918 dhe 1939-1945

Në luftërat botërore muarën pjesë: në të parën 36 shtetet, në të dytën 61 shtete. Lufta e Parë zgjati 4 vjetë, 3 muaj e 15 ditë.Lufta e Dytë zgjati 6 vejtë.Numri i ushtarëve në luftën e parë ishte 1, 7 milionë.Numri i ushtarëve në luftën e dytë ishte 6 milionë.Luftërat në luftën e parë u zhvilluan në 14 shtete.Në Luftën e dytë, luftimet u zhvilluan në 40 shtete. Madhësiaarrijti në rastin e parë në 985 milionë . Kurse në Luftën e dytë madhësia arrijti në 1315 milionë.Madhësia ku u përfshi në luftë në rastin e parë ishte 4 milionë kilometra kator.Në rastin e dytë ishte 22 milionë kilometra katror.U mobilizuan 70 milionë 1914/18, ndërsa më 1939/45 u mobilizuan 110 milionë ushtarë.Në Luftën e Parë Botërore u vranë 10 milionë njerëz.Në Luftën e dytë u vranë 50 milionë njerëz.Në Luftën e Parë u plagosën 21 milionë njerëz.Në Luftën e dytë u plagosën 35 milionë njerëz.

Në Luftën e Parë Botërore në kampin që e shkaktoi luftën sepse kishte kapital po nuk kishte koloni siç ishin Gjermania, Austro Hungaria dhe Italia. Në kampin e dytë që nuk ishin për luftë provizorisht sepse kishin koloni të maftuara ishin: Anglia, Franca dhe Rusia. SHBA hynë në luftë kah fundi më 1917 si borçli dhe dualën si huadhënës. Në luftën e Dytë Botërore ishin dy taborre kryesre ndërluftuese: Pakti Berlin-Romë-Tokio dhe Aleatët: SHBA- Anglia- Rusia dhe Lëvizjet antifashiste nepër botë me lëvizjet e rrezistencës.

Në Luftën e Parë muarën pjesë 190 000 avionë; në Luftën e Dytë muarën pjesë 710 000 avionë.Në luftën e Parë muarën pjesë 9000 tanke, në Luftën e Dytë muarën pjesë 287000 tanke.U aktivizuan 140 000 mjete ushtarake në rastin e parë, ndërsa u angazhuan 1 041 000 mjetet ushtrake, në rastin e dytë.

Në çdo 100 nerëz të vrarë në Luftën Ballkanike ishin 92% ushtarë ndrësa 8% ishin civilë. Në Luftën e Parë Botërore në çdo 100 njerëz të vrarë 60% ishin ushtarë, kurse 40 % ishin civilë. Në Luftën e Dytë Botërore në çdo 100 njerëz të vrarë 40 % ishin ushtarë, kurse përqindja e civilëve arrinë në 60%. Në Luftën për shkatrrimin e Jugosllavisë 1992-1999, aporksimativisht 91% nga numri i të vrarëve ishin civilë, kurse 9% ishin ushtarë të vrarë.Ky argumenti i fundit e veqën luftën jugosllave me luftërat tjera për kah vrasja e civilëve. Por luftën serbiane e veçdon edhe një fenomen e që ka të bëjë me bartjën e kufomave për të humbur gjurmë. Madje në luftën serbiane ka pasë edhe diegëje të kufomave dhe eksperimente të tipit : “Dr Resher”, që do të thot majte profesionale sa mundet njeriu për të u qëndruar torturave të programuara, sa mundet njeriu për t` i qëndruar temperaturës minus dhe plus. Këto eksperimenete oficerët serbian i kanë bërë vetëm në Kosovë, dhe për mos me u zbuluar e montuan aferën e “trafikimit organeve njerëzore”. Dhe kur u doli kjo aferë e montuar, atëherë Beogradi zyrtar filloi të instaloi skenar morbid përmes “dëshmitarëve të mbrojtur”, të cilët janë të strehuar nepër Evropë dhe jashtë saj, para se të fillonte Specialaja e Hagës kundër UÇK-ës dhe shqiptarëve në përgjithësi e jo “kundër individëve” si është bërë zakon të thuhet e shkruhet.

Çka duhet mësuar nga historia e gjykimeve dhe hetimeve sot

Në vitin 1946 në Nyrënberg u mbajt Procesi i denimit të krimeve të Luftës Dytë Botërore. Aty u denua Rajhstagu, SS trupat, ABVER trupat, Partia Nncional Socialiste dhe tërë kreu ushtrak dhe politik i shtetit. Gjermania u nda në katër zona të okupimit si dhe u detyra për t` i paguar reparacionet (dëmet e luftës). Nepër zonat e okupimit pati denime shtesë me burg: Në Zonën Amerikane u denuan me burg 95000 persona; në Zonën e okupuar nga Rusia u denuan me burg të rëndë 67000 persona; Në Zonën e okupuar nga Anglia u denuan me burgim 64000 persona; Në Zonën e okupuar nga Franca u denuan me burgime 19000 perosona.

Gjithëashtu në nivel të Gjermanisë në zonën britanike u denuan pa të drejtë pune në profesion 320 000 persona.Në Zonën e okupuar nga Franca u denuan pa të drejtë pune në profesion 7000 persona. Në Zonat Amerikane dhe Ruse nuk ka të dhëna sa persona janë denuar, ose nuk është denuar askush, sepse legjislacioni i këtyre vendeve, nuk e parashihte një denim të tillë.

Shtrohet pyetja: ku është pozicioni i fajeve të Serbisë për krimet gjenocidale për dy shekuj ndaj shqiptarëve, sidomos në Luftën e fundit 1998-1999. E pse mos ta shtrojmë pyetjën: Në Serbia nuk është denuar Qeveria e Serbiaë, nuk është denuar Gjneralshtabi Serbina, nuk është denuar Partia Socialiste Serbe, nuk është denuar Partia Radikale Serbe, nuk janë denuar disa parti tjera e që me krime kanë qenë të ekspozara, dhe bota për peshën e atyre krimeve dinë ose nuk dinë fare, sepse të gjitha i janë fakturuar shtetit dhe drejtuesit të saj, me të drejtë, por…. Mbi të gjitha Serbia nuk është denuar për dëmet e lyftës, as që ia ka përmendur ndokush nga ndërkombëtarët reparacionin. Mu për këtë realitet politik, Serbia po sillet ende si xhandar i Ballkanit, sepse nuk e ka përfshirë pesha e përgjegjësisë penale.

Pse shqiptarët nuk krijuan miqë as në kohën e Gjergj Kastriotit në Evropë

Gjergj Kastrioti- Skenderbeu provoi për të krijuar miqë në Venedik, Vatikan dhe nepër Evropën e hallakatur sidomos pas vitit 1463.Por, Skenderbeeu askund nuk gjeti as miqë as përkrahës të interesit.Përkundrazi, gjeti një lloj helmimi misterioz, prej të cilit edhe u pushua nga jeta-nga lufta e shenjët për çlirim nga osmanlia okupator.

Së dyti, shqiptarët provuan në kohën e Ali Pashë Tepelenës dhe të Buhsatlinjëve të dëshmojnë Evropieizim, por muarën urrejtëje dhe pezmatim ps eishin musliman. E ky fenomen ndodhëte për faktin sepse Evropa e Kryqzatave nuk kishte ndryshuar, as vese e as adete makiveliste. E kundërta shqiptarët në të gjitha kryengritjët kombëtare gjatë shekullit XIX dhe XX kundër osmanlisë drejtoheshin nga personalitetet shqiptare të rreligjionit islam. Por, kjo nuk do të thot se nuk ka pasë edhe turkofilë dhe tradhtarë nga ky rreligjion. E po të peshohen me vagën e tradhtisë, atëherë hesapi del shumë i egër i rreligjioneve islame E vërteta, shqiptarët vetëm një herë në histori gjatë shekullit XX e kanë pasur një gjysëm dobie nga Lindja,por jo rreligjioze por ideologjike. Parndaj më 1955 kur projektohej: deprotimi i shqiptarëve nga Jugosllavia; kur planifikohej ndarja e Shqipërisë në mes Jugosllavisë dhe Greqisë, posa Shqipëria u pranua në Paktin e Varshavës (më 1955) pushuan të gjithë skenarët e ndarjës Shqipërisë. Por shpërngulja e shqiptarëve nga Jugosllavia në Anadolli pushoi vetëm më 1966, me ndihmën e fuqisë SHBA-ve, të cilat e ndihmuan terthorazi në sigurinë e plotë për eliminimin e Aleksandër Rankoviqit në Brione. (shiqo: A. J. Brionski Plenum, “Tajna dokumentacija stoleça/66”).

Çka do të ngjanë nëse OKB e aprovon Rrezolutën për gjenocid në Srebernicë

Sot në Ist River (Nju Jork) ndërgjegja e njerëzimin është në peshojë. E kuptueshme se kundër drejtësisë do të provojnë të ngadhnjejenë Rusia, Serbia, Bellorusia, Irani, Kina dhe ndonjë shtet marionetë si këto. Por aprovovimi i Rrezolutës për gjenocidin në Srebernicë do t` i hapëte dy mundësi: 1.Që Serbia t` i paguaj dëmet e luftës në Bosnje. 2. Që Rusia një ditë të gjindet para peshës së Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, dhe t` i paguaj dëmet e luftës ndaj Ukrainës. Pra Rrezoluta për gjenocidin në Srebërnicë do të ishte një fitore e demokracië mbi tiraninë.

E vërteta,auktalisht shembulli i Gjermanisë për t` i paguar viktimat e kolonializimit në Namibi, këto ditë (prill 2024) e venë çdo agresor para ÇEKANIT të gjyqtarit. E në këtë nye Serbia fashsite ka filluar të dridhet, sepse një ditë do duhet paguar dëmet e luftës për Kroaci, për Bosnje dhe për Kosovë sidomos.

Çka do të ngjan nëse Perendimi e lejon Rusisnë ta fitojë luftën në Ukrainë

Me aprovimin e ndihmës për Ukrainën për 61 miliardë dollarë këto ditë nga Senati Amerikan, pothuej se është e sigurtë se Ukraina nuk është vetëm, prandaj nuk do ta humbi luftën, por nuk do të mundet as për ta fituar. Kjo për faktin se për NATO-n është me interes politiko strategjik,që Rusia e Putinit të kompromitohet para opinionit botëror.Dhe, në këtë drejtim NATO nuk meerr kurrfar përgjegjësie morale, sepse është organizatë ushtarake, armike e imperializmit rus në përgjithësi.

Nëse Rusia eventualisht do ta fitonte luftën në Ukrainë, atëherë turrin e saj (Rusisë) do ta ndalte vetëm një Luftë e Tretë Globale, e cila po zvillohet para syve tanë në forma të ndryshme, por me mënyra të tjera makiaveliste. I mjeri ai popull sot, që është para ndrydhjeve të fuqive agrsiveushtrake ruse.

Çka do të ngjan nëse më 16 maj 2024 Kosova bëhet antare e Këshillit Evropës

Historia nuk mirret me fall. Por, nëse analizohën ngjarjet drejtë (faktorët objektiv dhe subjektiv), atëherë “zbulimin” i së vërtetës se çka do të ngjan ke shansë për ta rrumbullaksuar në 90-95% se si do të jetë përfundimi, kuptohet jo apsolut. Lidhur me titullin e shtruar si pyetje konjukturale- “Bota Serbe”, mund të theksojmë pra, nëse Kosova pranohet de jure në Këshillin e Evropës, atëherë hapet shansa që Kosova shumë më lehtë të pranohet në Interpol, në UNESCO, në OKB. E sa i takon pranimit në NATO, çështje e Kosovës është gati tërësisht e zgjidhur, sepse NATO është këtu. Por kjo ambicje e Republikës Kosovës është çështje që donë njohuri speciale ushtrake, sepse dëshira dhe përkushtimi në asnjë rrethanë nuk do të mungojnë. Me fjalë tjera, pranimi i Kosovës në KE hap rrugë që Kosova pas pranimit në OKB ta padisë Serbinë agresore për dëmet dhe gjenocidin që ka bërë ekskluzivisht nga koha kur KS OKB e ka aprovuar Rrezolutën për Gjenocidin më 1948 e këndej. Pra Republikën e Kosovës si shkencat objektiv-institucionet e saj i njohtoj se nuk ka padi retroaktive, nuk ka pasi për gjenocidin që ka bërë Principata Serbe duke i shfarosur 714 katune dhe 6 qytete me shumicë shqiptare për 28 ditë (1-28 XII 1877). Serbia përjashtohet nga definicioni i gjenocidit për mizoritë më 1912-1914 nga 132 fshatrave shqiptare.Serbia përjashtohet nga definicioi i gjenocidit për 182 katune të bombarduara në Kosovë më 1919-1921.Serbia përjashtohet nga definicioni i gjenocidit për 215 katune të sulmuar me zjarrë dhe automatike më 1945.Por Serbia nuk do të mundet për t` u përjashtuar nga Padia dhe denimi që mund t` i bëret në GJND (Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë), sese krimet nuk vjetorhën. E vërteta, Serbia neofashiste për këtë realitet të drejtësisë është e njohur, por me asnjë çmim nuk po pushon që znatin e mizorive ta ndali, një ditë. E kjo nuk do të thot se shqiptarët do të mbesin në mëshirën serbiane, sikurse gjatë shekullit XIX dhe një pjese të shekullit XX-t.

Serbia fashiste ka hy në një avanturë të re duke mos e ditur se Rusinë e ka armik

Në Serbinë fashizuar sot, askush nuk ka fuqi si individ për ta ridrejtuar kah demokarcia godinën shtetërore. Përkundrazi, sepse këtë shtet e ka mbuluar psikologjia e “pafajësisë”-përkatësisht e urrejtjës, megalomanisë , madhësisë territoriale, medje pasi që i ka huq të gjitha rrugët, po provon përmes një tog fjalëshi rreligjioz të quajtur “BOTA SERBE”, për të krijuar një atmosferë misterioze, ala asaj formulës së viteve 1990 kur propogandohej se: “Nikolla Teslla e paska shpikur një formulë, me të cilin Serbia do ta sulmojë tërë botën, nga Tokio e deri në Londër, dhe atë luftë do ta fitojë”. (Lexone deklaratën e Enriko Josifit më 1990 në TV e Serbisë)!!

Sot, vetëm një shkrimtar ala Emil Zola (1895), mund ta shpëtojë Serbinë fashiste nga katastrofa.Ai shkrimtar në Serbi nuk mund të gjëndet. Ndoshta do të ishte Vuk Drashkoviqi, por si duket ende ka nevojë shprti i tij të pastrohet, jo para ndonjë popi, por para Zotit dhe Krishtit nëse vërtetë don të imponohet si një Dimitrije Tucoviq. E ta them menjëherë se tigri i dikurshëm nuk mund të bëhet kapruell sentimental që iu kanë ther brienat diku nepër shkurret e shovinizmit.Prandaj, mendoi se Serbia do të paguaj haraç duke u hasmuar me tërë botën, sepse nuk ka shenja se do të largohet nga kthetrat e Putinit, i cili Serbinë po e shfrytëzon për t` i trembur “mizat në perpeç” të zotërisë.Ky realitet u pa dhe u ndie në KS OKB më 22 prill 2024.

Sot si historian mendoi se kapitali Evropian, duhet të jetë më agresiv ndaj Serbisë, sepse Ballkani si pasojë e sielljeve meskine serbiane është bërë vend i pasigurt për investime. E ky realitet nuk është shenjë i mirë për BE dhe për demokracinë Perendimore, sidomospër Amerikën demokratike. Në anën tjetër tërë bota ngadal por sigurtë po e mëson se shqiptarët e kanë kthyer me të drejtë tërë orientimin-rreshtimin ekonomiko shoqëror gjithëkombëtar kah Washingtoni dhe Brukseli.

A ka kaluar koha e kolonizimeve barbare serbiane në Kosovë

Më 1912-1941 Serbia arrijtë ta ngritë përqindjën e serbëve në Kosovë nga 4% sa ishte më 1912 në 27% më 1941. Këtë përqindje të popullsisë Serbia koministo-çetnike synonte pas vitit 1945 ta ngritë në 51% plus. Por realiteti tregoi më 1991 se në Kosovë për shkak se serbët nuk mund ta duronin asnjë lloj barazie, të zbresin në 5,2% të tyre. Madje provuan qarqet fashiste përqindjën ta ngrisin me terror të programuar në 51% serbian më 1995. Por lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e prishi atë planifikim, madje bombardime t e NATO-s jo vetëm që e prishën por e kthyen në një invalid që po derxhet në shovinizëm tërë Serbia edhe sot. E vërteta, pas çlirimit të Kosovës në qershor 1999, filloi njëfar epoke e negociatave, të cilat janë bërë njëfar mode politike, por ajo “modë” nuk ka as strategji e as taktikë të zgjedhjes, sepse vet serbët nuk po duan të integrohën në shtetin e Kosovës, të cilin e kanë pranuar 59% të shteteve në tërë globin. Lidhur me këtë e shtroi pyetjën: A u larguan vet serbianët nga institucionet e Kosovës; a u mbajtën dy palë zgjedhje dhe i bojkotuan. Tani çka kërkohet nga shqiptarët, pse mos të thuhet se: “Serbia po kërkon territore, po kërkon kthim të pushtetit saj në Kosovë”.

Në fund e shtroi këtë aksiomë që mund të quhet në fillim edhe si theoremë që: Kombin shqiptar dhe Kombin serbian duhet t` i drejtojë një psikologji “demokratike” e shembullit franko-gjerman. Pra shembulli i pajtimit është i zbuluar, vetëm që ai zbulim duhet të zbërthehet me argumentin se drejtuesit shtetëror serbian duhat t` i parnojnë fajet e bëra ndaj fqiut të parë; duhet ta njohin Kosovën shetet; duhet t` i paguajnë dëmet e luftës. Për ndryshe viktimat nuk do të na i falin gabimet politikaneske nëse do të ndodhin. Pra, shkurtë e shqip: nuk ka pajtim as paq të vërtetë në Ballkan, pa u demobilizuar imperializmi serbian. Tni për tani, sa më shumë që Serbia t` i afrohet Rusisë, e ky fenomen po ngjanë, Shqiptarët duhet t` i afrohën për tri herë më tepër Perendimit dhe NATO-s me SHBA në krye.Politikë pra po, por dhëmb për dhëmb. Madje, rinia shqiptare duhet shkojë me kulturë aq largë sa që zyrtarisht të kërkojë nga Stej Departamenti dhe Pentagoni për të shërbyer një ditë në Ushtrinë Amerikane. Po medni si shkencat shqiptar që nuk e urrej asnjë popull se vetëm kur Serbia ta pranoi Kosovën, vetëm atëherë bota serbiane do të mendoi ndryshe, do të ndohet se është larguar nga pesha e krimt.Prandaj “Bota Serbe” që po promovohet nepër kisha dhe manstire, nepër parti dhe kazerma ushtrake, nepër shkolla dhe uzina, nuk është asgjë tjetër vetëm se një poltikë e re e Millosheviqit me një ambalazhë ngjyrë gjaku të njomë.

Shkrimi i kushtohet: Vojo Kushit, Tahir Sinanit, Ukshin Hotit, Fehmi Lladrofcit dhe ushtarit serbian që nuk pranoi në maj 1999 ta therr plakën shqiptare, por që me procedurë të shkurtë u pushkatua si “tradhtar”! Së këndejmi, konkludoi se ka edhe serbian partiotë dhe trima e humanistë të shkollës Dimtrie Tucoviqit!

(Kosova Sot Online)