Kërkesa për zgjedhjet e parakohshme nga opozitarët, goditje e rëndë kundër interesit të shtetit

Kërkesa për zgjedhjet e parakohshme nga opozitarët, goditje e rëndë kundër interesit të shtetit
Kërkesa për zgjedhjet e parakohshme nga opozitarët, goditje e rëndë kundër interesit të shtetit

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 21 May 2024 - 22:27

Shkruan: ANALISTI- Reshat Badallaj- Zhuriani

 

Ju garantoj se Kosova nuk do përfiton asgjë, me asgjë, por vetëm humbje të pa riparueshme, do kthehet në pikën zero, se jam i sigurt që jo vetëm do humbin por do pësoj debakël të paparë që nuk do ta njeh historia e njëzimit. Sa do të na kushtoj, sa do të na merr kohë neve? Po, në nuk kem kapacitete intelektualësh që në të njëjtën kohë të merremi edhe me fushatën zgjedhore, me zgjedhjet, me Serbinë me Bashkimin Evropian. Pra, cili do jete rezultati? Asgjë përpos humbje që do shkoj në dëm të Kosovës dhe popullit. Pra nuk e di se sa naiv janë që të mos e kuptojnë këtë dallaver dhe këtë thikë pas shpine. Këta janë taman sikur gjarpri nën gjethe dhe të kafshon helmueshëm.

 

Me keqardhjen më të madhe, por duhet të them se mjerisht, Kosova ka rënë në derexhe të shtratit të vdekjes me këta pazarexhi dhe dallaverxhi. Kosova është në pikën më kulmore me halle të tjera që bëhen me trysni nga faktori ndërkombëtar dhe nga Serbia. Por hiq më pak nuk është edhe nga këta mjeranët e opozitës , që merren vetëm me vetveten dhe hapur shihet se si janë të etshëm për pushtet. Opozitës në qoftë se, më lejohet t´quaj kështu vetëm se është zyrtarisht përndryshe një grup bandash që deri dje ishin në pushtet dhe nuk bën më shumë se hallakamë, sallamadi dhe i treguan interesat e tyre personale duke i vurë mbi interesat shtetërore dhe kombëtare. Në pikën më kritike kur ka qenë Kosova ish bandat bënin dyzen ahengu me gjakësorët serb dhe tani dalin e lehin kinse ne do bëjmë më mirë. Unë, personalisht kurrë nuk kam qenë anëtar i ndonjë bandë dhe që edhe tani që e mbroj dikë, por duhet ditur ish bandat se u ka dalë me boja atyre premtimeve, mashtrimeve të kota, sepse tashmë populli është vetëdijesuar dhe nuk e ha më atë pykë dhe atë karemin helmues tuajin. Keni ngordhur dhe tani nuk jeni gjë tjetër pos xhenaze të gjalla.

 

Dhe, akoma nuk jeni ngopur me pushtet e hajni dhe sot të pyesësh një qytetar të rëndomtë në rrugë :"Se jush janë hajnat?", ata pa një pa dy do të tregojnë menjëherë. Përse? Me tregoni përse? Lerëni salltanetet, po uluni bashkë, lerëni inatet e kaurrit po uleni bashkë dhe të rrahim me një çekan kundër Serbisë fashiste dhe Rusisë cariste. Po i kërkojnë zgjedhjet, po kush i mbulon ata, djersa e popullit dhe e taksapaguesve. Mirë, po kush do ta marre timonin e Qeveris dhe për të shtyrë anijen deri në breg? Mosni, çka është boll është boll se jeni bëre cirkus e qesharak. Ju garantoj se Kosova nuk do përfiton asgjë, me asgjë, por vetëm humbje të pa riparueshme, do kthehet në pikën zero, se jam i sigurt që jo vetëm do humbin por do pësoj debakël të paparë që nuk do ta njeh historia e njëzimit. Sa do të na kushtoj, sa do të na merr kohë neve? Po, në nuk kem kapacitete intelektualësh që në të njëjtën kohë të merremi edhe me fushatën zgjedhore, me zgjedhjet, me Serbinë me Bashkimin Evropian.

 

Pra, cili do jete rezultati? Asgjë përpos humbje që do shkoj në dëm të Kosovës dhe popullit. Pra nuk e di se sa naiv janë që të mos e kuptojnë këtë dallaver dhe këtë thikë pas shpine. Këta janë taman sikur gjarpri nën gjethe dhe të kafshon helmueshëm. Kryebandat i ndërsejnë disa puthadorë dhe disa sahanlëpirës që të lehin vetëm për interesa të tyre personale deri sa të vijnë në pushtet dhe pastaj gishtin në... Kjo racë e poshtër e i dini se si kanë lehur më herët. ne jemi dëshmitarë të kohës kur janë sharë publikisht në nënë e në babë e në gra shtrati tej e përtej dhe në fund janë bërë bashkë dhe e kanë tradhtuar elektoratin, votuesin. Ndaj nuk është koha për t´i ra Kosovës sakicë prapa kurrizit. Koha është që të ulemi bashkë, të punojmë me mençuri për ta bindur Evropën dhe botën që vendin e kemi në Bashkimi Evropian, në NATO dhe jo të merremi me ca zuzar dhe langonj që për një kockë asht e shesin vendin dhe kombin. Komentimi i mëtejmë është i panevojshëm! 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".