Diplomacia ndërkombëtare duhet ta kupton se me logjikën pushtuese të Serbisë nuk zhvillohet dialogu

Diplomacia ndërkombëtare duhet ta kupton se me logjikën pushtuese të Serbisë nuk zhvillohet dialogu
Diplomacia ndërkombëtare duhet ta kupton se me logjikën pushtuese të Serbisë nuk zhvillohet dialogu

Skender Mulliqi

  • 23 May 2024 - 07:51

Shkruan: ANALISTI- Skënder Mulliqi

Minoriteti serb në veri i cili po dëshiron organe të mëvetësishme paralele përmes Asociacionit famoz, kjo nuk përkon fare më realitetin, kur dihet së serbët janë minoritet me të drejta shumë të mëdha. Dhe, fakti tjetër madhor është së serbet e kolonizuan Kosovën, e kjo donë të thotë së janë ardhacak .Edhe Millosheviqi kishte për qëllim spastrimin etnik më luftë të shqiptarëve nga trojet etnike, pas suprimimit të organeve të Kosovës në ish-Jugosllavi filloj kolonizimin e Kosovës më serbe të Kroacisë dhe me disa kolonë më prejardhje serbe nga Shqipëria. Kosova u çlirua nga zgjedha shekullore serbe më luftë nga shqiptarët dhe nga NATO. Kosova po funksionin si shtet dhe si shoqëri multi-etnike nga plani i Ahtisarit që ishte kompromis në përbërjen me shqiptarë, serb,turq, goran dhe të tjerë .

-Evropianet edhe pse me hile,dhe Amerika më dialog po kërkojnë normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kjo po bëhet që dy shtetet në dialog të pranohen ndërsjellazi. E nëse është ky qëllim, pse kjo gjë nuk po arrihet ende?Nuk po ka përparime në dialog sepse Serbia po shërbehet më opstrukcione politike. Jo që Vuçiq nuk po e pranon shtetësinë e Kosovës, por ai në vend të kësaj po kërkon territore të reja , edhe pse kurrë nuk kanë qenë të Serbisë, as që do të janë. Kosova ishte vend i okupuar gjatë, që lirinë dhe pavarësinë e arriti më luftë në vitin 1999. Në vend që të kemi normalizim të marrëdhënieve duke e pranuar realitetin e ri të krijuar pas luftës, Serbia po dëshiron ti kthen vitet 1912 dhe 1918, apo nga ky i fundit deri të viti 1999 , e që nuk është gjë tjetër vetëm iluzion serbomadh.

Duhet theksuar këtu së shqiptarët kurrë nuk u integruan në shoqërinë jugosllave. Nuk e pranuan okupimin duke kërkuar rrugë për çlirim përfundimtar nga zgjedha serbe. Nuk u integruan në një shoqëri të huaj, së shqiptarët ishin në tokën e vet. Minoriteti serb në veri i cili po dëshiron organe të mëvetësishme paralele përmes Asociacionit famoz, kjo nuk përkon fare më realitetin, kur dihet së serbët janë minoritet me të drejta shumë të mëdha. Dhe, fakti tjetër madhor është së serbet e kolonizuan Kosovën, e kjo donë të thotë së janë ardhacak .Edhe Millosheviqi kishte për qëllim spastrimin etnik më luftë të shqiptarëve nga trojet etnike, pas suprimimit të organeve të Kosovës në ish-Jugosllavi filloj kolonizimin e Kosovës më serbe të Kroacisë dhe me disa kolonë më prejardhje serbe nga Shqipëria. Kosova u çlirua nga zgjedha shekullore serbe më luftë nga shqiptarët dhe nga NATO.

Kosova po funksionin si shtet dhe si shoqëri multi-etnike nga plani i Ahtisarit që ishte kompromis në përbërje me shqiptarë, serb,turq, goran dhe të tjerë . Me logjikën pushtuese të Serbisë,nuk arrihet paqja dhe as stabiliteti në rajon, dhe nuk arrihet as normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Dhe, mu për këtë po të kishte në Serbi një logjikë ndryshe , do të kishte mundësi që në këto bisedime të futura në qorrsokak të sigurohet paqja e ndërsjellë. Në Serbi në vend të demokracisë, po sundojnë ideologjitë fashiste në krye më klikën e kriminelëve të luftës në pushtet, siç janë, Vuqiq, Sheshel, Nikoliq, Daciq, Vulin etj. Në kohën kur kemi integrime evropiane , ku po zhduken edhe kufijtë shtetëror, Serbia po ushqehet më ultra nacionalizma të shekullit 19-të, për ripushtim të Kosovës më luftë te re më shqiptarët. Këto ide për “botën serbe”, nuk do të lejohen të realizohen nga shqiptaret,nëse ende po tolerohet Serbia nga bota demokratike, nga frika e Putinit dhe Vuçiqit .Presidenti serb lë të qanë gurmazin sa të dëshiron nëpër foltore të ndryshme së këto do të mbesin zëra të çjerrura në ajër. Shqiptarët janë zot shtëpie në tokën e vetë stërgjyshore.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".