Kosova në pritje të lajmit të për fitimin e statusit të anëtarit të asociuar në NATO pas zhgënjimit me KiE

Kosova në pritje të lajmit të për fitimin e statusit të anëtarit të asociuar në NATO pas zhgënjimit me KiE
Kosova në pritje të lajmit të për fitimin e statusit të anëtarit të asociuar në NATO pas zhgënjimit me KiE

Gani Qarri

  • 23 May 2024 - 17:42

Shkruan: Analisti-Gani Qarri

Madje edhe përkundër fushatës çmendurake të Serbisë, dhe kundërshtimeve të paprecedent të Delegacionit të Përhershëm të Parlamentit të Serbisë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, aplikimi i Republikës së Kosovës për tu bërë anëtar i asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s do të jetë në agjendë të takimit të cilin ky institucion do ta mbajë nga 25 deri më 27 maj në Sofje të Bullgarisë dhe një gjë e tillë konfirmohet edhe në agjendën e publikuar, ku dëshmohet se Asambleja Parlamentare e NATO-s do të marrë vendim edhe për kërkesën e Kuvendit të Kosovës që Kosova të bëhet anëtare e asociuar.

 

Gëzon shumë fakti se me rekomandimin e Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, pas kushtëzimit të paprecedent politik të BE-së, që u bë shkas për mospranimin në KiE, Kosova është përfshirë në agjendën për dhënien e statusit nga vëzhgues parlamentar në anëtar të asociuar , ndërsa Pjesëmarrës në sesionin pranveror të Asamblesë Parlamentare të NATO-s do të jetë edhe një delegacion nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Siç dihet Kosova, kishte statusin e anëtarit vëzhgues, ndërsa avancimi i statusit të saj në anëtar të asociuar në Asamblenë Parlamentare të Aleancën VeriaAtlantike, konsiderohet si shkalla më e lartë e përfaqësimit të vendit tonë në këtë Asamble, deri në anëtarësimin e plotë të shtetit të Kosovës me të drejta të barabarta në NATO. Kurse ngritja e shkallës së përfaqësimit të vendit tonë në Asamble, mundëson edhe zgjerimin e delegacionit pjesëmarrës të Kosovës si dhe rritjen e përfshirjes më të madhe në vendimet e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, ku edhe Kosova mund të jap kontributin e vet, në adresimin e amendamenteve dhe formulimin e komenteve lidhur me dokumentet të cilat i trajton Asambleja.

 

Kështu që dua ta përsërisë edhe njëherë, se gëzon shumë fakti që vetëm pak ditë pas kushtëzimit të paprecedent dhe tërësisht të padrejtë politik, kundër Kosovës për pengimin nga BE, të anëtarësimit të vendit tonë në KiE, Kosova edhe zyrtarisht, do të jetë pjesë e agjendës së Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që këtë fundjavë, do të mbahet në Sofje të Bullgarisë, ku përkundër fushatës aq të egër dhe krejtësisht të çmendur të Serbisë fashiste, kundër vendit tonë edhe në NATO, kërkesa e Kuvendit të Kosovës, do të hyjë në diskutim dhe ka pritje të mëdha se edhe të miratohet avancimi i statusit të Kosovës nga vëzhgues parlamentar në anëtar të asociuar të Asamblesë Parlamentare të NATO-s! Aplikimi i Kosovës për statusin e anëtarit të asociuar të NATO-s, është rasti i dytë historik dhe sfida tjetër e radhës, po aq e madhe sa edhe kërkesa për anëtarësim në KiE, për avancimin e shtetit të Kosovës, aplikim për të cilin Asambleja Parlamentare e NATO-s, këtë fundjavë do të marrë vendim (shpresojmë pozitiv), si njëra nga organizatat me peshën më të madhe ndërkombëtare, pas pengesave puro politike, që edhe kësaj radhe, serish me të padrejtë, iu vendosën Kosovës, nga Be, si kushtëzim me qëllimin e hapur politik, për mospranim në KiE! Madje edhe përkundër fushatës çmendurake të Serbisë, dhe kundërshtimeve të paprecedent të Delegacionit të Përhershëm të Parlamentit të Serbisë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, aplikimi i Republikës së Kosovës për tu bërë anëtar i asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s do të jetë në agjendë të takimit të cilin ky institucion do ta mbajë nga 25 deri më 27 maj në Sofje të Bullgarisë dhe një gjë e tillë konfirmohet edhe në agjendën e publikuar, ku dëshmohet se Asambleja Parlamentare e NATO-s do të marrë vendim edhe për kërkesën e Kuvendit të Kosovës që Kosova të bëhet anëtare e asociuar. “Diskutime që do të shtrihen edhe në partneritete ku Kuvendi do të miratojë një reformë të thellë të partneriteteve dhe vendosë për kërkesat e Kuvendit të Kosovës dhe Maltës për t’u bërë delegacione anëtare të asociuara” të Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Në takimin e Sofjes, do të diskutohen edhe sfidat në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe strategjitë për të përkrahur partnerët në rrezik duke rritur angazhimin në rajon. Gjatë sesionit, të 281-anëtarët e Asamblesë nga 32 vendet anëtare të NATOs, së bashku me rreth 100 anëtarë nga 25 vende partnere dhe organe parlamentare, do të trajtojnë temat kryesore në agjendën euroatlantike të mbrojtjes dhe sigurisë, diskutime ku do të nënvizohet përkushtimi i Asamblesë për stabilitet në rajonet kyçe me interes strategjik, për nxitjen e dialogut më të gjerë mbi sfidat globale”, thuhet në agjendë. Kurse Samiti i NATO-së i paraparë të zhvillohet në muajin Korrik, me rastin e 75-vjetorit të NATO-s, në Uashington, përveç fokusimit në mbështetjen për Ukrainën në luftën kundër pushtimit rus, do të jetë sesioni i parë i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, ku parlamentarët suedezë, do të marrin pjesë si anëtarë të plotë të aleancës më të madhe në botë!

 

Sa i takon kërkesës së vendit tonë, për avancimin e statusit edhe me këtë rast, njëjtë sikurse në rastin e parë për në KiE, kundër Kosovës, Serbia fashiste serish ka filluar një fushatë të egër, për ta penguar me çdo mjet, duke dërguar edhe letër në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, me të cilën kërkon që Kosovës të mos i avancohet statusi. Serbia hegjemoniste shkon deri atje me pretendimet e saj, sa thotë, se dhënia e statusit për Kosovën do të ishte vendim i "dëmshëm", për Asamblenë Parlamentare të NATO-s, për proceset e stabilizimit dhe integrimit euroatlantik në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në letrën që e publikuar mediat serbe. Andaj, duke pasur parasysh afërsinë kohore, nga kushtëzimi politik i BE-së, i cili u bë shkas, për mospranim në KiE, pranimi i Kosovës si anëtar i asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, në këtë rast,do të jetë fitorja më sublime edhe në "dyluftimin" e imponuar diplomatik me Serbinë, si dhe një mjaft test pozitiv, për seriozitetin e angazhimit dhe lobimit të mirë politik e diplomatik të Qeverisë së Kosovës për të kaluar me sukses, kërkesa e Kuvendit dhe pranuar Kosova si anëtare e asociuar e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që përveç se është një mundësi, shumë e mirë, është edhe një rast ideal i rrugëtimit të mëtejmë drejtë anëtarësimit me të drejta të plota dhe shtet i barabartë në aleancën më të madhe ushtarake të botës, në NATO!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".