Vetëm tërheqja e kufirit midis shqiptareve dhe serbeve është zgjidhje e drejtë dhe e qëndrueshme që siguron paqe afatgjatë dhe stabilitet në rajon

Vetëm tërheqja e kufirit midis shqiptareve dhe serbeve është zgjidhje e drejtë dhe e qëndrueshme që siguron paqe afatgjatë dhe stabilitet në rajon
Vetëm tërheqja e kufirit midis shqiptareve dhe serbeve është zgjidhje e drejtë dhe e qëndrueshme që siguron paqe afatgjatë dhe stabilitet në rajon

Muhamet Kelmendi

  • 23 May 2024 - 17:44

Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi

Me shekuj kemi konflikte të ashpra dhe luftarake midis shqiptarëve, në njërën ane dhe, serbëve, në anën tjetër për zgjerim të territoreve dhe sundim mbi tjetrin. Kjo luftë ekspansioniste ka qenë prezentë në çdo kohë. Dhe në çdo kohë ishte luftë e ashpër, shumë e përgjakshme dhe që të dy kombet kanë humbur shumë. Natyrisht se shqiptaret ishin në pozitë më të rëndë. Humbën shumë territore dhe me miliona njerëz u mbytën apo u dëbuan nga tokat e veta stërgjyshore.

 

Zgjidhja e propozuar për Asociacion të komunave me shumicë serbe në Kosovë është shumë e dëmshme dhe bazë për luftë të re midis shqiptarëve dhe serbëve. Këtu nuk ka rëndësi se kush çka thotë dhe me cilat baza dilet kundër vijës së re të kufirit, duke kërkuar që të organizohet ky subjekt juridik serb në Kosovë. Kundruall kësaj të keqe të madhe të Asociacionit është e rrugës që Prishtina dhe Tirana të angazhohen që në mes shqiptarëve dhe serbëve të tërhiqet një kufi mbi bazën nacionale, ekonomike dhe historike të kombit që jeton në terren. Për shqiptarët janë të rëndësisë jetike Trepça, Mitrovica si qytet i bashkuar dhe liqeni i Ujmanit, në veri. Në perëndim është Lugina e Preshevës. Mos realizimi i kësaj vije kufitare me shtetin serb, por ndërtimi i asociacionit, është në kundërshtim me vetë raportet shqiptaro-serbe të acaruara.

 

Me asociacion brenda Kosovës do të ketë lëvizje kriminale e terroriste të llojit të Banjskës, deri edhe te lufta frontale shqiptaro-serbe, do të vij në Ballkan Kundruall faktin se serbët, të udhëhequr nga klika nacionale-raciste dhe kriminale e Beogradit, me ideologjinë e "bashkimit" të "botës serbe", vetëm terror, krim dhe gjakderdhje do të krijon në Kosovë. Këtu nuk ka rendësi fare se çka deklaron z.Eskobar, z.Borel,z.Lajqak, apo çka del nga qendrat e vendosjes,si Berlini, Parisi, Londra a Uashingtoni. Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë është subjekt i "botës serbe". E kjo vetëm dhunë, terror e gjak do të sjell në Kosovë, pasi që assesi nuk mundë të ndalen aksionet terroriste, të llojit të Banjskës, për të ndërtuar "botën serbe". Duket se në qendrat ndërkombëtare të vendosjes kjo "botë serbe" nuk po "kuptohet" ose edhe më rëndë, kuptohet por i bëhen lëshime shtetit serb, për të ardhur nga perëndimi,duke ikur nga Rusia.

 

Këtu qëndron edhe baza e Asociacionit, e kritikës dhe e lëshimeve që po i bëhen Beogradit. Kosova po viktimizohet si në Kongresin e Berlinit, të vitit 1878, në Konferencën e Ambasadorëve, në Londër në vitin 1912/13 dhe në konferencat tjera, ku Kosova iu aneksua Serbisë. Këtë nuk duhet pranuar. Dy rrugë janë që çështje të përfundon. 1. Kosova shtet i pavarur dhe sovran, si çdo shtet tjetër, pa Asociacionin serb, taman me status për minoritetin serb, si shqiptarët në Luginën e Preshevës ose 2. Tërheqjen e kufirit midis shqiptarëve dhe serbëve në bazë të dhënave historike dhe të interesit ekonomik, juridik dhe nacional. Besoj se tërheqja e kufirit me serbët, është bazë që siguron paqe. Çdo zgjidhje tjetër, me Asociacion brenda, është luftë e re shqiptaro-serbe. Serbia nuk ndalet me përkëdhelje dhe me mjete paqësore por Beogradin e ndal vetëm forca.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".