Afera e krimit të organizuar TOKA drejtë finales së dështimit në procedurë të parashkrimit

Afera e krimit të organizuar TOKA drejtë finales së dështimit në procedurë të parashkrimit
Afera e krimit të organizuar TOKA drejtë finales së dështimit në procedurë të parashkrimit

Dardan Grapci

  • 24 May 2024 - 22:25

 Shkruan: ANALISTI- Dardan Grapci

Derisa në Kosovë ekzistojnë avokatët të cilët punojnë për interesa të tyre personale e jo për publikun, zvarritjet e seancave do të ndodhin edhe në të ardhmen. Gjobat që i ka dhënë Gjykata themelore në Prishtinë ndaj dy avokatëve janë qesharake, prandaj kjo ka qenë edhe e pritshme. Gjykimi ndaj të akuzuarve për rastin TOKA duhet të vazhdojë, por kërkoj nga Gjykata Themelore në Prishtinë që të jenë sa më transparent e mos ti mbrojnë fajtorët ku në fund edhe ti lirojnë.

 

Me dinamikën që është duke u zhvilluar procesi gjyqësor, është e pritshme që edhe rasti maratonik Toka, në të cilin krye protagonist për veprimtari të krimit të organizuar është ish deputeti i PDK-së Azem Syla, të përfundon me dështim, parashkrim të rastit për shkak të zvarritjes e cila po i afrohet dekadës. Një seancë e radhës gjyqësore për këtë proces gjyqësor maratonik me grupin e të të akuzuarve është mbajtur edhe në fillim të kësaj javë, por ka dështuar për shkak të mungesë së avokatëve mbrojtës të dy nga të akuzuarit në këtë rast. Inskenimi i mungesës së avokatëve, mungesës së herë pas hershme të ndonjërit nga të akuzuarit apo mungesës së dëshmitarëve, ka bërë që loja me këtë dosje të vazhdon që nga viti 2016 dhe të mos arrin të përmbyllet procesi gjyqësor. Për ta arsyetuar këtë lojë të zvarritjes së gjykimit, drejtimin e timonit drejtë dështimit, në seancën e kësaj jave kanë munguar dy avokat, prandaj për tu shfajësuar gjykata për këtë zvarritje të orkestruar ka vendosur që mungesën e avokatëve ta ndëshkon me nga 500 euro por secilin!

 

Pra, sikur që kanë raportuar edhe mediet, për shkak të mungesës së mbrojtësve të akuzuarve Shaban Syla dhe Ilza Syla, avokatëve Adelina Hoxha dhe Haxhi Millaku, si dhe mungesës së të akuzuarit Ndue Palushi, ka dështuar të mbahet seanca e së mërkurës në Gjykatën Themelore në Prishtinë në rastin e njohur “Toka”. Kësaj here dy avokatëve iu shqiptua gjobë nga 500 euro. Siç është raportuar, për avokaten Adelina Hoxha, i mbrojturi i saj, Shaban Syla ka deklaruar se ajo më nuk do të jetë mbrojtëse e tij. Megjithatë ndaj Hoxhës, Gjykata ka shqiptuar i gjobë prej 500 euro, me arsyetimin se nuk e ka njoftuar gjykatën me kohë se më nuk do të jetë mbrojtëse e Sylës. Edhe për mbrojtësin e Ilaz Sylës, avokatin Haxhi Millaku, Gjykata ka shqiptuar gjobë prej 500 euro me arsyetimin se mungoi pa arsye në seancë. Për pasojë të këtyre rrethanave, mungesë së avokatëve dhe njërit nga të akuzuarit, seanca është shty për një ditë tjetër, pa datë të caktuar, edhe pse vazhdimi I kësaj seancë ishte planifikuar të mbahet pas seancës së fundit të zhvilluar më 10 qershor të vitit 2022, pra tash e gati katër vite më parë. Sikur që ishte raportuar edhe më parë, në seancën e 10 qershorit 2022, Azem Syla dhe të tjerët janë deklaruar të pafajshëm lidhur me veprat penale që iu vihen në barrë.

 

Ndryshe, në këtë rast ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Azem Syla dhe të tjerët po akuzohen për vepra të ndryshme penale që lidhen me korrupsion e krimin e organizuar. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur dy aktakuza, njëra me 17 persona dhe tjetra me 22 persona, ku në këtë të fundit, që ishte ngritur më 24 tetor 2016 përfshihet edhe ish-deputeti i PDK-së Azem Syla, që sipas PSRK-së, ai kishte qenë edhe udhëheqës i këtij grupi. Gjithashtu, të pandehurit akuzohen se në bashkëpunim, përmes veprimtarive kriminale i kanë privuar Kosovës pronat shoqërore, duke përfshirë falsifikimin e vendimeve dhe dokumenteve zyrtare, mashtrim dhe veprime tjera korruptive. Hetimet në këtë rast ishin bërë edhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Lartë për Krim të Organizuar në Beograd. Kjo lëndë, sikur që është i njohur opinioni publik, ka qenë rast i shënjestruar edhe në procesin e kritereve për liberalizimin e vizave, por ka mbetur pezull e pa përfunduar, dhe me këtë skenar që është duke shkuar për tu zhvilluar, është e pritshme që nëntoka e krimit të organizuar të ja arrin qëllimit, dhe rasti toka të përfundon si shumë raste të tjera në dollapët dhe shportat e parashkrimit. Ky rast është një alarm serioz që duhet të ju shërben institucione të shtetit për të mos hezituar, për ta pastruar me rrënjë sistemin e drejtësisë i cili po dëshmohet i ndikuar dhe u dështuar . Kjo lojë e zvarritjes me këtë rast e shpërfaq ashiqare mos funksionimin total të ligjit, lidhjen e fuqishme me krimin, mungesën e disiplinës dhe llogaridhënies së gjyqësorit ky rast, por edhe raste të tjera të ngjashme dhe shumë serioze të krimit të organizuar, të cilat përfshijnë të fortit e politikë, prandaj edhe mbesin me dekada në zvarritje për tu dështuar. Thellimi i reformës për pastrim të drejtësisë, për llogaridhënie dhe ndëshkim për mos veprim, dhe bërjen e ligjit Vetting për hetim dhe spastrim , është shpëtimi i vetëm i drejtësisë për ta kthyer besimin te qytetari.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".