Rezoluta për Srebrenicën i ka hapur rrugë edhe një rezolute për gjenocidin e Serbisë në Kosovë

Rezoluta për Srebrenicën i ka hapur rrugë edhe një rezolute për gjenocidin e Serbisë në Kosovë
Rezoluta për Srebrenicën i ka hapur rrugë edhe një rezolute për gjenocidin e Serbisë në Kosovë

Skender Mulliqi

  • 24 May 2024 - 22:27

Shkruan: ANALISTI- Skënder Mulliqi

Para fluturimit të presidenti të Serbisë në Nju Jork për lobim kundër rezolutës për gjenocid në Srebernicës më 23 maj, patriarku serb , Porfirije bekoi presidentin serb, ku në këtë ceremonial kishtar morën pjesë edhe agjutantët e tij, Millorad Dodik dhe Marko Gjuriq, duke përsëritur thëniet e memorizuara fashiste për “mbrojtën të Serbisë dhe barazimin e të gjithë viktimave të luftës”.Sipas tyre Rezoluta për Srebernicën do të stigmatizonte të gjithë popullin serb, e që nuk është në draft rezolutë. Por, këtu edhe fshihet e verbëta e shkaktimit të gjenocidit nga regjimi i Milloshviqit në Bosnje dhe në Kosovë. Është fakt i pa mohueshëm së Serbia një ditë duhet të paguan çmim të lartë për shkaktim të gjenocidit më rastin e shkatërrimit të ish-Jugosllavisë, duke i paguar edhe dëmet e luftës.

 

Për regjimet autokratike gjithmonë është e dobishme feja dhe prijësit fetar, si një konstant historike .Dhe, kjo për të vetmin qëllim të predikimit fetar për të ngulfatur çdo lëvizje revolucionare kundër tyre. Sundimtarët janë mjeshtër të shitjes së mjegullës në vend të realitetit, duke luajtur lojëra të ndyta më klerin. Edhe regjimet në Serbi rregullisht mbajtën një konstantë të tillë, të lidhjeve të forta më priftërinjtë serb, të cilët janë faktor kyç në jetën politike. Kisha Ortodokse Serbe kishte rolin dominant si udhëheqëse shpirtërore e luftës në ishJugosllavi duke shkaktuar gjakderdhje te mëdha të popujve jo serb. Edhe në këtë fillim shekull , Kisha Ortodokse Serbe dhe igumenët kishtarë e kanë po të njëjtin rol, duke kërkuar luftë kundër shqiptarëve për formimin e Serbisë të Madhe, nga i cili synim nuk po heqin dorë.

 

 

Se janë mohues të gjenocidit e dëshmojë këtyre ditëve kryepopi serb, Porfirije i cili mohoj masakrën e Srebrenicës, si masakër më karakter gjenocidi, ashtu siç po i mohojnë gathë ato masakra në BH dhe në Kosovë. Pushteti në Serbi dhe priftërinjtë serb , kanë ikur moti qëllimisht nga realiteti për të besuar në fantazi e jo në dije. Pushtetet në Serbi , SANU dhe Kisha gjithmonë i kanë sinkronizuar mirë mendimet fashizoide për shfarosjen e shqiptarëve në Ballkan, por edhe të myslimanëve në Bosnje. Veprimtaria e Kishës Ortodokse Serbe dhe roli i saj është praktikë reaksionare . Para fluturimit të presidenti të Serbisë në Nju Jork për lobim kundër rezolutës për gjenocid në Srebernicës më 23 maj, patriarku serb , Porfirije bekoi presidentin serb, ku në këtë ceremonial kishtar morën pjesë edhe agjutantët e tij, Millorad Dodik dhe Marko Gjuriq, duke përsëritur thëniet e memorizuara fashiste për “mbrojtën të Serbisë dhe barazimin e të gjithë viktimave të luftës”.

 

Sipas tyre Rezoluta për Srebernicën do të stigmatizonte të gjithë popullin serb, e që nuk është në draft rezolutë. Por, këtu edhe fshihet e verbëta e shkaktimit të gjenocidit nga regjimi i Milloshviqit në Bosnje dhe në Kosovë. Është fakt i pa mohueshëm së Serbia një ditë duhet të paguan çmim të lartë për shkaktim të gjenocidit më rastin e shkatërrimit të ishJugosllavisë, duke i paguar edhe dëmet e luftës. Këtë gjë e dinë mirë Vuçiqi dhe Porfirje, dhe mu për atë edhe gjithë ky lobim i Serbisë të miqtë e vet, për të mos lejuar rezolutën të sponzorizuar nga Gjermania dhe Ruanda, ku bashkë sponzor janë edhe 32 shtete të tjera. Për planifikimin e masakrës të Srebernicës , Gjykata e Hagës kishte dënuar Radovan Karagjiqin dhe Ratko Mlladiqin. Prurja e një rezolute të tillë nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së është e një rëndësie të veçantë. Do ti kishte lëshuar rrugë një rezolute ku Serbia të dënohet si shtet i cili ka shkaktuar gjenocid dhe urbicid në Bosnje dhe në Kosovë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".