Editorial i gazetës 'Kosova Sot': ASOCIACIONI TË PËRPILOHET SHPEJT NGA STRUKTURAT QEVERITARE E NDËRKOMUNALE ME SHUMICË SERBE

Editorial i gazetës 'Kosova Sot': ASOCIACIONI TË PËRPILOHET SHPEJT NGA STRUKTURAT QEVERITARE E NDËRKOMUNALE ME SHUMICË SERBE
  • 24 May 2024 - 17:50

A është koha e fundit që pas stopimit te përkohshëm nga Ministrati i Ministrave të KiE për antarësim të Republikës së Kosovës, ndonëse Asambleja e KIE kishte votuar me 83% propozimin për antarsim në KIE dhe dështimit për anëtarësim të Kosovës në KiE, për pasojë kushtit të pa plotësuar nga ana e Qeverisë për ta hartuar dhe dërguar në Gjykatën Kushtetuese draftin për Asociacionin, tash kjo Qeveri e Kosovës të merr masa urgjente dhe pa asnje vonesë të mobilizohet me ekspertët vendor komunal e qeveritar dhe ta përgatisin draftin e Asociacionit, bazuar 100% në ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës, të ngjashëm me Asociacionin tjeter kosovar ekzistues, për ta dërguar MENJEHERE në Gjykatën Kushtetuese dhe për të mos lejuar që Kosova t’i prish raportet me miqtë ndërkombëtar sepse nuk është në interesin e Kosovës ftohja dhe acarimi i raporteve me ata që e kanë ndihmuar deri më tani për çlirim dhe shtetndërtim.

Image

Gjenocidi në Kosovë, flakvënia deri në asgjësim kundër gazetës "Kosova Sot" - 24 mars 1999!

Pra tani Qeverisë nuk i ka mbetur asgjë tjetër veçse me kujdes dhe shpejtësi të madhe, brenda disa ditësh (10-15) të merr veprime që ta përgatis një draft të qendrueshem ligjor e kushtetues për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, brenda kornizave kushtetuese e ligjore të Republikës së Kosovës, sepse edhe vet miqtë ndërkombëtar SHBA dhe BE, nuk kanë kërkuar asgjë më tepër e as më shumë se një zgjidhje, e cila është në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet e shtetit të Kosovës, ngase Republika e Kosovës është SHTET i pavarur e Sovran. Qeveria e Kosovës për ta përmbyllur me sukses këtë proces do të duhej pa vonesë që ta formon një Këshill nga përfaqësuesit e komunave me shumicë serbe të Kosovës, që janë qytetarë dhe ekspert loajal të shtetit të Kosovës, dhe në krye të atij këshilli të jetë një ministër serb, po ashtu loajal ndaj qeverisë dhe shtetit, dhe jo nga njerëz që punojnë kundër shtetit të Kosovës, siq ishte per shumë vetë kotsekoti. Pra asociacionin nuk ka nevojë që ta formon qeveria, por një trupë koordinuese e 10 komunave me shumicë serbe, në të cilën trup do të merrnin pjesë 10 përfaqësues serb dhe 5 shqiptar, me nje kryesues serb dhe një zevendesues shqiptar.

 

Trupa koordinuese do të mundë të kryesohej nga (ndoshta)ministri Nenad Rashiq, një ministër loajal dhe respektues i shtetit të Kosovës 100%, i cili do ta koordinonte grupin duke i dhënë detyrat që të hartohet draft-statuti për asociacionin vetëm në kuadër të rregullimit ligjor e kushtetues të Kosovës. Me këtë asociacion nuk duhet t’i lejohet asnjë e drejtë e interferimit dhe ndikimit të Serbisë gjenocidale në Kosovë, por të drejtat do te realizohen nga vetë komunat e Kosovës në kuadër të ASOCIACIONIT, që janë ekskluzivisht të drejta të nivelit lokal komunal ne RK. Krejt ajo që parashihet me ligje dhe Kushtetutë për të drejtat e komunave, ajo të mundësohet dhe lejohet me statutin e Asociacionit për vetë menaxhim nderkomunal nga bashkësia e këtyre komunave- Asociacioni. Ata mundë të kenë të drejta të marrin ndihma nga ana e Serbisë, por Serbia nuk mundë dhe nuk lejohet të ndikon dhe interferon, të dirigjon punën e Asociacionit. Vetëm nëse Asociacioni ka interes për ndonjë ndihmë financiare nga Serbia, sikurse edhe nga shtetet të tjera fqinje ose edhe më të largta, atë mund ta realizon përmes kërkesës, e cila shkon nëpërmes rrugës zyrtare-ligjore e institucionale, edhe përmes të qeverisë së RK të Qeverisë së Kosovës, dikasterit përkatës varësisht nga fushat e interesit. Asociacioni vetëm i përgatitë fushat e interesit të ndihmës dhe bashkëpunimit që kërkon ta zhvillon me shtetin tjetër, si në rastin me Serbinë, por nuk i nënshkruan dhe zbaton ato, para se ato te miratohen dhe procedohen nëpërmes një niveli adekuat qeveritar e ligjor e kushtetues. Me draftin e Asociacionit që do të hartohet nga ky komision qeveritar e nderkomunal, duhet të saktësohet e të precizohet që Serbia nuk e ka asnjë të drejtë të qasjes dhe përzierjes as në veri të Kosovës dhe askund tjetër në RK, ajo është vetëm një prej shteteve fqinjë si të tjerat dhe nuk paraqet kurrfarë faktori tjetër ndikues dhe as për serbët që jetojnë në Kosovë dhe as për shtetin e Kosovës. 

Ky veprim urgjent i qeverisë duhet të ndërmerret sepse ndalesa e perkohshme, që i është bërë Kosovës në KiE për anëtarësim është shume serioze dhe Kosova nuk ka nevojë që të ketë marrëdhënie jo të mira, e me pasoja, por duhet ta bëjë këtë Asociacion në përputhshmëri të plotë me ligjet dhe Kushtetutën e RK, sepse edhe ashtu Brukseli e Uashingtoni e kanë theksuar shumë herë se nuk po kërkojnë asociacion përtej mekanizmave ligjor e Kushtetues të shtetit të Kosovës, por vetëm brenda këtyre mekanizmave, sepse edhe ata janë të vetëdijshëm që Kosova është SHTET që e kane pranuar dhe jo ish-provincë, krahinë e Serbisë. Tani më kur shteti i Serbisë definitivisht edhe nga Asambleja e OKB-së me shume fakte është shpallur shtet gjenocidal, për krimet në Bosnje-Srebrenicë, dhe i cili shtet pra Serbia edhe për neve është shtet gjenocidial, që ka bërë krime e gjenocid në Republikën e Kosovës në vitet 1998-1999, duhet ta konsiderojmë shtet fqinjë, por gjithsesi gjenocidal, sepse është shpallur gjenocidal nga Asambleja e KB, dhe raportet për një nivel normal dhe më të mirë mund të rregullohen vetëm pas ikjes së Vuçiqit nga fronti politik ne Serbi, që edhe mundë të ndodhi shpejtë, e të vijnë struktura të tjera të moderuara. 

Nuk kemi nevojë dhe nuk mundemi të kemi raporte të tjera me Serbinë, veç atyre normale të lëvizjes së lirë, por raporte të ngushta ndërshtetërore me ta nuk mund të kemi ngase nuk është reale ,derisa ata që kanë bërë gjenocid : Vuqiqi,Daqiqi e te tjeret janë në pushtet dhe nuk largohen nga pushteti. Derisa nuk vijnë kuadro të reja të papërfshira në krim e gjenocid nuk kemi së çka të presim, të humbim kohë e të diskutohet në Bruksel “kotsekoti” me një shtet shume gjenocidal, i cili edhe zyrtarisht është shpallur gjenocidal nga Asambleja e KB. Vetë qeveria duhet të deklarohet për këtë se me Serbinë mundë të bisedohet, por vetëm kur të pastrohet shteti nga ata që janë përgjegjës për krime e gjenocid edhe në Bosnjë, por së shpejti edhe në Kosovë.