Zgjidhje ligjore e kushtetuese për Asociacionin vetëm nga Qeveria, opozitarët e tashëm pa të drejtë iniciative janë këta që derisa e kishin pushtetin e sollën marrëveshjen kundërkushtetuese që e rrezikon shtetin

Zgjidhje ligjore e kushtetuese për Asociacionin vetëm nga Qeveria, opozitarët e tashëm pa të drejtë iniciative janë këta që derisa e kishin pushtetin e sollën marrëveshjen kundërkushtetuese që e rrezikon shtetin
Zgjidhje ligjore e kushtetuese për Asociacionin vetëm nga Qeveria, opozitarët e tashëm pa të drejtë iniciative janë këta që derisa e kishin pushtetin e sollën marrëveshjen kundërkushtetuese që e rrezikon shtetin

Gani Qarri

  • 26 May 2024 - 08:42

Shkruan:ANALISTI- Gani Qarri

"Zotimi" i habitshëm i partive opozitare, PDK dhe LDK, për ta rishkruar një draft statut për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, është edhe një përpjekje tepër e dyshimtë dhe më shumë se vetëm meskine, për rikthim në përgjegjësinë që e kanë marr liderët e tyre Hashim Thaçi e Isa Mustafa në dëm të shtetit të Kosovës, në vitet 2013 dhe 2015, duke e nënshkruar dy herë dhe miratuar bashkë me listën serbe edhe në Kuvend këtë ngrehinë të shpifur serbe, e cila rrezikon shtetin e Kosovës, që në themel. Përndryshe po të dyja këto parti politike edhe pse ishin në bashkëqeverisje, kurrë nuk kanë ndërmarr asnjë veprim për implementimin e marrëveshjes, nuk kanë vepruar as për ta korrigjuar asociacionin e nënshkruar prej tyre dhe as nuk e kanë harmonizuar atë në përputhshmëri me interpretimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, e cila ka konstatuar, se mbi 23 pika, bien hapur ndesh dhe nuk janë aspak në përputhje me kushtetutën e Republikës së Kosovës.

 

E keqja është, se po kjo marrëveshje e hidhur renegate, i mbeti patate e nxehtë Qeverisë Kurti për ta zbatuar, dhe ai, duke mbrojtur me konsistencë parimet bazë të ligjeve dhe kushtetutës së Republikës, pavarësisht presionit ndërkombëtar, nuk ka ndërmarr asnjë veprim që rrezikon sovranitetin dhe integritetin e shtetit me zbatimin e të ashtuquajturit "asociacion" serb. Mosnënshtrimi, ndaj presionit ndërkombëtar u pagua me çmim të lartë nga Qeveria e Kosovës, si mos anëtarësimi në KiE, dhe sikur mos të mjaftonte kjo padrejtësi, tani çështja e asociacionit duket se do të shndërrohet edhe në agjendë gjithëpërfshirëse politike, ku për habi, dy partitë opozitare PDK dhe LDK, të cilat e kanë dëmtuar më së rëndi shtetin e Kosovës, tani deklarojnë se do të marrin një iniciativë të shpejtë që së bashku me ekspertët amerikan, ta ri hartojnë draftin për statutin e asociacionit një etnik serb, nëse ata do të vijnë në pushtet?! Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, nga pozita e opozitarizmit, e kanë shfaqur serish qëndrimin e vet oportunist, kur liderët e këtyre dy partive politike opozitare kanë deklaruar, nëse mund tu besohet deklaratave të tyre, se as ata,edhe nëse vijnë në pushtet nuk do ta dërgojnë draftin aktual të Asociacionit në Gjykatë Kushtetuese, ashtu siç po kërkon SHBA, dhe BE aktualisht, e për të cilin thonë se është drafti më i keq i mundshëm i imponuar nga BE.

 

Zotimi i Memli Krasniqit dhe Lumir Abdixhikut, nga pozita e opozitarizmit të tanishëm, në fakt është edhe një përpjekje e dobët, për të fituar poenë politik në kurriz të Kosovës dhe marrë sado pak besim për mbështetje edhe nga ndërkombëtarët që me inercion ta ri kapin serish pushtetin, në zgjedhjet e reja të cilat po diskutohet të mbahen eventualisht gjatë këtij viti, nëse arrihet pajtimi për shpërbërjen e Kuvendit. Por proklamimi i PDK-së dhe LDK-së, për formimin e asociacionit një etnik serb, nuk do të jetë aspak popullor dhe as i pranueshëm për opinionin publik, madje zotimi i këtyre dy partive politike që ti japin edhe fuqi zyrtare asociacionit, do të jetë ngarkesë tepër e madhe edhe për popullin e Kosovës, dhe si i tillë do refuzohet kategorikisht edhe nga votuesit potencial, andaj ata kot mendojnë, se me idenë për formimin e asociacionit serb, qytetari shqiptar do t`ua besojë qeverisjen pikërisht PDK-së dhe LDK-së.

Shto kësaj faktin i cili dihet mirëfilli se edhe në opinionin publik të mbarë Kosovës, me plot të drejtë, është krijuar një percepcion aq shumë negativ për rrezikun potencial, që sjell me vete, formimi i një asociacioni një etnik serb, më baza etnike dhe vetëm për serbët lokal të Kosovës, ku minoriteti serb, prej vetëm rreth 5% të popullatës së përgjithshme, do të mbisundonte minoritetet tjera, si edhe vet shumicën shqiptare, ndërsa Kuvendi as Qeveria e Kosovës, nuk do të kenë të drejtën, të ndërhyjnë në veprimet kundër kushtetuese të serbëve lokal, të cilët do të mund ti ndërmerrnin bashkë me qeveritë serbe në Beograd, deri te shkëputja me forcë, nga pjesa tjetër e Kosovës dhe bashkimi me Serbinë, që faktikisht do të parashkruante edhe shuarjen e shtetësisë së Kosovës!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".