Rajoni i Ballkani po rrezikohet nga atmosfera e luftës

Rajoni i Ballkani po rrezikohet nga atmosfera e luftës
Rajoni i Ballkani po rrezikohet nga atmosfera e luftës

Skender Mulliqi

  • 27 May 2024 - 19:46

Shkruan:ANALISTI- Skënder Mulliqi

Atmosfera e luftës në rajon, është produkt i Serbisë të Vuçiqit, i cili nuk i ka hequr pretendimet territoriale ndaj Malit të Zi, Bosnjës dhe veçmas ndaj Kosovës. Sigurisht së kjo krizë luftë lidhet më invazionin ushtarakë të Rusisë në Ukrainë. Presidenti serb, i cili ka përforcuar radhët e pushtetit nga zgjedhjet e fundit, më ultra nacionalistët radikal në Serbi, si Sheshel e Nikoliq, kurse në Mal të Zi më krye parlamentarin Mandiq, e në BH, më Dodikun e Republika Srpska. Kjo lidhje shoviniste për Serbi të Madhe, apo për Mini Jugosllavi, vazhdon më lidhjen për Rusi t Madhe të Vladimir Putinit.

 

Ky radikalizëm ekstrem serbo-rus, po angazhohet për një rënd të ri botëror , ku ndikimin suprem do të kishte Rusia, e cila edhe po lufton për kthimin e kohës të ish Bashkimit Sovjetik. Kjo është pikëpamje raciste e cila gjithnjë e më shumë po e vështirëson mbajtjen e paqen në Evropë .Kur bëhet fjalë për Kosovën dhe normalizimin e marrëdhënieve më Serbinë sipas kërkesës të BE-së, është vështirë e arritur më ish kriminelët e luftës ,të cilët janë grumbulluar në pushtetin e këtij vendi. Marrëveshjet e arritura në maratonën e bisedimeve më shumë kanë mbetur marrëveshje në letër së sa që kanë gjetur zbatim në praktike. Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, po kërkon zbatim të marrëveshjeve nga Kosova, e primare është bërë implementimi i Asociacionit të Komunave më Shumicë Serbe, më kompetenca ekzekutive të viteve 2013 dhe 2015 të Brukselit. Vuçiqi po refuzon të zbaton aneks marrëveshjen e Ohrit të Planit franko-gjerman, duke mos pranuar inkuadrimin e Kosovës në organizma relevant të BE-së dhe në OKB si pjesë e planit. Ky plan është pranuar gojarisht nga Vuçiqi por jo edhe për të nënshkruar, siç ka kërkuar Kurti, më motivacion injorues dhe ofendues, se ka dhimbje në dorën e djathtë me të cilën nënshkruan. Pse bisedimet janë futur në qorrsokak është fakti edhe i aktit terroristë tragjik të Vuçiqit dhe Radojçiqit dhe 30 terroristëve serb në Banjskë. Pas këtij akti është menduar së bisedimet të vihen në veprim më ndryshe nga BE dhe Amerika. Kjo nuk ndryshojë qëndrim nga ndërkombëtarët nga të cilët është pritur të ndëshkojnë Serbinë më masa ekonomike dhe politike. Kjo nuk ndodhi sikur që nuk është bërë kurrë e qartë së deri ku kanë shkuar hetimet nga Komisioni i BE-së për rastin në Banjskë. Kosova ka mbetur ende nën masa ndëshkuese ekonomike nga BE-ja, shumë padrejtësisht për gjendjen permanente eskaluese nga terroristët serb në veri dhe vet Vuçiqi. Bisedimet Kosovë-Serbi i drejtuan me hile Borrell i Spanjës dhe Lajqak i Çekisë, të çilet vijnë nga vendet që nuk e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës. Ne këtë relacion ishte edhe emisari amerikan në bisedime , Gabriel Eskobar.E faktorizuan Serbinë në bisedime e cila dihet botërisht se ka shkatërruar gjenocid mbi shqiptarët më shpërthimin e luftës në ishJugosllavi. Eskobari deri në fund të muajit e lëshon këtë funksion, si përfaqësues në bisedime, dhe është mirëpritur nga shqiptarët largimi i tij, e sidomos është mirëpritur largimi i Lajqakut. Deri sa për Eskobarin ende nuk dihet kush e zëvendëson, konditat kryesor për të zëvendësuar Lajqakun është slloveni, Borut Pahor. Duket së Pahor sipas medieve të huaja është duke përgatitur për vazhdimin e dialogut. Pahor edhe ka deklaruar se ka disa ide për të ngjallur procesin e bisedimeve. Së paku pritet që Pahor do të jetë parimor në bisedime , duke mos anuar kah Serbia, në dëm të madh të Kosovës, siç e bënë këtë , Lajqak dhe Eskobar. Pahor ka njohuri të mjaftueshme për gjendjen në rajon. Sigurisht se do të jetë shumë vështirë që të vazhdohen bisedimet më krye radikalin , Vuçiq, i cili po manipulon më minoritetin serb në veri, dhe gjithnjë më grupet e tija terroriste po e kërcënon Kosovën më luftë. Lista Serbe e kriminelëve Veselinoviq dhe Radojqiq më direktiva të Vuçiqit siç ka kërkuar nga serbet të bojkotojnë institucionet e Kosovës, ashtu edhe nuk po kërkon kthimin e tyre në institucione relevante. Kjo është rrethanë vështirësuese. Tjetër. Deri në fund të shtatorit i kemi punimet për Parlament të Evropës, ku edhe do të formohet Komisioni evropian. Në fillim të nëntorit pritën zgjedhjet nacionale në Amerikë, e që sigurisht së viti i thyerjeve të mëdha te procesit të bisedimeve ndërmjet Kovës dhe Serbisë, do të jetë viti 2025, nëse nuk ndodhë ndonjë shpërthim lufte në Ballkanin e mbushur më probleme etnike, siç po e kërkojnë më ngulmë, Putin , Vuçiq dhe Dodik i cili po mendon që në 30 ditët e ardhshme të përfundon Marrëveshja e Dejtonit, duke ndarë Republika Serbska nga federata e BH-së, pas miratimit të Rezolutës për gjenocid në Srebernicë, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".