Rezoluta për Srebrenicën, në shërbim të argumentimit të fortë të xhenocidit serb kundër njerëzimit

Rezoluta për Srebrenicën, në shërbim të argumentimit të fortë të xhenocidit serb kundër njerëzimit
Rezoluta për Srebrenicën, në shërbim të argumentimit të fortë të xhenocidit serb kundër njerëzimit

Gani Qarri

  • 27 May 2024 - 19:47

Shkruan:ANALISTI- Gani Qarri

Miratimi i një rezolute të ngjashme për Kosovën duhet ti paraprij, padis para Gjykatës Ndërkombëtarë të Drejtësisë ndaj shtetit dhe garniturës përgjegjëse ushtarako politike serbe, për krimet në Kosovë, sikur që i hapë rrugë të drejtës ndërkombëtare për kërkim nga Serbia të kompensimit të dëmit material dhe moral që është shkaktuar nga ish regjimi kriminal, mbetjet e të cilit vazhdojnë ta bëjnë qeverisjen dhe jetën publike, politike e diplomatike të shtetit serb.

 

Me miratimin e rezolutës për Srebrenicën, për herë të parë është ndëshkuar moralisht dhe politikisht e gjitha garnitura qeveritare e Serbisë e cila vazhdon ta drejtojë shtetin serb dhe si e tillë, mban edhe njollën zyrtare të kombeve të bashkuara për krimet në Bosnje, të cilat nuk janë ndalur vetëm aty, por e njëjta fushatë fashisoide e gjenocidit ka vazhduar edhe në luftën e Kosovës dhe vazhdon të mbetet akoma e pa ndëshkuar. Andaj pas miratimit të rezolutës për krimet serbe në Bosnje, në rastin e Srebrenicës, vërtetë është momenti më i përshtatshëm që të mobilizohet edhe Kosova për ta bërë një kërkesë të tillë, pasi që dihet mirëfilli se në asamblenë e Kombeve të bashkuara do të sigurohen vota të mjaftueshme në përkrahje të një rezolute lidhur me gjenocidin serb, të tillë nga shtetet të cilat tashmë e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

 

Për më tepër, një rezolutë e tillë për krimet serbe në Kosovë nga ana e OKB-së do të ishte akoma më e arsyeshme sepse dihet mirëfilli që për ndalimin e spastrimit të plotë etnik të Kosovës përmes një fushata gjenocidiale na baza etnike, u desh të intervenonte NATO në Kosovë, për largimin e regjimit fashist okupator serb, kurse me rezolutë të kombeve të bashkuara u autorizua ruajtja e paqes e stabilitetit dhe integritetit territorial të Kosovës nga ana e NATO-s, KFOR-it. Ndërsa miratimi i një rezolute të ngjashme për Kosovën duhet ti paraprij, padis para Gjykatës Ndërkombëtarë të Drejtësisë ndaj shtetit dhe garniturës përgjegjëse ushtarako politike serbe, për krimet në Kosovë, sikur që i hapë rrugë të drejtës ndërkombëtare për kërkim nga Serbia të kompensimit të dëmit material dhe moral që është shkaktuar nga ish regjimi kriminal, mbetjet e të cilit vazhdojnë ta bëjnë qeverisjen dhe jetën publike, politike e diplomatike të shtetit serb. Madje tanimë kur , shteti i Serbisë definitivisht edhe nga Asambleja e OKB-së është shpallur shtet gjenocidal, cili në fakt edhe për neve si popull është shtet gjenocidial, që ka bërë krime e gjenocid në Republikën e Kosovës në vitet 1998-1999, duhet ta konsiderojmë të tillë, shtet gjenocidal- fqinjë, ngase tanimë është shpallur edhe botërisht gjenocidal, dhe raportet për një nivel më të mirë mundë të rregullohen vetëm pas ikjes së Vuçiqit nga fronti politik ne Serbi, që edhe mundë të ndodhi shpejtë, e të vijnë struktura të tjera të moderuara.

 

Pra megjithëse nuk mundemi të kemi raporte të tjera me Serbinë veç atyre normale të lëvizjes së lirë, raporte të ngushta ndërshtetërore me ta nuk mundë të kemi, derisa ata që kanë bërë gjenocid janë në pushtet dhe nuk largohen nga pushteti, derisa nuk vijnë kuadro të reja të pa përfshira në krim e gjenocid, nuk kemi pse, të humbim kohë e të diskutohet në Bruksel me një shtet gjenocidal i cili edhe zyrtarisht është shpallur gjenocidal, andaj vetë Qeveria duhet të deklarojë, se me Serbinë mundë të bisedohet por vetëm kur të pastrohet shteti nga ata që janë përgjegjës për krime e gjenocid në Bosnje dhe në Kosovë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".