Mos anëtarësimi i Kosovës në KiE është injorim i vlerave evropiane nga vetë evropianët e fortë

Mos anëtarësimi i Kosovës në KiE është injorim i vlerave evropiane nga vetë evropianët e fortë
Mos anëtarësimi i Kosovës në KiE është injorim i vlerave evropiane nga vetë evropianët e fortë

Dr. Hysni Aliu

  • 29 May 2024 - 07:34

Shkruan:Dr. Hysni Aliu

Këtë mënyrë të funksionimit të të fortëve, unë e shoh si shumë shqetësuese, sepse kjo qon në përçarje dhe ndarje edhe brenda BE-së por edhe brenda aleancës së gjerë perëndimore. Këtu nuk kemi të bëjmë me problemin Kurti, pore kemi të bëjmë me problemin e diktatit të fortëve i cili nuk arriti ta thyente atdhedashurinë e Kurtit. Edhe tendencën që dinarin serb ta imponojnë si një mjet pagese të dytë në Kosovë, duke thënë që kjo çështje duhet të zgjidhet nëpërmes asociacionit, që në realitet do të thotë një Republikë serbe e cila do kishte edhe dinarin si mjet pagese në Kosovë.

-Dështimi i fazës së tretë të anëtarësimit të Kosovës në KiE ishte jo një dështim i Kosovës pore një dështim i bashkësisë ndërkombëtare për të ju përmbajtur vlerave të veta dhe për të mbajtur unitetin në mes të shteteve të mëdha, siç janë SHBA Gjermania, Franca dhe Italia në njërën ane dhe vendet tjera të BE-së në anën tjetër. Kërkesa eksplicite ndaj Kosovës për Asociacion pa kërkesë eksplicite ndaj Serbisë për përmbushjen e pjesës së vetë të marrëveshjes, do të thotë jo vetëm padrejtësi, por edhe një shantazh i llojit të vetë që vetëm të ligët dhe haraqegjijt e bëjnë. Oferta që ju bëri Kosova të mëdhenjve për një draft të vetin në mënyrë që të shmangte nxjerrjen nga paketa e marrëveshjes së Ohrit, dhe refuzimi i saj, e vërtetoj edhe njëherë atë që shtetet e mëdha nuk janë të interesuara për asociacion brenda Kushtetutës, por një Republikë serbe të dytë, përkundër premtimeve mashtruese që bënin më herët. Pra besimi në bashkësinë ndërkombëtare, e sidomos në këto 4 shtete është humbur, sidomos në Francën dhe pjesën e administratës amerikane që ka mbetur trashëgimi apo vazhdimësi e ish presidentit Trump.

Këtë mënyrë të funksionimit të të fortëve, unë e shoh si shumë shqetësuese, sepse kjo qon në përçarje dhe ndarje edhe brenda BE-së por edhe brenda aleancës së gjerë perëndimore. Këtu nuk kemi të bëjmë me problemin Kurti, pore kemi të bëjmë me problemin e diktatit të fortëve i cili nuk arriti ta thyente atdhedashurinë e Kurtit. Edhe tendencën që dinarin serb ta imponojnë si një mjet pagese të dytë në Kosovë, duke thënë që kjo çështje duhet të zgjidhet nëpërmes asociacionit, që në realitet do të thotë një Republikë serbe e cila do kishte edhe dinarin si mjet pagese në Kosove, zbuloj haptas tendencat e të mëdhenjve që elefantin e madh ta fusin fshehurazi për një dere të fshehtë e të vogël në mënyrë që atë ta bënin fakt të kryer.

Kundërshtimi i mbylljes së bankës postare të Serbisë në Kosovë edhe pas 7 raundeve bisedime, dhe mos heqja e sanksioneve kundër Kosovës edhe pas mbajtjes së referendumit në të cilin të preferuarit e tyre Lista serbe nuk morën pjese, vërtetoj që të mëdhenjtë ndryshe flasin e ndryshe bëjnë. Fatkeqësisht mu vërtetuan fjalët e mia, kur thosha që sanksionet nuk do të hiqen derisa edhe Serbisë ti vendosen ato. Gjersa për vendosjen e sanksioneve mjaftoi vetëm sugjerimi i Borrelit, po i njëjti për heqjen e sanksioneve tani kërkon votën e vendeve anëtare. Kjo është edhe një kurth për Kosovën, duke ditur që brenda BE-së ka dy shtete me udhëheqje pro ruse e pro serbe Hungaria dhe Sllovakia. Kur i zoti i shtëpisë shndërrohet në mashtrues ashtu siç janë shndërrua këta, atëherë aty nuk ka hajr e as prosperitet.

Zaten lufta në Ukrainë e ajo që do të ndodhë në Ballkan me kalimin e kohës në një moment të përshtatshëm për të dy palët janë produkt pikërisht i këtyre marifetllëqeve, ku të mëdhenjtë e vunë ndërskamcën njëri tjetrit e si kurtha i përdorin shtetet e liga e budallenjtë. Britania e Madhe është e vetmja fuqi e cila nuk po bënë pazar as me Francën as me Gjermaninë e as me SHBA-të për interesat e veta gjeostrategjike në kurriz të shteti të Kosovës. Të tjerët janë duke bërë shitblerje në mes vete, lëshomë ti pe këtu unë po të lëshoj pe këtu, e Kosova është bërë mjet për kusuritje.

Gjersa Serbisë në kapitullin e 35 me kërkesën e Francës, marrëveshja e Ohrit nuk u fut si një domosdoshmëri për tu realizuar por u përdor një term më i butë, pra që duhet të realizohet, për Kosovën po kërkohet domosdoshmërish ta realizon asociacionin edhe atë në mënyrën unilaterale pa një hap simetrik të Serbisë.

Unë besoj që ne shqiptarët duhet ta kuptojmë që tani të gjithë janë duke luftuar kundër të gjithëve, dhe për tu bërë faktor në llogarit e të mëdhenjve duhet të jemi unik në tërë Ballkanin dhe në perëndim. I gjithë kombi ynë duhet ti vendos një kusht perëndimit që ne jemi miq e aleat e partner tuaj por me kushtin që mos të jemi monedhë kusuritje në mes jush, ku si rrjedhojë e këtyre kusuritjeve Kosova defakto e de jure do shndërrohej në një Federatë me dy republika, që më vonë Republika serbe në Kosovë do priste momentin për ndarje ashtu siç po e pret tani Republika serbe e Bosnjës.

Neve nuk na mjafton mburoja e NATO s me kushtin që Kosova të dezintegrohet nëpërmes dëshirave të Serbisë. Unë besoj që Francës duhet ti bëhet e qartë që Kosova nuk mundet të jetë mjet kusuritje për raportet e saj me Serbinë, ashtu siç ju bë e qartë nga Turqia kur Franca përkrahte Armeninë në pretendimet e saj territoriale ndaj Azerbejgjanit. Sot aj problem u zgjodh fale Turqisë. Ne kemi nevojë për një forcë mike që na përkrahë pa rezervë ashtu siç e përkrahu Turqia Azerbejgjanin. Franca duhet të jetë mike e Kosovës po aq sa është mike e Serbisë,

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".