Lidershipi politik kosovar në anarki dhe lakmi për kapje të pushtetit po i harron interesat vitale të shtetit

Lidershipi politik kosovar në anarki dhe lakmi për kapje të pushtetit po i harron interesat vitale të shtetit
Lidershipi politik kosovar në anarki dhe lakmi për kapje të pushtetit po i harron interesat vitale të shtetit

Agim Bajrami

  • 29 May 2024 - 20:34

Shkruan:ANALISTI- Agim Bajrami

Edhe mos arritja e pajtueshmëri, për interesat vitale të vendit , për pajtueshmëri rreth caktimit të zgjedhjeve ,implementimin e marrëveshjeve politike, të cilat marrëveshjeve vetë klasa kasa politike në funksione shtetërore më herët e tani në pushtet, i nënshkruan ,dhe i morën përgjegjësit për zbatim, e për shkak të folklorizmit patriotik e popullzimit të votave, fajin e adresojnë si përherë tek faktori ndërkombëtar, apo me kënaqësi tek Serbia.

 

Tufa e deleve( pra poulli) pa bari të urtë, e të pa mençur, e i padijshëm, dhe i prirë për të bërë të keqen ,nuk pritet të kujdeset ndaj deleve të veta, por paraqitet rreziku, që delet të sulmohen nga ujqit, kur bariu, është i shkapërderdhur, dhe i pa interesuar për tufën e vetë. Kështu është me lidershipin politik të Kosovës dhe pa përgjegjësin e tyre të qeverisjes shtetërore. Zhvillimet globale , ngjarjet për rreth , trokitja e zgjerimit dhe shpërthimit të luftërave për rreth , politikë bërësit kosovarë, e mbajnë 'konform zonën' e tyre, të angazhimit për përfitime nga benificionet e tyre shtetërore, e kundër interesave të tufës të cilën e përfaqësojnë e ajo u beson, dhe duke i maskuar dështimet e veta si ekonomike, politike e të mirëqenies shoqërore, dhe të ndërtimit të marrëdhënieve të mira me miqtë dhe popujt për rreth, e brenda vendit, si dhe me aktorët e vendimmarrjes ndërkombëtare ,me cilësime si fajtorë të dështimeve të kësaj klase politike . Edhe mos arritja e pajtueshmëri , për interesat vitale të vendit , për pajtueshmëri rreth caktimit të zgjedhjeve ,implementimin e marrëveshjeve politike, të cilat marrëveshjeve vetë klasa kasa politike në funksione shtetërore më herët e tani në pushtet, i nënshkruan ,dhe i morën përgjegjësit për zbatim, e për shkak të folklorizmit patriotik e popullzimit të votave, fajin e adresojnë si përherë tek faktori ndërkombëtar, apo me kënaqësi tek Serbia.

Dhe kjo klasë politike në mendjen dhe fjalorin e saj nuk ka vizion dhe program si të punohet,organizohet e të veprohet , dhe të shkohet përpara , por e gjithë zhurmën, acarimin,mungesën e kulturës njerëzore e politike, e bënë duke e luajtur rolin e viktimës , herë nga ndërkombëtarët , herë nga qeverisjet e kaluarës dhe me shumë entuziazëm popullist e folklorik, tek politikë bërja dhe lidershipi në Serbi. Dhe "asnjëherë kjo klasë politike nuk është përgjegjëse për dëmtimin e interesave të shoqërisë dhe të shtetit të tyre". Dhe kohët e fundit, të gjitha dështimet dhe pa aftësitë e vetë i gjen duke abuzuar me institucionin e policisë, dhe dërgimin e saj në veri të Kosovës të banuar me shumicën e qytetarëve kosovarë të etnisë serbe, në emër të aplikimit të ndonjë rregulle ligjore, e duke ua vështirësuar përfitimet ndihmave të ekzistencës së mirëqenies së tyre, pleqve, fëmijëve ,në vend që të u ndihmohet.

Dhe kur dështojnë të merren me çështjet e politikës së brendshme dhe krijimit të një shoqërie funksionale,demokratike dhe e dobishme për vetën dhe botën për rreth, kjo politikë bërje e Kosovës, në vend të bërjes së të mirës për interesin e përgjithshëm qytetar,të krijimit të paqes,e sigurisë,e bënë të kundërtën. Krijon kaos dhe pasiguri të përgjithshme, acarim të marrëdhënieve në rajon dhe më gjerë dhe në emër të ndonjë kauze politike mesjetare. Edhe me këtë qëndrim të popullit dhe klasës politike,e cila votohet nga ky popull, do të kenë ujkun brenda në shtëpinë e tyre. Kjo klasë politike ,nuk është e interesuar për mirëqenien dhe sigurinë e deleve të tyre, ngase bariu nuk i do delet e veta ,dhe mbasi nuk i donë, edhe do u shkakton të keqen , si edhe nga qeverisja tjetër siç ishte edhe më parë .Ngase delet nuk e zgjedhin bariun e duhur,të urtë,të mençur,e të përgjegjshëm për jetën dhe mirëqenien e tyre, që ti obligojnë me detyrën në ruajtjen e kujdesen tyre.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".