Bashkimit Evropian padrejtësisht po e mban peng Qeverinë Kurti me masat e pa drejta ndëshkuese para një viti për situatën në veri

Bashkimit Evropian padrejtësisht po e mban peng Qeverinë Kurti me masat e pa drejta ndëshkuese para një viti për situatën në veri
Bashkimit Evropian padrejtësisht po e mban peng Qeverinë Kurti me masat e pa drejta ndëshkuese para një viti për situatën në veri

Gani Qarri

  • 29 May 2024 - 20:36

Shkruan:ANALISTI- Gani Qarri

Shtrirja e shtetësisë në tokën tonë më të tëhuajsuar autoktone, të shndërruar qëllimisht nga politikanët renegat, në oazë të krimit dhe tokë të ndaluar edhe për institucionet e shtetit, ku vetëm falë vendimeve të Qeverisë Kurti dhe veprimeve të vendosura të Ministrisë së Punëve të Brendshme, u arrit të çrrënjosen përfundimisht grupet kriminale dhe shporren organizatat terroriste serbe, si dhe pas më tepër se dy dekadave u shua njëherë e përgjithmonë edhe mini shteti serb, ky akt vërtetë i lavdishëm, do të shënohet me germa të arta edhe në historinë më të re të Kosovës!

 

Nëse vërtetë, pas 23 vitesh të zhvillimit të lojërave të ndyta politike të partive të inkriminuara opozitare dhe politikanëve të shitur e renegat me grupet kriminale serbe, ka arritur të shënohet diçka hyjnore dhe tepër e prekshme e me peshë të pamohueshme për integritetin e vendit, shtrirjen e sovranitetit dhe garantimin e tërësisë territoriale, është rivendosja cep më cep, e rendit dhe e ligjit, si dhe shtrirja horizontale e shtetësisë së Kosovës edhe në veriun e paqetësuar për mese 23 vite, të Republikës tonë të lirë e të pavarur. Shtrirja e shtetësisë në tokën tonë më të tëhuajsuar autoktone, të shndërruar qëllimisht nga politikanët renegat, në oazë të krimit dhe tokë të ndaluar edhe për institucionet e shtetit, ku vetëm falë vendimeve të Qeverisë Kurti dhe veprimeve të vendosura të Ministrisë së Punëve të Brendshme, u arrit të çrrënjosen përfundimisht grupet kriminale dhe shporren organizatat terroriste serbe, si dhe pas më tepër se dy dekadave u shua njëherë e përgjithmonë edhe minishteti serb, ky akt vërtetë i lavdishëm, do të shënohet me germa të arta edhe në historinë më të re të Kosovës!

Arritje vezulluese, me të cilën me plot të drejtë, mundë të vlerësohet tejet lartë dhe krenohet përjetësisht edhe vet Qeveria Kurti, qytetarët e vendit si dhe Republika e Kosovës, pasi që në këtë pjesë të sakrifikuar të vendit tonë, nën sundimin e partive të inkriminuara opozitare, veriu ishte kthyer në oazë të paligjësive dhe “El Dorado” të krimit të organizuar shqiptaro-serb, ku nuk mungonte as pjesëmarrja aktive e politikanëve shqipfolës dhe pushtetarëve të shitur e renegat, me lejen e të cilëve ka funksionuar lirshëm, për më tepër se dy dekada edhe mini shteti serb, në brendi të territorit të Kosovës. Andaj sjellja e burokracisë evropiane dhe Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell në lidhje me masat për Kosovën, kohëve të fundit, vërtetë ka arritur kulmin e shantazhit dhe qëndrimeve të skajshme serbofile, kundër Republikës së Kosovës dhe institucioneve ligjzbatuese të cilat e kanë për detyrë të kujdesen, në vijimësi, për rendin e ligjin dhe funksionimin normal të shtetit edhe në veri të Kosovës. Burokraci e turpit, pa asnjë fije morali dhe nën çdo nivel të vlerave demokratike evropiane dhe demokracive të mirëfillta botërore, e cila, që vitin e kaluar, ka vendosur krejt padrejtësisht dhe kokë më vete, masa shtrënguese vetëm kundër Kosovës, dhe sikur mos të mjaftonin këto akte të çoroditura, tani është duke e zvarritur qëllimisht, edhe raporti pozitiv i cili do të duhej përgatitur, bazuar në gjendjen e stabilizuar në teren, për të hequr masat e padrejta dhe për ti dhënë të drejtë Qeverisë së Kosovës në të gjitha veprimet ligjore e kushtetuese, që ka ndërmarrë dhe merr në vijimësi, për luftimin e shkeljeve të ligjit në veri të vendit, eliminimin e strukturave paralele kriminale dhe institucioneve ilegale të Serbisë që kanë funksionuar në veri për plotë dy dekada, pa u penguar asnjëherë nga ish pushtetarët e kaluar renegat. Edhe mbyllja së fundi e Postbankës Serbe dhe konfiskimi i shumave të mëdha të parave nga ajo bankë ilegale, në veri, ka qenë veprim i qëlluar i zhbërjes së një prej strukturave më të rrezikshme të funksionimit të minishtetit të kundërligjshëm serb, brenda shtetit të Kosovës. Madje megjithëse, qysh ditë më parë ishte paralajmëruar hartimi i një raporti të shpejtë për gjendjen në veri të Kosovës nga ana e Borellit, zëdhënësi i BE-së Peter Stano, pa fije turpi deklaroi se ai raport është akoma larg finalizimit, i cili pa u skuqur fare, paralajmëroi jo vetëm tentimin e shtyrjes së afatit të përmbylljes, por edhe mundësinë që ai të jetë edhe raport negative kundër suspendimit të masave, ndaj Kosovës.

Krejt kjo me qëndrimin tepër arrogant dhe pafundësisht banal të zyrës së Borellit dhe grupit proserb që operojnë rreth tij, në kupolën e stërkequr nga elementët prorus të BE-së, të cilët jo vetëm që nuk i përkrahin por edhe i kundërshtojnë të gjitha masat e nevojshme ligjore dhe veprimet e domosdoshme kushtetuese që Qeveria dhe institucionet ligjzbastuese të shtetit të Kosovës, janë të obliguara ti ndërmarrin për ruajtjen e stabilitetit dhe funksionimit të plotë të rendit e të ligjit edhe në këtë pjesë integrale dhe të pandashme të territorit të Republikës së Kosovës. Për aq më tepër, habit shumë fakti se edhe për zbatimin e Kushtetutës që është themeli e bazamenti i sovranitetit dhe integritetit të shtetit, zëdhënësi i BE-së i pyetur lidhur me ndikimin që do të ketë aksioni i Policisë së Kosovës për konfiskimin i dinarëve të kundërligjshëm serb në një bankë ilegale në veri, dhe mbylljen atje të të gjitha zyrave ilegale shtetërore të Serbisë, që kanë qenë një lloj minishteti i kundërligjshëm, i cili ka vepruar ilegalisht, brenda shtetit të Kosovës, ka thënë se edhe këto masa të domosdoshme të Qeverisë së Kosovës, do ta "ngarkojnë" dhe bëjnë të pa favorshëm raportin e Borellit. Pra krejt kjo katrahurë e padëgjuar e burokracisë së përçudnuar të zyrtarëve pro-rus të BE-së, të cilët megjithëse i kanë të numëruara ditët para zgjedhjeve që në fillim të qershorit, do të mbahen atje, tregon qartë se burokratëve pro-rus dhe pro-serb, në kupolën e BE-së, jo vetëm që nuk ju konvenon rendi dhe ligji, por as që duan sundim të rendit dhe të ligjit në veri të Kosovës, të cilët vazhdojnë akoma të mbeten në përkrahje të hapur të bandave kriminale dhe grupeve terroriste serbe, që i ka nën kontroll regjimi kriminal i Aleksandër Vuçiqit. Ndaj shtrohet pyetja se sa është i qëllimshëm dhe jo real vlerësimi nga burokratët e BE-së, përderisa, sipas tyre edhe masat që vazhdojnë ti ndërmarrin konform nevojave, institucionet e sigurisë dhe të drejtësisë ne veri, të njëjta si gjithandej Kosovës, kundër kontrabandës dhe kundër funksionimit të paralelizmave institucional të Serbisë, ti cilësojnë pa fije turpi, kinse janë veprime që tensionojnë dhe përshkallëzojnë gjendjen?! Atëherë lind pyetja, cila metodë, na qenka depërshkallëzim dhe mënyrë stabilizimi, sipas tyre, mos vallë, sulmet terroriste të grupeve të Millan Radojçiqit, dhe vrasja në detyrë e policëve të Kosovës, brenda territorit tonë, për këta të paturp na qenka depërshkallëzim?! Të gjitha masat e deritashme, dhe komplet veprimet e ndërmarra me aq takt dhe pedanteri politike, të mirë studiuara deri në imtësi nga institucionet e shtetit, kanë treguar se, sa i takon veriut të Kosovës, kjo qeveri ka përdorur rrugën më efektive dhe më të mirë të mundshme të shtrirjes së rendit e të ligjit dhe ndërmarrë veprimet më të duhura të luftimit e shkatërrimit të të gjitha grupeve kriminale, organizatave terroriste serbe dhe shuarjen e rrjeteve paralele institucionale të Serbisë fashiste, të cilat e kanë penguar edhe integrimin e pjesëtarëve lokal të pakicës serbe atje duke mashtruar, shantazhuar dhe kërcënuar publikisht dhe fizikisht, minoritarët serb nga grupet kriminale të Millan Radojçiqit & Co. Kështu që pa marrë parasysh qëndrimet e hapura pro-serbe, të funksionarëve pro-rus në kupolën e BE-së, nëse vërtetë, ka diçka tepër të prekshme për të cilën mundë të vlerësohet dhe krenohet fort kjo qeveri dhe vet qytetarët që ja kanë dhënë besimin, asaj, pa asnjë dyshim, është vet veriu i Kosovës, Qeveri e vendosur, ku vetëm pas ardhjes së saj në pushtet, është pamundësuar funksionimi i grupeve kriminale dhe janë shuar organizatat terroriste serbe si dhe është çrrënjosur ekzistenca pas dy dekadash, mini shteti serb në brendi të territorit të vendit tonë, pikërisht në pjesën veriore të Kosovës.

Ashtu siç ka qenë edhe mbyllja e Postbankës Serbe dhe konfiskimi i shumave të mëdha të parave nga ajo bankë, si një veprim shumë i qëlluar i zhbërjes së një strukture me rrezikshmëri të lartë, si funksionimi i mini shtetit serb brenda shtetit të Kosovës. Pra shteti i Serbisë fashiste me këtë institucion ka qenë duke funksionuar brenda shtetit të Kosovës sikur me qenë në shtetin e vetë. Rast ky, ka treguar publikisht, se në mandatet e kaluara qeverisëse, ka pasur vetëm improvizime, mashtrime dhe tradhti të hapur kombëtare sepse nuk është ndërmarrë asnjë veprim ligjor dhe nuk është bërë, bash asgjë për shtrirjen e sovranitetit, vendosjen e ligjit e të kushtetutës dhe shuarjen e institucioneve shtetërore-ilegale serbe, brenda territorit të Republikës së Kosovës. Dhe tanimë shihet ashiqare se ish pushtetarët kuisling, kanë llogaritur se tashmë pjesa e veriut të Kosovës është mini shtet serb, brenda shtetit të Kosovës, të cilën e kanë shfrytëzuar si „El Dorado“ për tu pasuruar personalisht dhe zhvilluar interesat e veta kriminale, pavarësisht dëmit që i kanë shkaktuar për dy dekada popullit dhe shtetit të pavarur të Kosovës. Kështu që përderisa çështja e veriut është vendosur në binarët e ligjshmërisë dhe mbi te, është shtrirë sovraniteti dhe garantuar integriteti i shtetit, i gjithë spektri politik dhe mbarë qytetarët e Republikës së Kosovës, duhet ti japin mbështetjen maksimale Qeverisë Kurti në veprimin e tij ligjor e kushtetues për ushtrimin e plotë të sovranitetit, në gjithë territorin e Kosovës. Në anën tjetër, së shpejti edhe burokracia pro-ruse evropiane, së shpejti pritet të marr fund në raport me Kosovën, pas zgjedhjeve që me 9 qershor do të mbahen BE, ku pastaj pritet të angazhohen njerëz të rinj, edhe në çështjen e hapur mes Kosovës dhe Serbisë, dhe do ta shohin me sy më real situatën në veri me veprimet ligjore të Qeverisë, në territoret sovrane të Republikës së Kosovës, dku pritet që vet Evropa të mos përzgjedh më, qiftin e Mirosllav Lajçakut e të Josepp Borellit të cilët, përveçse nuk e njohin shtetin e Kosovës, janë treguar edhe pro-serb të sëmurë dhe defakto e de jure janë sjellë me disponim tepër armiqësor ndaj Kosovës. Prandaj kjo Qeveri meriton dhe duhet të përkrahet medoemos nga mbarë Kosova dhe shqiptarët kudo, për veprimet e ndërmarra në veri, që në asnjë mënyrë dhe para asnjë presioni, të mos lëshojë pe, për asnjë milimetër, por të mbaj qëndrim të palëkundur ndaj veriut të Kosovës sikurse ndaj të gjitha pjesëve të tjera të shtetit të Kosovës pa asnjë dallim, në mënyrë që kurrë më, mos ti shkojë në mendje askujt, që të provojë e të bëjë serish lëshime të asaj natyre që ka qenë deri me ardhjen e Qeverisë Kurti në krye të shtetit të Kosovës. Kurse opozita e tashme duhet të turpërohet para shtetit, popullit të vetë dhe para gjithë botës, që ka fytyrë të distancohet dhe ti kritikojë po këto veprime kaq të suksesshme të Qeverisë, kinse për moskoordinim me miqtë ndërkombëtar, kur shihet publikisht, se nuk është në pyetje mungesa e koordinimit, por qëndrim i i hapur proserb, i burokratëve pro-rus të BE-së, ndaj veprimeve të domosdoshme ligjore e kushtetuese që thjeshtë, janë veprime të cilat kanë të bëjnë vetëm me ushtrimin e rendit e sundimit të ligjit dhe asgjë tjetër, veprime që opozita e inkriminuar nuk i ka ndërmarr, asnjëherë sa kanë qenë në pushtet, qëndrim me të cilin, po dëshmojnë se opozitarët e inkriminuar, për habi, e përkrahin edhe sot ekzistimin e asaj gjendje kriminale që në kohën e tyre, zhvillohej lirshëm dhe pa asnjë pengesë, në veri!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".