Vetëm qëndrimi pro serb nga zyrtarët e lartë evropian, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak, po e mban peng pezullimin e “sanksioneve” të pa drejta kundër Republikës së Kosovës

Vetëm qëndrimi pro serb nga zyrtarët e lartë evropian, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak, po e mban peng pezullimin e “sanksioneve” të pa drejta kundër Republikës së Kosovës
Vetëm qëndrimi pro serb nga zyrtarët e lartë evropian, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak, po e mban peng pezullimin e “sanksioneve” të pa drejta kundër Republikës së Kosovës

Muhamet Kelmendi

  • 29 May 2024 - 20:39

Shkruan:ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Deklaratat me pompozitet e krerëve ultra nacionalistë serbë në Beograd kundër shteteve që ishin dhe janë akoma për pranimin e Kosovës në KiE dhe të rezolutës për gjenocidin serb në Srebrenicë të Bosnjës dhe Hercegovinës, të gjitha këto veprime të rrezikshme nuk po shihen nga BE. Ka raste që nuk shihen e nuk reagohet as edhe nga SHBA. Disa shtete, si Franca, Gjermania e Italia paraqiten edhe kusht që Kosova mos të pranohet në KiE pa e dërguar statutin e Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese, e madhe kanë bërë presion edhe mbi Kryeministrin e Kosovës.

 

Perëndimi besoj se dhe tash po e vazhdon qëndrimin e njëjtë, duke e përkëdhelur shtetin serb, në mënyrë që mos të hapet fronti i ri i luftës në Ballkanin Perëndimor. Në fakt, që nga gjykimi i kriminelit të luftës Millosheviq në Den Hagë, si dhe të gjenocidueseve Mladiq e Karaxhiq, perëndimi u mbështetë në teorinë e bashkëpunimit me klikat e ndryshme në Beograd. Në këtë anë, doli klika e Aleksandër Vuçiqit, kinse si grupim dhe klikë e re, por në fakt është e njëjtë dhe e pa ndryshuar me atë të Millosheviçit. Kësaj klike iu bënë lëshime të mëdha në të gjitha fushat. Edhe agresioni rus në Ukrainë bëri që edhe më shumë të përkëdhelet klika neo ultra shoviniste serbe e Aleksandër Vuçiqit dhe vartësve të tij. Kjo ndodhi për faktin se Rusia dhe Serbia kërcënuan me agresion serb edhe në Kosovë dhe më gjerë. Duke u bazuar në këtë BE-ja dhe SHBA-të i dhanë përparësi në politikën e tyre ballkanike shtetit serb kundruall Kosovës dhe shteteve të tjera në rajon. Nga Brukseli e Uashingtoni shkuan financa të mëdha në Serbi. E toleruan edhe armatosjen e këtij shteti. Edhe vetë i dhanë armë shtetit serb. Serbia bleu dhe morri armë gjithandej nëpër shtete që ka raporte bashkëpunimi me to, si në Rusi, në Kinë dhe në Iran. Kështu edhe u forcua dukshëm shteti serb. Mbi këtë bazë e ndërtoj politikën e botës serbe.

Me këtë po pretendojnë të themelojnë Jugosllavinë e tretë. Në kuadër të këtij shteti sundues serb hynë Kosova si territor që juridikisht nga Beogradi konsiderohet territor serb, sikurse Bosnja e Hercegovina, Mali i zi dhe Maqedonia e Veriut. Pretendimet e klikës serbomadhe janë që të zgjerohen edhe në Shqipëri, duke dalë në Durrës. Kjo politikë veç ka arritur që Republika Serbe në Bosnje e Hercegovinë të deklarohet pro bashkimit me Serbinë. Edhe në Mal të Zi, kur partitë serbe në përkrahjen e një shqipfolësi e morën pushtetin, dolën në anën e Serbisë. Po punojnë që tash të shtrihet ndikimi edhe në Maqedoni edhe aty të sundon ideologjia sllavomadhe serbe. Megjithatë, pikësynimi kryesor mbetet Kosova. Këtu dhe ndaj Kosovës nga pavarësia iu bë nga BE dhe SHBA një padrejtësi e madhe. E lejuan shtetin serb të luaj me politikën e BE-së dhe qartë të paraqet pretendime ndaj Republikës së Kosovës. Fillimisht iu futën Kosovës thonjëzat dhe e detyruan Kosovën të nënshkruaj dhe pranoj marrëveshje shumë të dëmshme dhe pro serbe. Kështu u nënshkrua Marrëveshja e vitit 2013, nga z. Hashim Thaçi, ndërsa ajo vitit 2015 u pranua nga z.Mustafa. Këto dy marrëveshje e përcaktuan ndërtimin e një shteti serb në Kosovë me Asociacion. Falë, Gjykatës Kushtetuese, këto dy marrëveshje u panë të dëmshme dhe antikushtetuese në 25 nene. Megjithatë edhe më tutje vazhdoj puna me ledhatime. Serbisë iu dha liri e plotë. U caktuan nga BE dhe nga SHBA subjekte fizike pro serbe në ndërmjetësim midis Kosovës dhe Serbisë.

Filluan lëshimet e mëdha ndaj shtetit serb. Ka katër vite që vetëm vendnumërohet në raportet Kosovë-Serbi. U caktua z. Josep Borel dhe z. Miroslav Lajçak për ndërmjetësim. Ata që të dy u treguan të anshëm. Ndërsa, nga SHBA u emërua z.Eskobar. Këta e ndërtuan tërë politikën në përkëdhelje dhe në anim nga shteti serb. Iu bënë lëshime të mëdha dhe asnjëherë nuk u vu Serbia nën masa ndëshkuese. Shteti serb dërgoj kriminel në Kosovë dhe vrau policin shqiptar. Sulmoj me demonstrues ushtarët e KFOR-it dhe plagosi me dhjetëra. Gjatë tërë kohës u atakuan gazetarët dhe policët e Kosovës. U bënë dëme të mëdha materiale. Afër kufirit me Kosovë vendosen baza të mëdha ushtarake e policore. Nga Beogradi vjen betimi për luftë. Atakohet çdo gjë shqiptare. Bëhen premtime nga Vuçiq e të tjerë se po presin rastin për ta ripushtuar Kosovën. Paraqiten pretendime territoriale edhe ndaj BH-së, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. Krimineli Vucic tha: " Unë po takohem me Dodikun e vënë nën sanksione nga SHBA. Pimë ndonjë gotë raki. Dodiku pinë raki e unë verë". Fytyra ultrashoveniste dhe pikësynimet territoriale të Baogradit dhe heshtja e perëndimit është parë shumëfishtë: 1. Sulmi në Banjskë me mbi 60 terrorist serb. 2. Qëndrimet mbi gjenocidin në Srebrenicë. 3. Përpjekja e Kosovës për anëtarësim në KiE dhe kundërshtimet e Beogradit. 4. Futja në Qeverinë e Serbisë të spiuneve rus. 5. Bojkotimi i zgjedhjeve në katër komunat në veri të Kosovës. 6. Militarizimi i ushtrisë me armë nga Rusia, nga Kina dhe me dronë nga Irani, 7. Pikësynimi për ripushtimin e Kosovës dhe 8. Deklaratat me pompozitet e krerëve ultra nacionalistë serbë në Beograd kundër shteteve që janë për pranimin e Kosovës në KiE dhe të rezolutës për gjenocidin serb në Srebrenicë të BH-së. Të gjitha këto veprime të rrezikshme nuk po shihen nga BE. Ka raste as edhe nga SHBA. Disa shtete, si Franca, Gjermania e Italia paraqitën edhe dyshime që Kosova mos të pranohet në KiE pa e dërguar statutin e Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese. Bënë presion edhe mbi Kryeministrin e Kosovës. Edhe z.Makron i Francës dhe z Scholz i Gjermanisë e kërkuan formimin e Asociacionit si kusht që Kosova të pranohet në KiE. Ndërsa, z Borel, edhe pse spiunët ruse u futën në Qeverinë e shtetit serbë dhe SHBA dolën kundër saj, tha "Po pres me padurim që të bashkëpunoj me Qeverinë e re në Beograd".

Përkëdheljet e tilla e kanë forcuar apetitin okupuese serb. Tash dihet se Serbia pretendon ta pushtoj Republikën Serbe në BH, Kosovën, Malin e Zi e Maqedoninë e Veriut. Apetitet serbe shkojnë edhe ndaj Shqipërisë për dalje në Durrës. Këto apetite janë thelluar me fitoret në front të Rusisë kundër Ukrainës. Apetiti i tillë thelloj pikësynimin e Jugosllavisë së tretë. Këtë ide e përkrahi edhe Presidenti XI i Kinës. Këtë e donë edhe Rusia. Nomenklatura e re e sigurisë në botë, e paraqitur nga Putin në Moskë, në Ballkan del me formimin e Jugosllavisë së tretë, që është "bota serbe". Këtë e kanë në nostalgji shumë vende evropiane, afrikane, aziatike dhe amerikano - latine. Tëra këto vende qëndrojnë prapa "botës serbe", me emrin Jugosllavi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".