Pse po “çuditen” opinioni shqiptar dhe ai ndërkombëtar me Albin Kurtin?!

Pse po “çuditen” opinioni shqiptar dhe ai ndërkombëtar me Albin Kurtin?!
Pse po “çuditen” opinioni shqiptar dhe ai ndërkombëtar me Albin Kurtin?!

Skender Kapiti

  • 30 May 2024 - 13:49

Shkruan: Skënder Sadri Kapiti

 Mos t’i duket ndojkujt habi ky titull shkrimi sepse ky shkrim mund të argumentohet edhe vetëm më një fjali:Po “çuditet” opinioni shqiptar dhe ai ndërkombëtar me Albin Kurtin, se si ka mundësi që doli një  shtetar shqiptar kaq patriot në shërbim të kombit të vet dhe i pakorruptuar dhe as hajdut.

 Që kur zhvillohej fushata e parë zgjedhore në Kosovë që nxori fitues Kurtin, unë pata shkruar një shkrim me titull: aresyet pse e gjithë politika e vjetër në Kosovë dhe në Shqipëri janë kundër Kurtit dhe pse asnjë politikan e shtetar shqiptar nuk e dëshironte fitoren e tij.Arësyeja kryesore ishte se Kurti ishte një alternativë e re dhe tërësisht ndryshe nga ajo e vjetra në Shqipëri dhe në Kosovë.

 POLITIKA E VJETËR SHQIPTARE NË TË DY SHTETET SHQIPTARE ISHTE NJOLLOSUR, PËRLYER E ZHYTUR NË KORRUPSION, HAJDUTËRI  E MASHTRIME QË KISHIN TRADHTUAR INTERESIN PUBLIK, TË PËRGJITHSHËM E KOMBËTAR PËR INTERESA PERSONALE E PASURORE.PRANDAJ ISHIN DHE JANË EDHE SOT POTHUAJSE E GJITHË POLITIKA E TRANZICIONIT KUNDËR KURTIT.

Por kundër  Kurtit,kundër ndershmërisë e patriotizmit të tij dhe  kundër arritjeve dhe sukseseve të tij, janë jo vetëm politika por edhe i gjithë llumi mediatik dhe mercenarizmi shoqëror dhe ai intelektual.

I gjithë llumi politiko-mediatik korruptiv sajojnë lloj-lloj akuzash e sajesash injorante dhe të neveritshme, hipokrite dhe djallëzore kundër Kurtit me demek se është kundër perendimit dhe SHBA-ve.

 Në fakt e vërteta e këtij llumi shpifës dhe intriguesish është tjetra: ata e urrejnë Kurtin pse ai është patriot, i ndershëm, i aftë dhe sidomos i pakorruptuar duke parë atë dhe duke e krahasuar me ata shtetarët e politikanët paraardhës të tij si në Shqipëri e në Kosovë të cilët  janë zhytur në korrupsion, tradhti dhe hajdutëri.

 Hiporizinë dhe djallëzinë e kërtyre politikanëve, intelektualëve mercenarë dhe mediave servile që janë kunder Kurtit e hedh poshtë arësyeja dhe logjika e thjeshte se: nuk mund të jesh antiamerikan dhe as antieuropian nëse punon me përkushtim për shtetndërtimin modern e ligjor; nëse lufton krimin e korrupsionin; nuk mund të jesh asntiamerikan e as antiperendimor nëse nuk vjedh pasurinë dhe paranë publike;nëse mbron legjitimitetin demokratik dhe atë konstitucional; nëse mbron legjitimitetin shtetëror;nëse mbron shtetin dhe territorin, Ligjin dhe Kushtetutën.Dhe këtë po bën Kurti me qeverisjen e tij.

 Kundër Kurtit janë qeveria dhe kryeministri aktual në Shqipëri dhe pothuajse gjithë shpura mediatike e korruptuar, servile dhe mercenare Tiranës.

 Nuk është i dëshirueshëm Kurti  as nga opozita në Shqipëri,sepse edhe ajo është e vjetëruar, e dështuar dhe e konsumuar nga korrupsioni dhe hajnija kur ishte në pushtet, dhe nuk premton ndryshim dhe nuk ka besim te ajo as opinioni vëndas dhe as ai ndërkombëtar. Nuk mund të vish në pushtet duke luftuar kundër drejtësisë, kundër SPAK-ut dhe kundër SHBA-ve sic vepron gabimisht dhe fajshëm ajo, opozita në Tiranë.

 Kundër Kurtit është e gjithë politika e vjetër edhe e Kosovës në aleancë edhe ajo me mercenarizmin mediatik dhe te disa farë komento-analistësh injorantë.Kundër Kurtit janë i gjithë korrupsioni në Kosovë e Shqipëri, janë ata që i kanë fëlliqur duart në grabitjen e pasurive dhe të parasë publike. Kundër Kurtit janë të gjithë ata politikanë që i kanë bërë dëme të jashtëzakionshme Kosovës me plane e projektet tradhtie për ndarje të Kosovës dhe që kanë bërë pazare në dëm të Kosovës për interesa pushteti e korrupsioni.

 Prandaj Kurti sot po shndërrohet në një“mit”apo shëmbull pakorruptueshmërie dhe i burrështetasit patriot dhe i përgjegjshëm si shërbëtor i atdheut dhe shoqërisë shqiptare.Duke parë se në cfarë shkalle të paimagjinueshme që ka arritur korrupsioni në Shqipëri, ku përditë shpërthejnë skandal pas skanali korrupsioni të lartë qeveritar, ministror, administrative e juridik  në Shqipëri, ku po rezulton se cdo kush që ka pasur dhe që ka pushtet dhe vulë në Shqipëri si dhe në Kosovë paskan bërë batërdinë me vjedhje e hajni sa që po habitet edhe bota demokratike.

Prandaj opinioni i brëndshëm dhe ai ndërkombëtar  po “cuditet”me Albin  KURTIN se si ka “mundësi” që të jetë patriot, i pakorruptuar dhe jo hajn. Ndërkombëtarët po habiten me  Albin KURTIN  sepse me  Kurtin nuk mund të livadhisin e të bëjnë ç’të duan me Kosovën sic kanë bërë  me paraardhësit e tij duke caktuar lloj-lloj ndërmjetësi për bisedime dhe të hartonin e pranonin cfarëdo lloj plani e projekti  kundër interesave të Kosovës. Kurti nuk është si të tjerët, nuk është si ata  politikanët e shtetaret shqiptarë  si në Kosovë dhe në Shqipëri të cilët nënshkruajnë lehtë gjithcka  edhe kundër interesave kombëtare, mjafton që ata të kenë mbështetje politike nga ndërkombëtarët për të mbetur e fituar pushtet.

Kjo është e vërtetë historike për politikanët shqiptarë, që për interesa personale  kane tradhtuar njëri-tjetrin dhe madje edhe kanë bashkëpunuar deri dhe me armiqt e kombit për qëllimet dhe interesat personale, por edhe janë klacafytur e grindur ndërvete nga smira, inati dhe egoizmi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"