Konfiguracioni i ri politik pas zgjedhjeve në SHBA dhe BE, me mundësi reflektimit në zhvillimet politike në Kosovë

Konfiguracioni i ri politik pas zgjedhjeve në SHBA dhe BE, me mundësi reflektimit në zhvillimet politike në Kosovë
Konfiguracioni i ri politik pas zgjedhjeve në SHBA dhe BE, me mundësi reflektimit në zhvillimet politike në Kosovë

Agim Bajrami

  • 30 May 2024 - 18:25

Shkruan:ANALISTI-Agim Bajrami

Tani opsioni i zgjedhjeve parlamentare të Kosovës kaloj në përfundimin e rregullt të mandatit kushtetues , dhe zgjedhjet do të duhej të mbahen në fund të dhjetorit apo në fillimin e janarit të vitit 2025,kur edhe skena politike ndërkombëtare do të ketë konfigurimin ndryshe të vendimmarrjes politike. Dhe nga ky konfigurim i ri politik në SHBA dhe BE, edhe interesat e tyre ndaj qasjes së Kosovës do të jenë shumë ndryshe , se sa janë tani, me mundësi, se Kosova politike nuk do të mund të akordohej për formimin e qeverisë në koalicion, dhe Albin Kurti të vazhdon me qeverinë në detyrë , dhe me shumë gjasa të hyrjes së Kosovës në krizë politikeinstitucionale dhe kushtetuese.

 

Partitë politike në Kosovë pasi nuk arritën të pajtueshmërinë për shkuarjen në zgjedhjet e parakohshme, ka shumë besueshmëri se mazhoranca qeverisëse synonte të shkoj në zgjedhjet e parakohshme, duke besuar se do të arrij te siguroj fitoren e dalë nga këto zgjedhje, por jo edhe si e vetme në qeverisje pa ndonjë parti tjetër. Dhe zgjedhjet e parakohshme mazhoranca i synonte edhe duke i ikur fitores së mundshme të Trupit në zgjedhje presidenciale në ShBA, dhe zgjedhjeve të parlamentit të BE,e që do të mund të ndryshojnë skenën e tërësishme politike të vendimmarrjes ndërkombëtare perëndimore, si jo shumë simpatike ndaj liderit politik aktual Albin Kurti ,grindavec për asgjë, në raport me qasjen perëndimore ndaj rajonit të Ballkanit ,dhe në veçanti të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

 

Tani opsioni i zgjedhjeve parlamentare të Kosovës kaloj në përfundimin e rregullt të mandatit kushtetues , dhe zgjedhjet do të duhej të mbahen në fund të dhjetorit apo në fillimin e janarit të vitit 2025,kur edhe skena politike ndërkombëtare do të ketë konfigurimin ndryshe të vendimmarrjes politike. Dhe nga ky konfigurim i ri politik në SHBA dhe BE, edhe interesat e tyre ndaj qasjes së Kosovës do të jenë shumë ndryshe , se sa janë tani, me mundësi, se Kosova politike nuk do të mund të akordohej për formimin e qeverisë në koalicion, dhe Albin Kurti të vazhdon me qeverinë në detyrë ,dhe me shumë gjasa të hyrjes së Kosovës në krizë politike- institucionale dhe kushtetuese. Kjo si rrjedhojë do të mundë të ketë edhe të mos formimit të qeverisë , apo nga shtyrjet e interesave të bashkësisë ndërkombëtare, për të kërkuar kryeministrin tjetër të Kosovës nga ky aktual grindavec me të gjithë. Dhe duke e kërkuar një kryeministër të formimit me cilësi, të urtësisë së tij/saj dhe të largpamësisë e mençurisë politike për rolin,rrethanat dhe fuqinë e përgjithshme që ka Kosova në zhvillimet e marrëdhënieve ndërkombëtare . Dhe gjysma e vitit pasues, apo edhe të vitit 2025 ,do të mund të jenë përcaktuese e zhvillimeve të skenës politike kosovare, për një kryeministër të ri jo grindavec me të gjithë, por largpamës,i matur, i sinqertë, i urtë dhe i përgjegjshëm ndaj fuqisë që ka në interesat të cilat i përfaqëson.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".