Kosova sa më shpejtë anëtare e NATO-s

Kosova sa më shpejtë anëtare e NATO-s
Kosova sa më shpejtë anëtare e NATO-s

Naim Miftari

  • 30 May 2024 - 20:30

Shkruan:ANALISTI- Naim Miftari

Përafrimi i vendit tonë me NATO-n, anëtarësimi në NATO, mundë të sjell dobi edhe për trajnimin dhe armatosjen e ushtrisë së re të Kosovës në një nivel tjetër, jo sikurse deri më tani. Duke qenë Kosova brenda NATO-s, anëtare më të drejta të plota, pamundësohet edhe veprimi anti Kosovë i disa shteteve që nuk ja duan të mirën Kosovës. Kur e them këtë bazohem në disa fakte sepse dihet mirëfilli që lidhjet e NATOS dhe Serbisë kanë një traditë mjaft të gjatë në Ballkan!

 

Sipas mendimit tim Kosova duhet të angazhohet natë e ditë, duke punuar e lobuar që të fiton mbështetjen dhe anëtarësohet në NATO, sepse ky anëtarësim është shumë më i rëndësishëm se sa anëtarësimi dhe inkuadrimi në BE. Përfitimi i parë me anëtarësim në NATO është heqja automatike e embargos së furnizimit me armë për Kosovën pasi që pikërisht rezoluta 1244 e cila akoma vlen dhe me të cilën vepron NATO në Kosovë është pengesë për shtetësinë e Kosovës. Kjo rezolutë e humbë tërësisht kuptimin dhe ndikimin që nga komenti i anëtarësimit të Kosovës në NATO edhe pse faktikisht 1244 nuk ekziston në realitet pasi më nuk ekziston as Jugosllavia. Nga ana tjetër edhe me vendimin e GJND Kosovës ju dha e drejta për shtet të pa varur prandaj ka marr fund edhe rezoluta 1244 e cila do të shuhej si flluskë sapuni nga momenti i anëtarësimit të Kosovës në NATO. Pse nuk është realizuar deri më tash ky proces, sikur që u avancua Kosova në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, është pasojë pse Kosovës i kanë munguar deri tash qeveritë e pa korruptuar dhe e politikanët e pa korruptuar. Vendi jonë ka nevojë për miq por nuk na duhen tutor e as mbretër ndërkombëtar, as miq si Grenelli, Palmeri, Eskobari, Boreli dhe Lajçaku. Të tillët dhe të ngjashmit sikur këta nuk na duhen! Përafrimi i vendit tonë me NATON, anëtarësimi në NATO, mundë të sjell dobi edhe për trajnimin dhe armatosjen e ushtrisë së re të Kosovës në një nivel tjetër, jo sikurse deri më tani. Duke qenë Kosova brenda NATO-s, anëtare më të drejta të plota, pamundësohet edhe veprimi anti Kosovë i disa shteteve që nuk ja duan të mirën Kosovës. Kur e them këtë bazohem në disa fakte sepse dihet mirëfilli që lidhjet e NATOS dhe Serbisë kanë një traditë mjaft të gjatë në Ballkan! Milan Radojçici jo rastësisht ishte ardhur në veri me lejen e KFOR-it (e një pjese pro serbe) dhe është lejuar pastaj të ikte nga Kosova po ashtu nga KFOR- i.

Shtrohet pyetja se ku ishin forcat e KFORIT atë dit kur u sulmua Kosova, ku ishin njësitë e blinduara dhe helikopterët e KFOR- it? Serbia asnjëherë nuk ka vepruar që nga viti 1999 deri në vitin 2024 në veriun e Kosovës pa koordinim të plot me KFOR- in Francez, e deri në vitin 2020 edhe me KFOR- in Hungarez kur ishte vrarë heroi Enver Zymberi në atë aksionin e famshëm që u hartua me skenarin e agjentit Francez të DGSE-së, ish kryeministrit Hashim Thaçit e të Baton Haxhiut në veri! Mos të harrojmë se edhe Masakra në Srebernica ishte bërë po ashtu me dijeninë dhe marrëveshjen e disa komandantëve Holandez të NATO- s, me Ratko Mlladiqin. Njëjtë kishte ndodhur edhe në Kosovë në vitin 2000, më 2 dhe 3 shkurt në Mitrovicë, marrëveshja mes aleatëve shekullor të Serbisë dhe KFOR- it Francez, por edhe me ndihmën e padiskutueshme nga pala shqiptare, e agjentëve Francez të DGSE- së Hashim Thaçi , Kadri Veseli dhe Agim Qeku!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".