Lexoni edhe:
Detaje nga biseda e Radoiçiqit me Mimoza Kusarin: Alo vendase, a po nihemi?
Shkruan:ANALISTI-Dardan Grapci
Zgjedhjet e lira, të drejta dhe ruajtja e pastërtisë së votës sipas vullnetit të secilit qytetar që del në zgjedhje, është mënyra e vetme e krijimit të institucioneve të besueshme dhe të respektueshme nga populli i një shteti. Përcjellja e procesit zgjedhor me transparencë të plotë është traditë tani më e ndërtuar dhe zhvilluar fuqishëm në të gjitha shtetet demokratike, por kjo ka munguar në praktikën e Kosovare për plot dy dekada, si shtet i ri akoma në tranzicion dhe realizim të reformave. Mirëpo me kohën vijnë edhe ndryshimet. Tani me po i vjen përfundimisht fundi traditës së ”fitoreve” elektorale nga partitë politike, nëpërmes vjedhjes së votës, pasi që zgjedhjet e radhës, kurdo që do të mbahen ato, do të jenë ndër më transparentet të zhvilluara ndonjëherë, para syrit të kamerës.
Detaje nga biseda e Radoiçiqit me Mimoza Kusarin: Alo vendase, a po nihemi?Lexoni edhe:
Sipas projektit më të ri të cilin ka filluar te realizon KQZ-ja , projekt i cili është për tu përkrahur dhe për të cilin do të duhej komplimentuar vendimi i KQZ-së, në secilën qendër votimi dhe vendvotim, në zgjedhjet e radhës do të ketë përcjellje të zgjedhjeve me syrin e kamerës. Normalisht që kjo nuk do të thotë se zbulohet fshehtësia e garantuar e votës por parandalohet në maksimum abuzimi me votën e dhënë për subjektin e caktuar politik, gjeq ë ndikon edhe në pastërtinë e procesit zgjedhor. Qëllimi i këtij projekti është transparenca në zhvillimet e ditës së zgjedhjeve dhe proceset që pasojnë ditët në vijim, deri në finalizimin e rezultatit zyrtar me certifikim, duke ruajtur pa me besnikëri pacënueshmërin ë fshehtësisë së votës, por duke siguruar transperncë publike të pjesëmarrjes në zgjedhje, numërimit dhe rinumërimit të votave, pa lënë hapësirë të territ dhe ndërhyrjes nga grupet kriminale të interesit, nga partizanet e partive politike, qoftë me presion ndaj votuesve apo vjedhjes industrial të votës. Dihet mirëfilli se në të kaluarën kanë ndodhur edhe mbushje të kutive të votimit, nëpër shumë qendra votimi pasi është përmbyllur procesi i rregullt i votimit.
Kjo ka mundur të ndodhë pikërisht për shkak të pamundësisë së mbikëqyrjes dhe mungesës së transparencës, në të gjitha fazat, edhe në atë të transportimit deri në QNR, në numërim dhe rinumërim e deri në verifikim të votës dhe deri në certifikim. Pra është për tu përshëndetur si hap shumë i rëndësishme i një lloj reforme të administrimit të procesit zgjedhor vendimi i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve i cili ka njoftuar se në fazën e procesit përgatitor për zgjedhjet e radhës, është publikuar njoftimi për kontratë për përzgjedhjen e operatorit ekonomik për furnizim me kamera dhe pajisje përcjellëse për regjistrimin e aktivitetit gjatë procesit të votimit dhe numërimit. Meqenëse akoma ka kohë për kohën e zgjedhjeve, procedurat do të jenë të rregullta, kështu që edhe afati për dorëzim të ofertave do të përfundojë më 11 korrik. KQZ ka bërë një punë të mirë duke njoftuar se të gjitha detajet tenderuese janë publikuar në platformën Eprokurimi. Në këtë projekti që është shumë serioz dhe ambicioz, nuk është kursyer fare buxheti për të investuar dhe për të dalë me sukses, prandaj edhe shuma kapë një vlerë prej 1 milion e 55 mijë euro.
Lidhur me arsyetimin e këtij projekti të modernizimit dhe transparencës, KQZ ka thënë se vendosja e kamerave vëzhguese në hapësirat brenda vendvotimit bëhet vetëm me qëllim të garantimit të sigurisë së materialeve zgjedhore dhe ruajtjes së integritetit të procesit të votimit dhe numërimit në vendvotim. Po ashtu thuhet se vendosja e kamerave në vendvotime do të bëhet duke siguruar plotësisht fshehtësinë e votës, pasi ato do të vendosen në skajin tjetër të vendit ku do të jetë kabina e votimit dhe në asnjë rrethanë nuk do të mund të regjistrojë shënjimin e preferencës së votuesit. Ndryshe, thuhet se ruajtja e regjistrimeve të kamerave do të jetë e përkohshme, siç e përcakton edhe ligji, deri në shkatërrimin e materialit zgjedhor, me përjashtim të atyre nga vendvotimet ku evidentohen parregullsi me qëllim që t’iu ofrohen institucioneve ligj zbatuese, prokurori dhe gjykata.
Është po ashtu për tu përshëndetur që ky proces modernizimi po fillon kaq herët dhe do të ketë kohë të mjaftueshme edhe për përgatitjen e stafit të operimit, derisa provimi i parë është dhënë me sukses sa i takon përdorimit të kamerave në zgjedhje, duke u aplikuar në votimin e 23 prillit në katër komunat në veri të Kosovës, ku KQZ vendosi, për herë të parë, kamera në vendvotime, të cilat si testim ishin huazuar nga KQZ-ja në Shqipëri dhe u tregua test i suksesshëm.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".