
Lexoni edhe:
BE tani e ka tepruar, është koha e fundit e suspendimit të masave të pa drejta kundër Kosovës
Shkruan:ANALISTI - Gani Qarri
Në fakt pas emërimit të emisarit pro-serb Gabriel Eskobar si i dërguar special për Ballkanin Perëndimor dhe Christofer Hillit ambasador të Serbisë, Kosova vetëm sa është penguar e nëpërkëmbur me të gjitha mënyrat dhe është vënë publikisht nën trysni të papërballueshme, duke mos lejuar avancimin e shtetësisë së vendit tonë pothuajse në asnjë hap.
-Këta zotërinjtë shkuan deri atje, sa jo vetëm të hiqet edhe njohja de-jure e saj, nga marrëveshja përfundimtare, si obligim i Serbisë në dialog, por me vet insistimin këmbëngulës të emisarit pro-serb amerikan Gabriel Eskobar, Kosova përveçse, para një viti, u sanksionua nga miqtë e tij Josepp Borell e Mirosllav Lajçak, ajo fatkeqësisht këtë vit, po me insiostimin e Gabriel Eskobarit, u kushtëzua nga shtetet kryesore të BE-së me formimin e asociacionit një etnik serb, duke u bërë, mu kjo edhe shkas, që me 17 maj, Kosova të mos përfshihej në hapin e fundit të votimit të Asamblesë për pranimin e Kosovës në Këshill të Evropës. Kështu që për fat të keq, si rrjedhojë e gjithë kësaj odisejade nënshtruese, pikërisht më 4 qershor u mbushë një vit i plotë nga vendimi i pa drejtë i BE-së që ndaj Kosovës të shpallen dhe zbatohen edhe masa ndëshkuese, siç është pretenduar në mënyrë të rrejshme, për shkak të vendimeve ligjore, që me të drejtë janë ndërmarr nga ana e Qeverisë së Kosovës në komunat e veriut, derisa dihet botërisht se shkaktare për krijimin e situatës së tensionuar në veri, nuk ishin shqiptarët as simpatizantët e Qeverisë së Kosovës, por kriminelët serb të diktuar dhe sponsorizuar nga Vuçiqi të cilët plagosën 93 ushtar të KFOR-it, madje disa aq rëndë, sa u është dashur ti amputojnë edhe gjymtyrët e trupit!
Dhe sikur mos të mjaftonin të gjitha këto veprime të hapura anti-Kosovë, që vinin pikërisht nga vet ish emisarit pro-serb Gabriel Eskobar, po ky emisar, detyroi disa herë edhe ambasadorin Hovenier, që të merreshin edhe me çështjet dytësore, jo vetëm politike, por edhe ato të rregullimit të brendshëm, ekonomik të Republikës së Kosovës, duke filluar nga mbrojtja publike e strukturave paralele ilegale të Serbisë në Kosovë, e deri te diktimi publik dhe këmbëngulja e hapur, për imponimin me çdo kusht edhe të dinarit serb, "luftë" të cilën, dorën në zemër, nuk e ka bërë, me kaq vullnet të hekurt dhe këmbëngulje as vet Serbia dhe Rusia e Putinit, kundër shtetit tonë. Andaj nuk ka asnjë dyshim, se ky është dhe mbetet aktualisht, vendimi më i padrejtë dhe tepër i dëmshëm që po i bëhet në vazhdimësi Qeverisë, popullit dhe shtetit të Kosovës, nga ana e disa individëve pro-serb e pro-rus të cilët kanë arritur të depërtojnë me shumë sukses deri te postet udhëheqëse edhe në BE, dhe në këtë mandat kalimtar të zgjedhjeve të atjeshme që janë në proces, po ata, po abuzojnë dhe po vazhdojnë edhe të shantazhojnë me të madhe punën dhe vendimmarrjen ligjore e kushtetuese të Qeverisë brenda vet shtetit të Kosovës. Kështu që, edhe pse me kalimin e kohës, të gjitha zhvillimet e ngjarjeve në veri e demantuan arsyetimin e pa bazuar, të diktatorëve të BE-së, për marrjen e vendimit të padrejtë, me masat kundër Kosovës, e që të tillat, në fakt, do duhej shpallur kundër Serbisë, Kosova e priti këtë përvjetor duke shënuar një vit të plotë e ndëshkuar dhe akoma pa një datë të afërt, për suspendimin e atyre masave të njëanshme.
Për aq më tepër, të gjitha kushtet e kërkuara nga BE, po të gjitha edhe janë zbatuar nga Kosova, përfshi edhe kushtin për zgjedhje të reja, por që me gjithë referendumin për shkarkimin e kryetarëve aktual shqiptar, minoritarët serb të manipuluar nga e ashtuquajtura "lista serbe" dhe vet Beogradi zyrtar, kanë bojkotuar votimin , prandaj ai proces edhe nuk ka dhënë rezultat, gjë që nuk ka ndodhur për fajin e Kosovës, por nga ndërhyrjet flagrante të Serbisë fashiste, në çështjet e brendshme të Republikës së Kosovës. Pra megjithëse Institucionet e shtetit të Kosovës i kanë përmbushur të gjitha obligimet e kërkuara nga ndërkombëtarët, përkundër kësaj, zotimi dhe premtimi për pezullimin e masave nuk po zbatohet, nga ana e BE-së, për largimin e atyre sanksioneve, madje nga Bashkimi Evropian ditë më parë, vetëm deklaruan se si Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell është duke u marrë me një raport në lidhje me masat për Kosovën, kurse sipas zëdhënësit Peter Stano, vendimi për heqjen e masave, do të merret gjatë një mbledhje të Këshillit të Ministrave, ku do të paraqitet edhe raporti i finalizuar me rekomandimet përkatëse, të hartuara nga Josep Borrell, por që duke njohur qëndrimet e tij të hapura anti-Kosovë, ngelet fare pak shpresë, për vendim pozitiv.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".