Evropa do të ballafaqohet seriozisht me tendencën e hegjemonisë ruso serbe në Ballkan

Evropa do të ballafaqohet seriozisht me tendencën e hegjemonisë ruso serbe në Ballkan
Evropa do të ballafaqohet seriozisht me tendencën e hegjemonisë ruso serbe në Ballkan

Blerim Burjani

  • 11 June 2024 - 22:40

Shkruan:ANALISTI- Blerim Burjani

Zgjedhjet janë tregues se do të jetë më vështirë , pra do të ketë presion edhe më të madh, evropianët duan zgjidhje jo konflikt. Tek ne në Kosovë nuk ka kthim në të kaluarën që ishte të viteve 90. Sidoqoftë rritja e nacionalizmit, pra kemi procese negative, Serbia e do politikën e dikurshme por jo ajo ta udhëheq, por Kosova dhe të tjerët në regjion, e kanë më lehtë pastaj të punoj në agjendën e interesit që kanë. 

 

Kjo politik e shpëton Serbin sipas Vuçiqit, kthimi në skenë i politikës nacionaliste në Ballkan është kërkesë Serbe, e Ruse, Rusisë i vyen për shkak të gjendjes me luftën në Ukrainë , ndërsa Serbisë për të riformuluar apo arritur interesat e tyre. Gjendja aspak premtuese paqësore nuk është. Ideja është e ndryshimit gradual të rendit botëror. Puna s’po i shkon mirë as Rusisë e as Serbisë për interesa shumë më të vogla se Rusia.

Rusia nuk ka mundur të arrij asgjë në politikën ndërkombëtare. Perëndimi e çliroj Kosovën nga Serbia, e Rusia donte të bëjë diçka tjetër për të garuar me perëndimin në interesa globale, andaj hyri në luftë me Ukrainën. Rusia po shkon shumë keq me politikën e saj dhe se nuk po mundë të involvoj sa më shumë konflikte në botë për të mbërri më lehtë të qëllimet e tyre.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".