'Vuçiq e mashtron popullin dhe e ka nën fre shtypin e shkruar edhe elektronik'

'Vuçiq e mashtron popullin dhe e ka nën fre shtypin e shkruar edhe elektronik'
'Vuçiq e mashtron popullin dhe e ka nën fre shtypin e shkruar edhe elektronik'

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 12 June 2024 - 18:47

Shkruan:ANALISTI-Reshat Badallaj

Me një fjalë Hovenier ju tha se duhet ta kuptojnë që për Amerikën se muhabeti ka marr fund, se dialogu duhet të përfundoj me njohjen e Republikës së Kosovës shtet të pavarur. Dhe, tani Aleksandër Vuçiqi me ata fashiste që i ka rrotull, popullin serbin e mbanë gjallë me ata propagandën që e kishte premtuar para zgjedhjeve. Pra, me këtë propagandë helmuese e mashtron popullin dhe e ka nën fre edhe shtypin e shkruar dhe elektronik.

 

 

Në Serbin fashiste janë betuar që të mbajnë betimin që nga Jovan Cvejiqi dhe më vonë nga Elaborati i 7 marsit i vitit 1937 dhe të mos i përmendi me rend nga çerdhja fashiste e "Francuska ulicës numër 7", që Kosova është shpirti i Serbisë dhe e propaganduar dhe ndihmuar nga Kisha Ortodokse Serbe dhe i ndihmuar nga kishat tjera pansllaviste që Kosovën nuk e lëshoj dhe të mos e lënë asnjë plis bardhë në tokë pra ta lëshojnë kosën e vdekjes në kokat shqiptare dhe edhe sot e kësaj dite kjo bande shoviniste serbe thonë se e kanë në Kushtetutën e tyre që harrojnë këta të pabesë së janë ardhacak dhe okupues në trojet tona. Këtë e thash qëllimisht se këta mbajtën një tubim provokues dhe lehnin, se kurrë nuk do ta njohin Kosovën si shtet dhe kishin ftuar edhe lloj-lloj Dodika dhe disa emisar nga Rusia cariste, por iu përgjigj turinjve ambasadori amerikan. Me një fjalë Hovenier ju tha se duhet ta kuptojnë që për Amerikën se muhabeti ka marr fund, se dialogu duhet të përfundoj me njohjen e Republikës së Kosovës shtet të pavarur.

Dhe, tani Aleksandër Vuçiqi me ata fashiste që i ka rrotull, popullin serbin e mbanë gjallë me ata propagandën që e kishte premtuar para zgjedhjeve. Pra, me këtë propagandë helmuese e mashtron popullin dhe e ka nën fre edhe shtypin e shkruar dhe elektronik. Ata që nuk e dinë se ky fare tellalli në kohën e kasapit të Ballkanit dhe Evropës, Slobodan Miolosheviqit ishe edhe ministër i informacionet dhe gjatë luftës ishte snajperist. Pra, kjo Serbi fashite është njoftuar gjithmonë edhe kur e bombarduan nga NATO dhe të tjerët se Kosova për ta ka vdekur njëherë e përgjithmonë dhe të tjerat ata që mendojnë dhe ëndërrojnë janë kot fare. Mu për këtë theksova se kështu e mbajnë një pjesë të madhe të popullit serb, sepse pjesa tjetër nuk i beson me askush pallavrave të tyre dhe të kësaj propagande mashtruese.

Pra, kur foli Amerika do të thotë se çdo gjë është e sigurt po të mos ishte Amerika me këtë qëndrim këmbëngulës këta të pabese kishin tentuar moti me hy me ushtri në Kosovë por janë të vetëdijshëm se jo vetëm që do humbin por edhe do të bëhen horë dhe populli i lodhur i varfër do ia kthente shpinën kësaj garniturë shoviniste dhe fashite serbe. Dhe të mos mendoj se askush nuk e di këtë, ata janë shumë të vetëdijshëm dhe kështu e mashtrojnë popullin e saj dhe një pjesë të BE-së me disa propaganda të kohë pas koheshe, me disa provokime dhe dislokime ushtarake aty pranë kufirit. Papagalli apo ai “maxhupi” Vulin që lehu kundër ambasadorit amerikan, nuk është asgjë tjetër pos asaj përrallës e Korbit dhe sorrës. Pra, ambasadori i shtetit më të fuqishëm në botë nuk merret me lehje të një “maxhupi” të Serbisë se nuk është asgjë tjetër pos humbje kohe.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".