Vula, vula, por çfarë zhvillimesh do ketë tani në Partinë Demokratike?

Vula, vula, por çfarë zhvillimesh do ketë tani në Partinë Demokratike?
Vula, vula, por çfarë zhvillimesh do ketë tani në Partinë Demokratike?

Skender Kapiti

  • 13 June 2024 - 14:05

Shkruan: Skënder Sadri KAPITI

 Politika punon kundër demokracisë dhe e sfidon demokracinë nëse nuk zbatohen prej saj  parimet dhe vlerat e demokracisë; politika e kërcënon demokracinë  nëse politika korruptohet e kriminalizohet, dhe politika e kërcënon demokracinë nëse politika nuk ndryshon dhe nuk evolon  pandërprerë në kushtet dhe rrethanet që këtë ndryshim e kërkon dhe e imponon realiteti.Në politikë nuk ka pagabueshmëri dhe prandaj në demokraci ka ndërrim pushteti  në mënyrë demokratike e paqësore..

 Ka tre vite që problem në PD ka qenë vula e partisë.

Tani që u zgjidh  puna e vulës, cfarë zhvillimesh do ketë në PD?

 A do ta mbështesë  SPAK-un dhe drejtësinë e re PD-ja e vulës, a do vazhdojë  më tej PD me antiamerikanizëm; a do të demokratizohet ajo; a do të clirohet nga autoktacia e korrupsioni dhe a do të  mbështesë PD sanksionet “non grata” të SHBA-ve. A mund të  bëhet e djathta e vërtetë PD-ja me ata që vetëm sa kanë spekulluar me të djathtën, me të persekutuarit dhe me desidencën antikomuniste?

 Marrja e vulës nga Berisha dhe nga grupi demokratëve të drejtuar nga ai në mënyrën se si paraqitet nga mediat kjo të lë përshtypjen si sukses e fitore personale e Berishës. Dhe lind pyetja se  a është vula e Partisë Demokratike apo është vula personale e Berishës si pronar i PD-së.Përcarja dhe ndarja e PD-së erdhi pas  shpalljes non grata të tij nga SHBA dhe pas daljes së foltores anti-SHBA. Dhe vjen pyetja se a do mundet që të bashkohet e të forcohet PD-ja kur në krye të saj, në drejtim të jetë ai të cilin e kanë shpallur të padëshirueshëm dy aleatët më të mëdhenj të Shqipërisë, SHBA e Britania e Madhe dhe sot është në arrest shtëpie.Berisha ka meritat e tij, por nuk do ishte në interes të demokratëve  që ai ta mbante peng PD-në për interesa personale dhe se kështu vetëm sa do i zgjatet jeta në pushtet Rilindjes antisociale Socialiste.

 Për demokratët e para është SHqipëria, dhe nuk bëhet qameti nëse pd do e drejtonte dikush tjetër dhe jo Berisha. Per demokratët detyrë është që të luftojnë politikisht për të marrë pushtetin dhe për ta larguar regjimin e Rilindjes Socialiste dhe jo intersi i kryetarit dhe i një grupi të ngushtë intertesi.

 Dhënia nga drejtësia të vulës së PD-së nuk do të thotë se atij iu hoq “non grata” nga SHBA e Britnia e Madhe.

 Pd që të rithemelohet apo që të ringrihet duhet të shohë nga e ardhmja dhe nga perspektiva.pd duhet të hapet, te demokratizohet dhe të qarkullojë elita politike drejtuese e saj.

 PD u konsumua tre vite në betejën për vulën,por a do mundet PD me këtë vulëmbajtës të shpallur non grata, a do mundet që ajo të vijë në pushtet pa mbështejen e SHBA-ve? Këtë pyetje duhet t’ia bëjnë vetes demokratët.

 Ku ndryshojnë sot PD e Shqipërisë nga LDK  e  Kosovës  

Se ku ndryshojnë PD e Shqipërisë nga LDK e Kosovës  po e them shkurtimisht dhe kryesisht nisur nga vetëm  një aspekt, në atë të besnikërisë karshi SHBA

Në PD-në e  Shqipërisë “antiberishizmi” i Bashës por dhe i të tjerëve këto trtri vitet e fundit erdhi kur dhe pasi  ishliderin e saj, Berishën e shpalli non grata SHBA, kurse antirugovizmi në LDK-në e Kosovës erdhi si pasojë e asaj se pasuesit e Rugovës thjesht për interesa personale e korruptive u larguan nga rugovizmi. Rugova ka qenë vizionar dhe shumë largëpamës dhe mbeti gjithmonë aleat dhe partner besnik i SHBA-ve pavarësisht se cila parti politike atje kishte pushtetin Rugova kambajtur marrëdhënie të mira me SHBA-të.Ndërsa Berisha gjithmonë ka pasur probleme me SHBA-të sidomos me ambasadorët amerikanë, dhe ka qenë kundër Reformës në Drejtësi,  gjë e cila në fakt i ka shërbyer politikisht socialistëve, trashëgimtarëve të regjimit antiamerikan të diktatorit Hoxha. Rugova është strategu i formimit dhe forcimit të aleancës së shqiptaro-amerikane. Ai ka a qenë politiani dhe shtetari shqiptar më besnik i Perendimit dhe i SHBA-ve. Dhe këto janë arsyet kryesore se përse PD E Shqipërisëmbeëtet në opozitë, si de përse edhe LDKe Kosovës është dhe mbërriti në këtë derexhe.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".