BE e dënoj padrejtësisht Kosovën dhe jo shtetin ultra nacionaliste serb

BE e dënoj padrejtësisht Kosovën dhe jo shtetin ultra nacionaliste serb
BE e dënoj padrejtësisht Kosovën dhe jo shtetin ultra nacionaliste serb

Muhamet Kelmendi

  • 19 June 2024 - 07:53

Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi

Të gjitha këto shtete po kërcënohen nga " bota serbe". Faktet bindin se masat e vendosura ndaj Kosovës ishin të pa drejta. U vendosën padrejtësisht dhe vazhduan në mënyrë të padrejtë vetëm pse patën mundësi. Nuk ka fakte tjera. Deklaratat e ndryshme janë vetëm për konsum. Asgjë tjetër . Mos barazia e Kosovës me shtetin serb në BE ishte mjet që rriti agresionin serbomadh.

-Masat e vendosura nga BE ndaj Kosovës ishin dhe janë mjet për të detyruar Kosovën në aprovimin e qëndrimeve të dhëna në emër të nga BE-së nga tandemi Borel-Lajçak. Masat e propozuar ishin dhe mbesin të njëanshme dhe janë vepër e z. Borel dhe Lajçak. Këto u aprovuan edhe në Komisionin Evropian dhe nga Këshilli. Pati kundërshtime nga shumë deputet dhe edhe nga analistët. U quajtën masa të padrejta dhe tipike të njëanshme. Kishte edhe analiza që i vlerësuan masat ndëshkuese si mjet për ta tërhequr shtetin serb në rrugën e BE-së,duke e dënuar Republikën e Kosovës. Masat ishin masa të njëanshme dhe tipike të padrejta, sepse shkaktar për mos sukses të BE-së dhe të SHBA-ve ishte dhe mbetet shteti serb. Kjo njëanshmëri u pa edhe nga rasti terrorist në Banjske. Këtu nuk pati masa ndëshkuese ndaj Serbisë, sepse nga z Borel dhe z. Lajçak nuk u propozua ndëshkimi.

Është pas takimit në Beograd për "botën serbe" nuk u dhanë ndëshkime. Nuk u kritikua nga Komisioni i BE-së as ndërlidhjet serbe me shtetin rus. U vendosen në Qeverinë serbe njerëz të ndëshkuar ndërkombëtarisht dhe megjithatë heshti z Borel dhe z. Lajqak. Mund të thuhet se Serbia u lejua nga BE në ndërtimin e politikës neofashiste. U heshtë edhe për armatimet që i bëri shteti serb nga Rusia e Kina. Morën dronë edhe nga Irani. Nga Beogradi nën udhëheqjen e kriminelit të luftës Vuçiq u vazhdua politika neo shoviniste dhe fashiste e kriminelit Millosheviç. Tash po diskutohen në Bruksel masat ndaj Kosovës. Nga Prishtina u tha se z. Borel po përgatitet për të propozuar heqjen e masave ndaj Kosovës. Kundër doli menjëherë qatipi serbosllav z. Stano. Ai kritikoj Kosovën dhe tha: " Ne, shih BE nuk udhëhiqet nga jashtë BE-së. Në Bruksel vendoset në mënyrë të pavarur edhe për masat ndaj Kosovës". Mjetet e tilla tilla dualiste ndaj Ballkanit tregojnë një padrejtësi të madhe. BE reagon ndaj Kosovës në çdo veprim që e bënë Prishtina.

Ndërsa, ndaj Beogradit po këta burokrat të BE-së heshtin dhe bashkëpunojnë me shtetin serb. Beogradi ka vepruar në Kosovë me mjete terroriste dhe përsëri z.Borel dhe z.Lajçak heshtin. Heshtë edhe vetë BE edhe nga administratorët e SHBA-ve po bëhet politikë e dyanshme. Nga z. Hillë përshëndetet politika serbe. Qëndrimet kundruall Kosovës dhe Serbisë janë kontradiktore. Nga z.Hill dëgjohet mendimi i mos njohjes reciproke midis Kosovës e Serbisë. Ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë kërkon njohjen reciproke. Këso mendime kontradiktore e kanë forcuar shumë shtetin serb. Tash bëhet në Beograd një politikë tipike millosheviqiane. Ka fituar "bota serbe".

Po ecet në drejtim të shtetit dhe të pushtimit të Kosovës, të Bosnjës e Hercegovinës, të Malit të Zi dhe të Maqedonisë së Veriut. Të gjitha këto shtete po kërcënohen nga " bota serbe". Faktet bindin se masat e vendosura ndaj Kosovës ishin të pa drejta. U vendosën padrejtësisht dhe vazhduan në mënyrë të padrejtë vetëm pse patën mundësi. Nuk ka fakte tjera. Deklaratat e ndryshme janë vetëm për konsum. Asgjë tjetër . Mos barazia e Kosovës me shtetin serb në BE ishte mjet që rriti agresionin serbomadh. Nga Bruxeli nuk u bë politikë e pavarur dhe e barabartë ndaj Serbisë e Kosovës. U dënua Kosova dhe jo shteti terrorist serb

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".