BE po gabon me angazhimin shtesë të Lajçak në dialogun

BE po gabon me angazhimin shtesë të Lajçak në dialogun
BE po gabon me angazhimin shtesë të Lajçak në dialogun

Muhamet Kelmendi

  • 19 June 2024 - 17:16

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Nuk duhet që Kosova ta ndërtoj Asociacionin njëanshmërisht, dhe, nuk duhet të ndërtoj Asociacionin, pa e njohur shteti serb shtetin e Kosovës. Ky duhet të jetë çelësi i zgjidhjes së konflikteve midis Kosovës dhe Serbisë. Këtë e din z. Lajçak! E dinë gjithashtu se Kosova nuk e ndërton Asociacionin pa e njohur Serbia shtetin e Kosovës. Këtë njohje nuk e bënë Serbia. Këtu forcohet konflikti dhe krijohen kushtet për agresion terrorist serb. Këtë po e forcon BE duke ia vazhduar mandatin e ndërmjetësimit Kosovë-Serbi këtij sllavomadhi Lajçak.

 

BE duket sikur vetë po dëshiron që të bëhet edhe një front i luftës, krahas Ukrainës, edhe në Ballkan. Vazhdimi i mandatit të sllavomadhit Mirosllav Lajçak në detyrën e ndërmjetësimit midis Kosovës dhe Serbisë është de-fakto hapja e rrugës për një agresion terroristo-ushtarak të Serbisë ndaj Kosovës. Natyrisht se me këtë sllavomadh vetëm vazhdon konflikti dhe agresion ultra nacionalist serb. Shprehjet e z.Lajçak tregojnë se ky synon ta ndërton Asociacionin serb në Kosovë, me kompetenca të shtetit. Z.Lajqak deklaron: Jam i bindur se draft-statuti evropian respekton plotësisht rendin juridik të Kosovë (...) Është mënyrë evropiane për të trajtuar çështjen e ndjeshme të të drejtave dhe mbrojtjes së pakicave (...). Statuti do t'i referohet Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për shqyrtim, që do të thotë se fjalën e ka edhe gardiani Kushtetues i Kosovës ". Dhe më poshtë konkludon z. Lajçak: " Si mund të jetë Asociacioni i dëmshëm apo i rrezikshëm për Kosovën nëse fjalën e fundit për Statutin e ka Gjykatë Kushtetuese". Në kuadër të kësaj deklarate dalin dy përkufizime: 1. Ndërtimi i një Asociacioni tipik një nacional, atë serbë, që në vete përmban një subjekt të ri serbosllav në Kosovë. Pikërisht subjekti i tillë i ka të tëra organet e një shteti.

Edhe kompetenca ekzekutive ka ky subjekt, sepse vetëm kompetencat e komunave, kur të bashkohen në një organ, del shteti. Asociacioni e ka edhe Kryetarin, Bordin udhëheqës, Këshillin Drejtues me përfaqësues nga komunat në shumicë serbe dhe, natyrisht ka edhe financat e veta. 2. Z.Lajçak kërkon shqyrtim nga Gjykatën Kushtetuese e Kosovës, sepse z.Lajçak e dinë se kjo gjykatë është e varur nga faktori i jashtëm dhe nuk merr vendim pa e marrë mendimin nga jashtë. Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka vetëm emrin kushtetues. Nuk e zbaton kjo gjykatë Kushtetutën e vendit. Këtë e tregon vendimi i Gjykatës Kushtetuese për tokën e dhënë Manastirit të Deçanit sipas vendimit të Qeverisë së Millosheviçit në vitin 1997. Z. Lajçak deklaron " Marrëveshja e Bruxelit e vitit 2013 është ratifikuar edhe nga Kuvendi i Kosovës me shumicë dy të tretave të deputetëve". Mbështetja në këtë tregon se z.Lajçak e dinë se asgjë nuk është statike, por dialektike. E megjithatë mbështetët në këtë votim me qëllim që të frikësohen gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese, vetë Qeveri dhe Kuvendi i Kosovës. Duhet thënë së Kuvendi i Kosovës ka kompetenca me votuar çdo marrëveshje.

Këtë e lejon, madje e detyron, Kushtetuta e Kosovës, sepse është në kompetence të Kuvendit. Nuk duhet që Kosova ta ndërtoj Asociacionin njëanshmërisht, dhe, nuk duhet të ndërtoj Asociacionin, pa e njohur shteti serb shtetin e Kosovës. Ky duhet të jetë çelësi i zgjidhjes së konflikteve midis Kosovës dhe Serbisë. Këtë e din z. Lajçak! E dinë gjithashtu se Kosova nuk e ndërton Asociacionin pa e njohur Serbia shtetin e Kosovës. Këtë njohje nuk e bënë Serbia. Këtu forcohet konflikti dhe krijohen kushtet për agresion terrorist serb. Këtë po e forcon BE duke ia vazhduar mandatin e ndërmjetësimit Kosovë-Serbi këtij sllavomadhi Lajçak. Këtë sllavomadh putinian kërkohet ta ndërroj menjëherë BE nga kjo pozitë. BE ose është për paqe ose është për luftë? Me Lajçak shkohet drejtë luftës!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".