Kosova të niset në fushatë frontale të lobimit për fuqizim të mbështetjes për anëtarësim të shpejtë në KiE

Kosova të niset në fushatë frontale të lobimit për fuqizim të mbështetjes për anëtarësim  të shpejtë në KiE
Kosova të niset në fushatë frontale të lobimit për fuqizim të mbështetjes për anëtarësim  të shpejtë në KiE

Gani Qarri

  • 22 June 2024 - 09:00

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

Madje lidhur me këtë çështje ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla më 25 qershor, pritet që të udhëtoj edhe në Strasburg, ku do të ketë takime të ngjeshura me strukturat të ndryshme politike dhe udhëheqëse të Këshillit të Evropës.

-Angazhimi sa më serioz i Qeverisë, veçanërisht tanimë kur edhe kemi një raport pozitiv me rekomandimin për pezullimin e masave ndaj Kosovës, në fushatën për sigurimin e mbështetjes dhe grumbullimin e votave të mjaftueshme për anëtarësim në KiE medoemos duhet të intensifikohet edhe më shumë, në mënyrë që, më së voni deri në vjeshtën e këtij viti, të arrijë maksimumin pasi që, herën e parë, anëtarësimi i Kosovës në KiE, si pasojë e kushtëzimit tepër të pa drejtë me imponim të Asociacionit një etnik serb, u pamundësia të realizohej. Ngase modeli i kërkuar, ishte në formë dhe përmbajtje i kontestuar dhe jo në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e shtetit të Kosovës, kurse tani që kemi raportin me rekomandimin pozitiv për pezullimin e masave ndaj Kosovës, mundësia për të lobuar dhe kërkuar edhe më me këmbëngulje anëtarësimin e Kosovës në KiE është edhe më e madhe.

Madje lidhur me këtë çështje ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla më 25 qershor, pritet që të udhëtoj edhe në Strasburg, ku do të ketë takime të ngjeshura me strukturat të ndryshme politike dhe udhëheqëse të Këshillit të Evropës. Sa i takon kësaj çështjeje, ditë më parë Donika Gërvalla deklaroi se realisht, Kosova ka pasur një plan të qartë dhe të detajuar të aplikimit për anëtarësim në Këshillin e Evropës, por siç nënvizoi vet ajo, angazhimet e Kosovës për anëtarësim në KiE, nuk kanë qenë aspak të lehta, kanë kërkuar angazhime maksimale si dhe përpjekje të shumta diplomatike, të cilat paraprakisht ishin të dënuara, dhe nuk sollën suksesin e pritur, shkaku i kërkesave të pamundura, nga disa vende të BE-së, për tu plotësuar.

Pra “Ne nuk kemi ndenjur duarkryq dhe në vijimësi kemi punuar të hapim dyer të ndryshme dhe të depërtojmë shtigjeve të mundshme,” mirëpo sikur që dihet tanimë nga të gjithë, derisa më 16 prill Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës votoi pro anëtarësimit të Kosovës, në takimin e Komitetit të Ministrave më 17 maj, për shkak të vendosjes së Asociacionit serb, si kusht nga disa shtete të BE-së, Kosova mbeti jashtë agjendës! Për t’u pranuar në Këshillin e Evropës, në favor të vendit aplikues duhet të jenë së paku dy të tretat e votave në Komitetin e Ministrave, e nga 46 vende anëtare sa ka organizata, Kosovën e kanë njohur 34 prej tyre, ndërsa për të siguruar pranimin në KiE, në favor të saj, do të duhej të votonin ministrat e së paku 31 vendeve. Aktualisht Kosova duhet të pres, që në një mbledhje të rregullt, apo edhe të jashtëzakonshme, vendi kryesues i Këshillit të Evropës ta nxjerrë aplikimin e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, ndërsa për ta siguruar mbështetjen e nevojshme, Qeveria e Kosovës duhet të fillojë angazhimin, me kujdesin maksimal, që të dalë me ofertën për një lloj këshilli nacional apo formë asociuese të minoritetit serb, por vetëm brenda normave ligjore dhe kornizës kushtetuese të shtetit të Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".