Media dhe gazetarë shqiptarë, mbështeteni dhe thoni fjalë të mira për Albin Kurtin!

Media dhe gazetarë shqiptarë, mbështeteni dhe thoni fjalë të mira për Albin Kurtin!
Media dhe gazetarë shqiptarë, mbështeteni dhe thoni fjalë të mira për Albin Kurtin!

Skender Kapiti

  • 22 June 2024 - 12:55

Shkruan: Skënder Sadri Kapiti

 Mediat në Shqipëri eklipsojnë dhe e mbajnë në terr informativ publikun për zhvillimet në Kosovë.Kjo për faktin se ato janë media politike dhe mercenare. Është shumë vështirë përvecse shumë rrrallë që ndonjë television, gazetë e portal në Tiranë që ta mbështesin qeverinë e suksesshme të Kosovës të drejtuar nga Albin Kurti.Po kështu verojnë edhe shumica e mediave të Prishtinës. Dhe prandaj edhe miku i madh i Shqiptarëve, Ambasadori William Walker i porositi mrediat ne Prishtinë që ta mbështesin Kryeministrin Kurti.

 Ambasadori William WALKER nje ndër miqtë më të mëdhenj të Kosovës, ish-Shef i Misionit Verifikues të Kosovës, i cili demaskoi  masakrat serbe në Kosovë kur ai  pa kufomat e 45 shqiptarëve që u masakruan nga makineria genocidiste serbe dhe që mundësoi ndërkombëtarizmin e genocidit serb , gjë e cila i hapi rrugën ndërhyrjes së NATO-s dhe  që solli clirimin e Kosovës. Ai mbetet miku i madh i shqiptarëve dhe i Kosovës. DHE ME RASTIN E 25 VJETORIT TË CLIRIMNIT TË KOSOVËS AI U LA NJË POROSI TË MADHE GAZETARËVE NË PRISHTINË KUR AI DEKLAROI SE DUHET MBËSHTETUR ALBIN KURTI:  “Ju lutem jepni kryeministrit tuaj meritat që ka, e që i ka të mëdha. Ju lutem që kohë pas kohe, të thoni diçka të mirë për të.

Në rregull?

Ai po bën një punë të mirë”, ka porositur William Walker  gazetarët.

 Unë ndjehem mirë kur këtë porosi e degjoj nga një personalitet dhe mik i madh dhe i shquar  i shqiptarëve, për atë vlerësim të saktë që bën për kryeministrin Albin Kurti.

 Ndjehem mirë edhe për faktin se unë kam botuar në shumë gazeta mbi 25 shkrime në mbështetje të Albin Kurtit, dhe sidomos falenderoj ato gaxeta dhe merdia të lira, të vëreteta, patriotike, të pavarura kanë  botuar të gjitha shkrimet e mia si dhe shkrimet e oinionet e të tjerëve  të cilët me të drejtë e kanë mbështetur Kurtin.Pra mediat dhe gazetarët e mirëfilltrë, profesionistë, jo mercenarë e jo të  shitur, vazhdoni dhe përditë që ta mbështesim kryeministrin e Kosovës, ta inkurajojmë  dhe ta ndihmojmë atë në misionin e tij historik, patriotik e kombëtar për shtetndërtimin modern e ligjor të shtetit të Kosovës, ta mbështesim për mbrojtjen e sovranitetrit shtetëror dhe të tërësisë territoriale të Kosovës.Ta mbështesim dhe ta sfidojmë gjithë llumin politik, oligarkik  dhe  sidomos llumin e mercenarizmit mediatik dhe gazetarët sharlatanë, nihilistë, të shitur te korrupsioni dhe madje edhe te paraja e huaj te cilet jo veytëm që nuk i japin meritat Kurtit por bëjnë të mbrapshtën  shpifin, sajojnë e trillojnë kundër kryeministrit të Kosovës dhe që përpiqen me dëshpërim të monojnë meritat e tij .

 Skënder Sadri KAPITI, Durrës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".