Takimi Kurti-Vuçiq më 26 Qershor, përpjekja e fundit e ndërmjetësuesve evropian

Takimi Kurti-Vuçiq më 26 Qershor, përpjekja e fundit e ndërmjetësuesve evropian
Takimi Kurti-Vuçiq më 26 Qershor, përpjekja e fundit e ndërmjetësuesve evropian

Blerim Burjani

  • 23 June 2024 - 08:51

Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani

Pra fare nuk e kam përshtypjen që dialog do të mundë të jetë i frytshëm. Mbetet të shohim e të presim se a do të del diçka e jashtëzakonshme dhe befasuese prej palëve. Ky dialog ka kohë që ka marrë rrugën qorre me Marrëveshjen e Ohrit. Pastaj me kushtëzimin e Kosovës për tu bërë pjesë e KiE-së , që ishte një dështim i madh i udhëheqësve të këtij dialogu. Pastaj rasti i Banjskos, e pa ndëshkuar Serbia. Ka përlotë dështime, shumë takime pa ndonjë zgjidhje.

 

Për të pasur një takim të tillë të nivelit të lartë mes krerëve të shtetit, të Kosovës dhe të Serbisë, nevojitet përgatitje për të arritur edhe ndonjë rezultat për ndonjë temë që duhet të përcaktohet. Problemi kryesor është tash se Kurti më as që flet për asociacionin pas mashtrimit me KiE-n. Evropianët i thanë Kurtit zbatoje vendimin për Manastirin se nuk ka kushte tjera, e më pastaj ata e nxorën edhe një pako për Asociacionin. Kjo i dha fundin e këtij dialogu për Asociacionin. Pra drejtpërdrejtë përgjegjës për këtë ndërlikim që ka ndodhur janë ndërmjetësuesit, mos kujdesi , nxitimi në kushtëzim është ai veprim që e rrezikoj plotësisht mundësinë për ndonjë marrëveshje edhe për Asociacionin.

Tash s’po dihet pse duhet të ketë takim për ndonjë temë në këtë nivel. Mendoj se takimet duhet të vazhdojnë për zbatimin e disa marrëveshjeve të hershme që nuk po zbatohen, siç është çështja e hapjes së Urës mbi Ibër. Pra fare nuk e kam përshtypjen që dialog do të mundë të jetë i frytshëm. Mbetet të shohim e të presim se a do të del diçka e jashtëzakonshme dhe befasuese prej palëve. Ky dialog ka kohë që ka marrë rrugën qorre me Marrëveshjen e Ohrit. Pastaj me kushtëzimin e Kosovës për tu bërë pjesë e KiE-së , që ishte një dështim i madh i udhëheqësve të këtij dialogu. Pastaj rasti i Banjskos, e pa ndëshkuar Serbia.

Ka përlotë dështime, shumë takime pa ndonjë zgjidhje. Këto negociata, për ta përmbyllë një dialog të tillë me normalizim duhet të zhvillohen, por jo të udhëhiqen kështu takime pa rezultat. Palët janë ende larg arritjes së qëllimit të normalizimit , apo këtë normalizim asnjëherë nuk e do Serbia për të ardhur deri te një sukses i saj. Në anën tjetër Kosova vetëm po përpiqet të mbrojë sovranitetin e saj në të gjitha mënyrat. Kurti ka shfrytëzuar të gjitha mundësitë politike për ta arritur qëllimin ku i ka mbetur vetëm edhe hapja e Urës mbi Ibër ,këtu edhe përfundon ky mandat i Kurtit. Pra nuk po e kuptoj çfarë shërben ky takim më 26 qershor, në rast se nuk sjelle asgjë interesante.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".