
Lexoni edhe:
Kosovës i duhet sot më shumë se kurrë uniteti politik për interesin nacional dhe strategjik
Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri
Pas përfundimit të zgjedhjeve, BE është duke provuar ti rikthehet dinamizimit të dialogut të bllokuar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pasi që edhe Serbia tani më e ka përmbyllur këtë proces, me qëllim të shënimit të ndonjë hapi sado simbolik me lidershipin e ri të dalë nga zgjedhjet e fundit të BE-së. Ndërsa për ta qartësuar rrugën e zbatimit të marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksmarrëveshjes së Ohrit, Kosova dhe Serbia detyrohen që deri më 18 korrik t’i dërgojnë komentet e tyre në Bruksel, dhe të deklarohen se si e shohin vazhdimin e këtij procesi, që ka për synim zhbllokimin e zbatimit të marrëveshjes.
- Duke qenë se të dy takimet e fundit në Bruksel ndërmjet udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë edhe në nivel kryenegociatorësh përfunduan pa ndonjë rezultat, komentet u janë kërkuar të dyja palëve. Dhe Bashkimi Evropian i pret tani komentet e Kosovës dhe të Serbisë, për të hartuar një propozim të ri mbi këtë proces i cili me Lajçakun e Borellin ka hy në rrugë pa krye dhe vazhdon të mbetet i bllokuar.
Por duke pasur parasysh qëndrimet ekstremiste të Serbisë, megjithatë, nuk mundë të jetë donjë pritje optimiste, as për propozimin e ri që mundë ta bëjë BE në bazë të komenteve të palëve në dialog. Kështu që edhe nuk priten të ndodhin ndryshime të mëdha madje është shumë e mundshme që derisa Lajçak të qëndrojë në pozitën e ndërmjetsuesit, të vazhdojë edhe më tej statuskuoja, kur dihet se edhe në verën e vitit të kaluar kishte diskutime, për planin e sekuencimit, të cilat duke pasur parasysh qëndrimin e hapur pro-serb të ndërmjetësit Lajçak, deri më tani nuk prodhuan asnjë rezultat në zbatimin e marrëveshjes.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".