
Lexoni edhe:
Zgjedhjet e reja parlamentare betejë e vështirë e partive politike për zgjimin e votuesve të zhgënjyer
Shkruan:ANALISTI-Gani Qarri
Përndryshe megjithëse Bashkimi Evropian, gjegjësisht shtetet anëtare të tij, kanë deklaruar se gjoja dakordimi i arritur në Ohër marsin e vitit të kaluar për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi është ligjërisht i zbatueshëm, mos nënshkrimi i marrëveshjes nga Serbia, duhet ta ketë pasur një shkak të fortë, ndaj dhe ajo ndjehet kaq e trimëruar, që të deklarojë, sa herë që dëshirojnë dhe u teket qeveritarëve të Serbisë, se Serbia nuk mund të detyrohet të fillojë zbatimin, as sekuencimin e zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit, edhe pas reagimeve, “të ashpra” diplomatike nga shtetet e Quintit.
-Faktikisht vazhdimësia e sjelljeve cinike e të egra të Serbisë, po dëshmojnë katërçipërisht, se Kryeministri i Kosovës, kishte shumë të drejtë, i cili duke njohur mirë sjelljet e pabesa të qeveritarëve serb dhe qëndrimet prepotente të Serbisë hegjemoniste, kërkoj disa herë , që Marrëveshja e arritur në Bruksel si dhe aneksi i Ohrit, të nënshkruheshin nga Serbia dhe Kosova. Por duke mos marrë parasysh kërkesat e tij,pasuan problemet që po ndodhin sot dhe pas letrës së ish kryeministres Bernabiq në dhjetorin e vitit të kaluar drejtuar BE-së se Serbia nuk e pranonte Marrëveshjen e Brukselit, tani po përsëritet e ri përsëritet serish edhe nga kryeministri aktual, Milosh Vuçeviq, se Serbia nuk e njeh as nuk e ka pranuar asnjëherë Marrëveshjen e ndërmjetësuar nga Be dhe as Aneksin e Ohrit! Duke qenë se kryeministri i Serbisë, Milosh Vuçeviq, edhe gjatë seancës së kësaj jave të parlamentit serb, deklaroi serish publikisht se vendi i tij nuk e ka pranuar planin franko-gjerman dhe Serbia nuk ka asnjë obligim që ti përmbahet asaj marrëveshje dhe as ta zbatojë atë, kryeministri i Kosovës duhet të reagojë fort dhe të insistojë me çdo mjet dhe mundësi, duke ju drejtuar me një letër të gjitha vendeve mike, atyre të BE-së dhe faktorit ndërkombëtar, për nënshkrimin e marrëveshjes së arritur në Bruksel, heqjen e Kosovës, nga preambula e kushtetutës serbe dhe hapjen urgjente të Urës së Ibrit, në mënyrë që të krijohen kushtet optimale të sigurisë së brendshme për lëvizje të lirë të qytetarëve të Mitrovicës dhe gjithë Kosovës, si dhe të sigurohet garanci ndërkombëtare, për vazhdimin e dialogut me këtë shtet hileqar dhe fashist. Përndryshe megjithëse Bashkimi Evropian, gjegjësisht shtetet anëtare të tij, kanë deklaruar se gjoja dakordimi i arritur në Ohër marsin e vitit të kaluar për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi është ligjërisht i zbatueshëm, mos nënshkrimi i marrëveshjes nga Serbia, duhet ta ketë pasur një shkak të fortë, ndaj dhe ajo ndjehet kaq e trimëruar, që të deklarojë, sa herë që dëshirojnë dhe u teket qeveritarëve të Serbisë, se Serbia nuk mund të detyrohet të fillojë zbatimin, as sekuencimin e zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit, edhe pas reagimeve, “të ashpra” diplomatike nga shtetet e Quintit. Lidhur me deklaratën e Kryeministrit të Serbisë në parlament kur ai me zë të ngritur dhe duke e përsëritur disa herë, tha se vendi i tij nuk e ka pranuar planin franko-gjerman, që në fakt është edhe bazë e Marrëveshjes së vitit të kaluar, pas deklarimit ekstrem shizofrenik kundërshtues të vet kreut të Qeverisë së Serbisë, Milosh Vuçeviq, para parlamentit serb, përveç reagimit nga Brukseli, në emër të bashkimit Evropian, obligimin për zbatimin e marrëveshjes në tërësi, Serbisë ia kanë kujtuar në mënyrë të butë dhe rang tejet të ulët diplomatik edhe Gjermania dhe Britania e Madhe. Prandaj, Kosova nuk mund tu besojë më premtimeve të thata, dhe askush me asgjë, nuk mund ta garantojë më Kosovën se pa nënshkrimin e marrëveshjes nga të dy palët, Serbia do ti zbatojë marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe Ohër. Nuk është garanci as kurrfarë sigurie për Kosovën, derisa Britania e Madhe i është referuar vetëm një deklarate të ambasadorit të tyre në Serbi, Edvard Ferguson, dhënë në “Euroneus Serbia”, se në Ohër, kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq bënë një plan për normalizim, por se “nuk jemi as për së afërmi të kënaqur me përparimin”, dhe palët e kanë për obligim që të lëvizin përpara në këtë proces?! Çfarë peshe ka kjo deklaratë dhe sa është obligative deklarata e një ambasadori, për një shtet agresor dhe ish okupator si Serbia? “Kemi parë, thot pak përparime, që i përshëndesim, siç është njohja e targave të Kosovës nga Serbia. Kosova më në fund e zbatoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pronën që i përket Manastirit të Deçanit. Britania e Madhe ka qenë shumë e përfshirë për të bërë presion që kjo të ndodhë. Sa janë domethënëse për gjendjen aktuale, prononcimet e tilla, të një ambasadori? Aq më pak siguri, ofron Gjermania, e cila mjaftohet të deklarohet vetëm përmes shefit të Kulturës, Shtypit dhe Komunikimit në Ambasadën e saj në Kosovë, Christian Bottcher, me shprehjet gati qesharake, se duhet të ndalojë politika “ma bëra, ta bëra” mes dy vendeve dhe të fillojë të zbatohet ajo për të cilën palët janë pajtuar?
“Është koha e fundit për një politikë ‘hap pas hapi’ që shikon nga e ardhmja dhe jo një politikë ‘ma bëre, po ta bëj’ që vendos pengesa të reja në rrugën e të dyja palëve, duke shpërfillur vullnetin e popullit për t’iu afruar Bashkimit Evropian”, Gjermania, sipas tij, vazhdon të presë që të dyja palët të ndërmarrin hapat e nevojshëm drejt zbatimit të marrëveshjes në fjalë, ka thënë Bottcher”. “Si Kosova ashtu edhe Serbia e kanë pranuar “Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit dhe aneksin e zbatimit të saj në Ohër, ato janë të detyrueshme ndërkombëtarisht për të dyja palët, prandaj është përfshirë si kusht në kapitullin 35 të negociatave të pranimit të Serbisë në BE”. Për Planin Franko-Gjerman, kryeministri Albin Kurti, pati deklaruar në shkurt të vitit të kaluar se nuk është i menduar si një propozim për marrëveshje finale, është një normalizim që ende nuk është normalizim i plotë, por mund të themi se përmban njohjen de-facto” brenda. Po ashtu, tutje për planin franko-gjerman Kurti pati sqaruar se “ka shumë gjëra ende të pa definuara, sidomos sa i përket garancive ndërkombëtare, mekanizmave implementues dhe sekuencimin kohor”, ndaj Kosova e pati pranuar në parim, por që duhej negociuar dhe më pas duhet shndërruar atë plan në marrëveshje. Në anën tjetër, Serbia përmes ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, qysh në nëntor të vitit 2022 shprehu hapur kundërshti publike për planin franko-gjerman duke thënë se bazat e planit franko-gjerman për Serbinë janë të papranueshme, sepse sipas tij, plani fillimisht nis nga fakti që Kosova është shtet i pavarur. Ai po ashtu pati deklaruar se ai plan është i dhimbshëm për Serbinë, por edhe për Kosovën. Megjithatë, më 27 shkurt të vitit 2023, në Bruksel, kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, patën rënë dakord në Bruksel për Marrëveshjen Bazike që deri atë kohë njihej si plani franko-gjerman, kurse më 18 mars, në Ohër palët patën rënë dakord edhe për aneksin e zbatimit, që njihet si Aneksi i Ohrit. Edhe pse marrëveshja as aneksi nuk ishin nënshkruar, Bashkimi Evropian aso kohe pati thënë se kinse, marrëveshja është ligjërisht e detyrueshme dhe se obligimet që dalin prej saj, janë pjesë integrale e rrugës evropiane për Kosovën dhe Serbinë. Kështu që një muaj më vonë, më 18 prill të vitit 2023, Bashkimi Evropian, përmes zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, pati njoftuar se është themeluar Komisioni i përbashkët për monitorimin e zbatimit të Marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve. Por megjithëse pas arritjes së marrëveshjes së Ohrit, Kurti dhe Vuçiqi janë takuar edhe disa herë tjera në kuadër të dialogut në Bruksel, asgjë konkrete për të ecur përpara deri më tash nuk është zhvilluar. Vetëm, gjendja në veri, nga provokimet serbe ishte acaruar, duke provokuar edhe luftë, me sulmin terrorist të 24 shtatorit të vitit të kaluar, ku u vra polici, tani hero i Kosovës Afrim Bunjaku. Përkundër të gjithave, gjendje mori pak kohë, por ligji dhe rendi u rivendos edhe në veri, përkundër të gjitha sfidave, për ta kthyer jetën normale të qytetarëve dhe funksionimin e institucioneve të shtetit, me luftimin e vendosur të krimit të organizuar dhe kontrabandave të llojeve të ndryshme, nga Policia e Kosovës.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".