Lexoni edhe:
Është rritur lista veteranëve të luftës së UÇK-së për 400%, të kërkohet llogaridhënie dhe përgjegjësi morale e penale
Shkruan: ANALISTI-Nexhat Haziri
Tani shihet se pas takimit të Presidentes Vjosa Osmani me partitë politike për tu konsultuar mbi datën e mbajtjes së zgjedhjeve të rregullta parlamentare në Kosovë, dhe pas këtyre konsultimeve dhe propozimeve që u dhanë në këtë takim nga liderët e partive politike, do të jetë në dorën e Presidentes Osmani që të përcaktohet për një datë , e cila do të ishte si një konsensus i këtij takimi.
-Sa i përket Lëvizjes Vetëvendosje e cila nuk mori pjesë në këtë takim, siç thuhet pasi kryetari i saj, kryeministri aktual Albin Kurti ishte i zënë në një drekë me ambasadorët e akredituar në vend, por e vërteta është krejt ndryshe pasi burimet e afërta me Qeverinë flasin se ky takim i thirrur nga Presidentja është bërë pa konsultim me z. Kurti, dhe kjo mungesë e këtij të fundit në këtë takim vije si përgjigje ndaj Presidentes për këtë veprim të saj, e që nxjerrë në pah raporte jo të mira dhe jo bashkëpunuese në mes Presidentes dhe Kryeministrit.
Përtej kësaj LVV-ja thuhet se ka propozuar që nëntori të jetë periudha ku mund të mbaheshin zgjedhjet por pa përcaktuar një datë, por kjo mund të bëhet vetëm më shpërndarjen e kuvendit, gjë që duket se nuk do të jetë edhe disponim i partive të tjera parlamentare , sidomos atyre opozitare. Andaj kujtoj se data më e afërt që mund të mbahen zgjedhjet parlamentare do të jetë 16 shkurti dhe kjo shihet se datë që ka konsensus të shumicës së partive politike parlamentare
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".