Lexoni edhe:
Taravari reagon pas lirimit të ish-ushtarit të UÇK’së nga paraburgimi në Maqedoninë e Veriut
Shkruan: ANALISTI-Arsim Aziri
Këtu domosdoshmërish duhet të tejkalohen animet selektive të partive politike por të shikohet interesi kombëtar, duke krijuar rrethana mjaft të volitshme për zgjedhje të drejta dhe të lira, pa pretenduar për të sabotuar ndonjë grup shoqëror, duke synuar avancimin e elementit demokratik e kështu edhe formimit të institucioneve publike.
-Konsideroj se zgjedhjet e reja parlamentare duhet të mbahen në një kohë ideale të mundshme, kuptohet në përputhje me ligjin dhe kushtetutën, dhe marrëveshje të plotë mes subjekteve politike që marrin pjesë në këtë proces, e kur dalje do të mund të ishte sa më e madhe, duke i kontribuar kështu përqindjes elektorale.
Zgjedhjet siç dihet përfaqësojnë boshtin kurrizor të sistemit demokratik dhe mbi këtë bazë, partitë politike duhet ta kenë parasysh përfshirjen e gjithë secilit në kontekstin e përgjithshëm, përfshi edhe atë kohor. Këtu domosdoshmërish duhet të tejkalohen animet selektive të partive politike por të shikohet interesi kombëtar, duke krijuar rrethana mjaft të volitshme për zgjedhje të drejta dhe të lira, pa pretenduar për të sabotuar ndonjë grup shoqëror, duke synuar avancimin e elementit demokratik e kështu edhe formimit të institucioneve publike. Pra, konsideroj që në vazhdim të konsultimeve me Presidenten, duke mos lënduar parimet bazë ligjore e kushtetuese, zgjedhjet e reja parlamentare do të duhej mbajtur në kohë të përshtatshme e cila është më e pranueshme edhe për qytetarët, për të gjitha grupmoshat që duan të dalin në zgjedhje për ta shprehur vullnetin e tyre demokratik dhe përcaktimin e lirë politik. Për aq sa e lejojnë provizionet ligjore e kushtetuese, zgjedhjet do të duhej mbajtur në një afat kohorë, në një datë e cila do të kishte në konsideratë gjatësinë e ditës dhe normal edhe pritjet për kushte sa më të volitshme klimatike, që qytetarët të dalin sa më lirshëm dhe masovikisht në ditën e votimit.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".